Diaspora

Detaje nga vdekja e shqiptarit në autostradën franceze

E Premte, 19 Tetor 2018 - 21:30 albinfo.ch Mëngjesin e së enjtes rreth orës 07.00, në një autostradë franceze është zbuluar trupi i pajetë i një azilkërkuesi shqiptari 26-vjeçar. Shkaqet e vdekjes për momentin mbeten të paqarta, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch. Trupin e pajetë të shqiptarit, policia franceze e ka zbuluar në autostradën që lidh qendrën e Metzit me lagjen Borny. Shkaqet e vdekjes edhe më tej mbeten të paqarta dhe teza e vetëvrasjes, në këtë fazë të hetimit nuk është përjashtuar. Viktima dyshohet se u godit dy herë nga automjete të ndryshme, shkruajnë më tej mediat franceze, përcjell Albinfo.ch. Po ndërmerren të gjitha masat për ndriçimin e plotë të rastit.Burimi: https://www.albinfo.ch Vazhdo të lexosh

Sport

Publikohet traileri i dokumentarit për Guardiolan

Lionel Messi, Thierry Henry, Xavi dhe shumë emra të tjerë të njohur të sportit më popullor në planet, kanë dhënë arsyet e tyre përse besojnë se Barcelona është skuadra më e mirë e botës. Në një dokumentar, ku fokusi kryesor ishte te trajneri Pep Guardiola, u analizua loja e formacionit “blaugrana” dhe stili i veçantë “tiki taka”. “Merre topin, pasoje topin” është titulluar dokumentari i veçantë, që shpjegon edhe rrugëtimin e teknikut të njohur, që fitoi 14 trofe në vetëm 4 vite në stolin e klubit katalonas, që prej vitit 2008 e deri në vitin 2012.  Me personazhe që do t’i kishte zili çdo regjisor filmi në “Hollywood” zbulohen tensionet dhe rivaliteti Mourinho-Guardiola, nën simbolikën e famshme të “El Clasicos”. Në imazhe dhe në intervista tregohet gjithashtu mbi rëndësinë e vizionit që diktoi holandezi Johan Cruyff dhe sesi Lionel Messi për pak sa nuk u refuzua nga Barcelona kur ishte në moshë të vogël. Vazhdo të lexosh

Sport

Xavi identifikon dallimin  Messi – Neymar

Lionel Messi konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë që ka shkelur në fushën e blertë.

Në 10 vitet e fundit, ai ishte në nivelet më të larta. Emra të shumtë u ndërruan në konkurrencë me të, përcjell ..

Neymar JR, konsiderohet njëri nga “pasuesit” e Messit dhe Ronaldos. Braziliani mendohet se do ti ketë “frerët” e futbollit në duar, pas pensionimit të dyshes mahnitëse.

Mirëpo, deri më tash, Neymar ende nuk ka arritur nivelet e tyre.

Xavi, ish mesfushori i Barcës, ka identifikuar dallimin mes Messit e Neymar.

“Ata janë të ndryshëm. E shoh Leon me pjekuri të madhe në futboll. Ai bën gjithçka si duhet” ka thënë Xavi.

“Neymar është një person që duhet pjekur, megjithëse duket si një lojtar që është i aftë ta bëjë diferencën. Ai mund të përmirësohet. Është një nga më të mirët” ka përfunduar spanjolli.

Kujtojmë se Neymar u largua nga Barcelona, Vazhdo të lexosh

Teknologji

Rama: Po vlerësohet mundësia e krijimit të një kuadrit rregullator për kriptomonedhat

Në funksion të krijimit të mundësive të reja, por edhe të vendeve të punës që paguhen shumë mirë, po eksplorohet mundësia e krijimit të një kuadri rregullator për kriptovalutën.

Lajmi u bë i ditur sot nga Kryeministri Edi Rama, gjatë çeljes së punimeve të TAP në det në Fier.

Kreu i Ekzekutivit deklaroi se “në funksion të përpjekjes për të zgjeruar tregje për të krijuar mundësi të reja dhe mbi të gjitha për të krijuar perspektivë për vende punë që paguhen shumë më mirë dhe për njerëz të kualifikuar dhe me profesione të ndryshme në sektorë që janë tejet të zhvilluar, por në rrugën e zhvillimit sot, jemi duke eksploruar edhe mundësinë e krijimit të një kuadri rregullator për kriptovalutën që është një risi shokuese në botën e sotme”.

Rama tha se “mundësi për të qenë inovativë dhe për të krijuar një pikë graviteti atraktive për tregjet financiare me Vazhdo të lexosh

Kulturë

Është miratuar projekti për restaurimin e Depos së Kripës në Kavajë

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për: “Restaurimin e Depos së Kripës” në Karpen, Kavajë.

Projekti i hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Durrës parashikon ndërhyrje konsoliduese – restauruese në objekt.

Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore./ KultPlus.com

Vazhdo të lexosh

Sport

E frikshme në Moto GP/ Motori shpërthen në flakë, piloti fluturon në ajër (VIDEO)

Një përplasje e tmerrshme ka ndodhur ditën e sotme në Çmimin e Madh të Japonisë për garat me motorra. Në Japoni është duke u mbajtur gara, ndërsa Mark Markez e ka përfunduar para kohe këtë garë.

Piloti ishte duke marrë një kthesë jo edhe shumë të fortë, dhe në atë moment humbi kontrollin duke fluturuar në ajër. Pastaj motori i tij përfshihet nga flakët, ndërsa Markez duket disi i dëmtuar.

Kosovë

Ndërprehet furnizimi me ujë nga Badoci

Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se është dëmtohet linja kryesore e tubacionit kryesor nga Badoci për në Prishtinë dhe si pasojë Graçanica, Hajvalia, Fshati Ndërkombëtar, lagjja Mati 1, zona qendër dhe Aktash në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Njoftimi i Ujësjellësit “Prishtina”:

KRU”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e qytetit të Graçanicës, Hajvalisë, Fshati Ndërkombëtar, lagjja Mati 1, zona qendër dhe Aktash në Prishtinë se, para pak çastesh është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin e krijuar nga një qytetar i pandërgjegjshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartëcekura është dëmtimi i linjës kryesore të tubacionit kryesor nga Badoci në Prishtinë.

Furnizimi iu rikthehet varësi Vazhdo të lexosh

Shko në krye