Category archive

Formula 1

«Michael është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet kurrë», gruaja e legjendës së Formula 1 reagon 5 vjet pas aksidentit tragjik

në kategorine Formula 1/Stardust nga

Në një letër të hapur që mendohet se është shkruar 3 vite më parë, por që është bërë publike sot, Corinna Schumacher, bashkëshortja e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, shpreh të gjithë mirënjohjen e dashurinë për pilotin gjerman. Vazhdo të lexosh

Nuk heq dorë nga ëndrra

në kategorine Formula 1/Sport nga

Prej vitesh Valentino Rossi është në kërkim të titulit të 10-të kampion në karrierën e tij, titull që duket i mallkuar për pilotin italian. Edhe pse 39 vjeç, piloti italian do të garojë edhe për dy sezone të tjera me motorin Yamaha, me shpresën që të bëjë realitet ëndrrën e tij. Legjenda e MotoGP, në një intervistë të dhënë për “motogp.com”, u shpreh se edhe pse sezonin tjetër do të jetë 40 vjeç do të tentojë sërish të fitojë titullin kampion.

“Nuk ka për të qenë e lehtë dhe për momentin nuk kam një ide se si do të jetë sezoni i ri. Pres të shoh se si do të jetë motori në testet e para që do të zhvillojmë në Valencia, më 20-21 nëntor, pas Botërorit dhe më pas mund të kem një ide. Por titulli kampion ka qenë dhe mbetet objektivi im në çdo sezon. Nëse Yamaha më ofron një motor të mirë do të jap maksimumin për t’ia dal mbanë”, u shpreh Rossi, që nuk i trembet konkurrencës me rivalët.

“Edhe pse jam 40 vjeç e rivalët e mi janë 10 apo 20 vjet më të rinj se unë, sërish jam gati të dueloj e përballem me ta. Përvoja është aleati im më i mirë, por që nuk bën punë nëse motor është i avashtë. Ndaj mbi të gjitha shpresoj të kem një motor që të jetë i shpejtë dhe nëse Yamaha do të ma ofrojë një gjë të tillë, atëherë titulli i 10-të kampion është i arritshëm”, tha Valentino Rossi.

Burimi: http://www.botasot.info/

Pedrosa: Nuk dua t’i zhgënjej

në kategorine Formula 1/Sport nga

Pas 217 garash dhe 31 fitoresh, piloti spanjoll Dani Pedrosa do t’i thotë ditën e diel “lamtumirë” Botërorit të MotoGP. 33-vjeçari, që garon me motorin Honda prej vitit 2006, do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni. “Gara e Valencisë është special për mua, pasi do të jetë e fundit. Jam pak i trishtuar dhe i mallëngjyer për këtë lamtumirë, por ky është fundi. Janë të shumtë miqtë e familjarët që do të jenë në Valencia për të më përshëndetur, ndaj nuk dua t’i zhgënjej. Do të përpiqem të korr rezultatin më të mirë të mundshëm edhe pse të fitoj dhe ta mbyll karrierën me një triumf do të jetë e vështirë”, tha Pedrosa.

Burimi: http://www.botasot.info/

Lewis Hamilton mëson sambën (Foto)

në kategorine Formula 1 nga

Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Brazilit duke i dhuruar Mercedesit edhe titullin kampion për Konstruktorë në Formulën 1.

Në podium, britaniku festoi në mënyrë spektakolare duke kërcyer samba me vajzat që ndanin çmimet.

Duket se Hamilton ia mori dorën shumë shpejt kërcimit tradicional brazilian…


.

F1, Hamilton fiton garën në Brazil; Mercedesi, titullin e Konstruktorëve

në kategorine Formula 1 nga

Lewis Hamilton triumfoi në Çmimin e Madh të Brazilit, duke regjistruar fitoren e 10 në një sezon ku e ka siguruar tashmë titullin kampion për pilotë.

Britaniku fitoi edhe falë faktit që dubluesi Ocon nxori nga pista pilotin e Red Bull, Max Verstappen, që po shkonte qetësisht drejt triumfit.

Garë anonime për Sebastian Vettel, që e mbylli vetëm në vendin e gjashtë, ndërsa piloti i ardhshëm i Ferrarit, LeClerc arriti të renditet në vendin e shtatë, me Sauberin e tij.

Vlen të theksohet se kur ka mbetur edhe një garë për të mbyllur sezonin, skuadra Mercedes ka siguruar edhe matematikisht titullin kampion për Konstruktorë.


