Category archive

Futboll

Renditja e FIFA-s: Maqedonia mbetet në vendin e 68-të, Shqipëria pëson rënie, ndërsa Kosova një përmirësim të lehtë

Futboll/Maqedoni/Sport nga

Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë e ka mbajtur vendin e 68-të në listën e publikuar sot të renditjes së FIFA-s. Nga kundërshtarët e Maqedonisë në grupin e Listës së kombeve më mirë e renditur është Armenia (në vendin e 101-të, Lihtenshtajni në pozicionin e 182-të, ndërsa Gjibraltari ndodhet në vendin e 190-të. Vazhdo të lexosh

Arda Turan prek fundin, rrezikon mbi 12 vite burg!

Futboll nga

.
.
.
.
.

Duhet ende të shlyejë pezullimin me 16 ndeshje që mori në fund të sezonit të kaluar në kampionatin turk, por pavarsisht kësaj Arda Turan shquhet për temperamentin e tij shpërthyes dhe vazhdon të bëjë veprime që të flitet keq për të. Ish-lojtari i Barcelonës aktualisht pjesë e Basaksehir është në telashe serioze sepse pak ditë më parë u përfshi në një zënkë në një lokal në Stamboll. Turan ka goditur me grushte në fytyrë duke i shkaktuar edhe një frakturë në hundë këngëtarit të njohur Berkay të cilin e ka kërcënuar edhe me një pistoletë. Për gjestin e tij Turan është thirrur në gjykatë teksa akuzohet për shqetësime seksuale ndaj bashkëshortes së këngëtarit, mbajtjen pa leje të një arme dhe për dhunim. Arda për aktet e tij rrezikon deri në 12 vite e gjysmë burg dhe në këtë pikë mund të thuhet pa frikë se karriera e tij ka prekur fundin.

Shko në krye