.

Valtteri Bottas niset i pari në Brazil

në kategorine Formula 1/Sport nga

Valtteri Bottas është fituesi i provave të para të lira në garën për Çmimin e Madh të Brazilit në Botërorin e Formula 1.

Piloti finlandez bëri një paraqitje fantastike në sesionin e dytë të provave të lira duke e përshkuar pistën e Interlagos me kohën 1 minutë 8 sekonda e 846 të mijtat.

Ai la në vendin e dytë në këtë sesion shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton, me vetëm tri të mijtat më shumë, ndërkohë që shumë pranë ishte edhe Ferrari i Sebastian Vettel me 73 të mijtat më shumë se Bottas.

Ndërkohë që pas tij ishin dy makinat Red Bull të Max Verstappen dhe Daniel Ricciardos, ndërsa Kimi Raikkonen nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë.

Vlen të theksohet se Ricciardo u penalizua me pesë pozicione për garën e së dielës për shkak të ndërrimit të turbokompresorit që mori flakë në garën për Çmimin e Madh të Meksikës.

Gara e Brazilit është e parafundit në edicionin e sivjetmë të Formula 1 që përfundon me garën në Abu Dhabi.

Çështje e kampionit për pilotë është zgjidhur, pasi Lewis Hamilton e ka siguruar matematikisht titullin. Ka mbetur të zgjidhet vetëm çështja e titullit të konstruktorëve.

Ferrari, me sytë nga titulli i Konstruktorëve

në kategorine Formula 1 nga

Objektivi më i rëndësishëm, titulli i Pilotëve u sfumua dhe shkoi me meritë në favor të Lewis Hamilton, por në kampin e Ferrarit nuk e kanë humbur shpresën se mund të ngjiten në shkallën më të lartë të podiumit, të paktën në garën për Konstruktorë.

Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen ende nuk i kanë dorëzuar armët dhe synojnë të çojnë Ferrarin më lart në renditjen e pikëve sesa Mercedesi. Kjo u kuptua qartë në vigjiljen e Çmimit të Madh të Brazilit.

“Duhet të rikthehemi sa më shpejt te fitorja, pasi në këtë pikë të sezonit gjëja më e rëndësishme për skuadrën dhe për ne është titulli i Konstruktorëve. Për këtë jemi këtu. Nuk është ende momenti që të nxjerrim konkluzionet e kampionatit, pasi kemi ende dy gara ku duhet të përqendrohemi. Do të ishte koha e gabuar. Duhet të fitojmë këtu në Brazil dhe në Abu Dabi”, tha Sebastian Vettel.

Pas një sezoni ku humbi sërish duelin me Lewis Hamilton, por e përgëzoi si një kampion të vërtetë, tani piloti gjerman shpreson që të sjellë pikët e duhura në renditje për të çuar titullin në Maranello. Mercedesi kryeson Botërorin me 585 pikë, ndërsa Ferrari ka 530 pikë.


.

Nga viti 2020 do të shtohet Çmimi i Madh i Vietnamit

në kategorine Formula 1/Sport nga

Formula 1 ka konfirmuar më në fund se duke filluar nga viti 2020 do të shtohet edhe Çmimi i Madh i Vietnamit e cila do të mbahet në kryeqytetin Hanoi. Lajmi u publikua nga bashkia e qytetit pak ditë më parë, por në fund konfirmimi zyrtar erdhi vetë nga Formula 1. 

Gara e Hanoit do të jetë Çmimi i Madh i katër aziatik pas Shanghait, Singaporit dhe Suzukës. Vendimi për ndërtimin e pistës në Vietnam u mor nga Liberty Media e cila është kompania amerikane pronare e këtij kampionati automobilistik.

Zogu shkakton aksidentin e motoçiklistëve që ecnin me 185 km/h

në kategorine Formula 1/Sport nga

Gjatë një gare, dy motoçiklistë që duket se  ecnin me 185 km/h, janë përplasur me një zog.

Njërit prej motoçiklistëve, zogu i erdhi fluturim drejt e në fytyrë, duke bërë që të humbiste ekuilibrin dhe të përplasej me motoçiklistin tjetër.

Fatmirësish asnjë prej tyre nuk ka dëmtime serioze.

Video e publikuar në youtube është publikuar pak ditë më parë, kur mendohet të ketë ndodhur edhe aksidenti i shkaktuar në Australi.

Rossi: U rrëzova për fajin tim

në kategorine Formula 1/Sport nga

Ëndrra e Valentino Rossit për të fituar garën e parë sezonale në Moto GP, atë në pistën e Sepang, në Malajzi, u ndal 4 xhiro nga fundi. Piloti italian i Yamaha u rrëzua teksa kryesonte garën, duke humbur kështu shansin për të triumfuar. “Të dielën, të gjithë festonin në mbrëmje, ndërsa unë isha i mërzitur dhe përpiqesha të harroja gjithçka. U rrëzova për gabimin tim, por ky është sporti ynë”, u shpreh Valentino Rossi.

Piloti italian humbet kështu një mundësi të artë për t’u ngjitur i dyti në renditjen e Botërorit 2018 në Moto GP, teksa humbet pikë të rëndësishme karshi patriotit të tij me Ducati, Andrea Dovizioso. “Nëse do të fitoja në Sepang, do të kishte qenë dita më e bukur e karrierës time. Ndjej shumë keqardhje për këtë garë. Na mungoi “qershia mbi tortë” në këtë fundjavë, pasi bëmë një paraqitje të mirë”, tha Rossi.

F1, kalendari i vitit 2020 pasurohet edhe me garën e Hanoit

në kategorine Formula 1 nga

Në vitin 2020, kampionati spektakolar i garave me makina, Formula 1 do të pasurohet me një pistë të re, pasi pas dy vitesh do të organizohet Çmimi i Madh i Vietnamit.

Një ndalesë e garave të automobilizmit kjo, për herë të parë në historinë e vendit aziatik, që do të mbahet në rrugët e kryeqytetit të vendit, në Hanoi.

Regjimi komunist që qeveris Vietnamin nxitoi të konfirmojë lajmin për një zhvillim të rëndësishëm sportiv, por më së shumti ekonomik, madje e bëri këtë para Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA).

“Qyteti i Hanoit ka arritur të marrë nga FIA, lejen për të zhvilluar një garë të Formulës 1, të vlefshme për Botërorin duke nisur nga muaji prill i vitit 2020”, thuhet mes të tjerave nga njoftimi i Bashkisë së Hanoit.

Në bazë të projektit është gara për një pistë në rrugët e qytetit. Më herët këtë vit, zyrtarët lokalë kishin kërkuar mbështetjen e qeverisë për të pritur Formulën 1, një ngjarje që do të ketë impakt të jashtëzakonshëm ekonomik përmes turizmit, për një vend në zhvillim.

Nëse konfirmohet gara, Vietnami do të bëhet vendi i tretë në Azinë Juglindore që organizon një garë të Formulës 1, pas Malajzisë dhe Singaporit.


.

Vettel: Ky mbetet sezoni më i vështirë

në kategorine Formula 1/Sport nga

Për Sebastian Vettel, viti 2018 mbetet “sezoni më i vështiri në karrierë”. Në një intervistë për “Autosport”, piloti gjerman i Ferrarit analizon aventurën e tij të këtij viti, pak ditë pasi humbi shansin të duelojë për titullin kampion. “Nuk ka asnjë dyshim për mua, ky mbetet një nga sezonet më të vështira. Ishte një vit ndryshe nga të tjerët. Botërori për mua është i mbyllur, por jemi ende në garë për titullin e konstruktorëve dhe mund t’i bëjmë një dhuratë Ferrarit”, tha Vettel.

“Mund t’ia dalim mbanë, pasi kemi një makinë të shpejtë, më të shpejtë se Mercedes dhe mund t’i fitojmë dy garat e mbetura. Për mua ky mbetet një sezon delikat dhe i vështirë, ndërsa për Ferrarin një vit më i mirë se ai i kaluari”, tha Vettel.

Piloti gjerman shprehet se gara e Singaporit i vuri vulën titullit kampion, garë ku kuptoi se nuk kishte më asnjë shans për të mundur Hamilton. Një deklaratë disi e çuditshme, pasi piloti harron garat e Monzës apo Gjermanisë, ku humbi pikë të rëndësishme për fajin e tij.

“Nga Singapori deri në Amerikë nuk mbajtëm dot ritmin e Mercedes për disa gara. Ndodhën edhe disa gjëra të tjera që në penalizuan, përfshi edhe gabimet e mia dhe kjo situatë nuk na ndihmoi. Por të gjitha këto bëjnë pjesë në punën tonë”, u shpreh Sebastian Vettel.

Lewis Hamilton, “Simfonia nr.5”. Numrat e një kampioni

në kategorine Formula 1 nga

Lewis Hamilton u rikonfirmua me meritë si kampioni i botës në Formula 1, madje e bëri këtë dy gara nga fundi i sezonit, në një kampionat që dukej i destinuar se do të vuante për shkak të Ferrarit.

33-vjeçari anglez ishte piloti më ambicioz dhe shfrytëzoi rënien e Kokëkuqes pas garës së Monzës, duke marrë avantazhin për të mos e lëshuar më, ndërsa statistikat e tij në karrierë janë impresionuese.

Që prej vitit 2013, kampioni i botës ka marrë të paktën 9 fitore në një edicion dhe ashtu si në vitin 2017, titulli i britanikut të Mercedesit erdhi në autodromin “Vëllezërit Rodríguez”.

Hamilton ka fituar 3 tituj në muajin tetor, madje në total ka barazuar legjendën Fanggio. Në fokus është rekordi i Michael Schumacher. “Kaizeri” i Formula 1 mbetet aktualisht i pakapshëm, me 7 kurora.

Me 33 vjeç e 294 ditë, Lewis u bë piloti i dytë në historinë e garave që merr një titull të distancuar me 10 vjet nga i pari. Edhe në këtë rast, krah tij qëndron Schumacher.

Hamilton i solli flamurit britanik titullin e 18 në historinë ishullore, duke e bërë kombin më fitues në planet. Për të 11 vit radhazi, titulli shkon për një anglez ose gjerman, një sekuencë e nisur në 2008.

Për herë të 35 në historinë e garave spektakolare me makina, fituesi i kampionatit nuk është ai që triumfoi në garën e parë sezonale.


.

Red Bull “me krahë” në Meksikë, Ricciardo “pole”, Hamilton e Vettel në vijën e dytë

në kategorine Formula 1/Sport nga

Dy pilotët e Red Bull do ta nisin garën e Çmimit të Madh të Meksikës nga vija e parë e startit, pasi dy pilotët e saj dhanë kohën më të mirë në përfundim të provave zyrtare. Më i shpejti në pistë ishte australiani Daniel Ricciardo, që ndali kronometrin në 1’14”759, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, holandezin Max Verstappen. Një rezultat që pritej, pasi makina Red Bull ka qenë më e shpejta në pistë gjatë gjithë sesioneve të provave të lira, duke qenë pretendente edhe nesër në garë.

Në vijën e dytë të nisjes do të jenë dy pilotët pretendentë për titullin kampion, ku i treti u klasifikua britaniku i Mercedes, Lewis Hamilton dhe pas tij ferraristi Sebastian Vettel. Të dy këta pilotë nuk arritën të mundin konkurrencën e Red Bull, duke mos qenë aq të shpejtë sa pritej. Më pas sërish çifti “Mercedes-Ferrari”, këtë herë mes dy pilotëve finlandezë, me Bottas që u rendit i pesti e pas tij Kimi Raikkonen. Në “top-10” më të mirët edhe Hulkenberg e Sainz me Renault, Leclerc e Ericsson me Sauber.

Në përfundim të sesionit të parë u eliminuan Grosjean (Haas), Vandoorne (McLaren), Magnussen (Haas), Stroll e Sirotkin me Williams, ndërkohë që më i shpejti ishte Bottas me Mercedes, që befasoi me paraqitjen e tij. Ndërsa në përfundim të sesionit të dytë u eliminuan Ocon (Foprce India), Alonso (McLaren), Perez (Force India), Hartley e Gasly me Toro Rosso. Më i shpejti në këtë sesion ishte Max Verstappen me Red Bull.

Vettel: Titulli nuk varet më nga unë

në kategorine Formula 1/Sport nga

Piloti gjerman Sebastian Vettel pranon se kohët e fundit nuk kanë qenë shumë të mira për të dhe se ky sezon ka qenë me dy pamje, i mirë në pjesën e parë dhe zhgënjyes në pjesën e dytë. Aksidentet e shpeshta që ka patur kohët e fundit kanë hedhur dyshime mbi aftësitë e pilotit gjerman, por Vettel ka ditur të përgjigjet.

“Unë nuk jam një budalla që të shkoj të përplasem me kolegët e mi. Nuk jam aq idiot sa të kërkoj parakalime të pamundura, por gjithnjë gjykoj në bazë të shumë faktorëve. Për fat të keq kam patur dy kontakte në dy gara që më kanë penalizuar në garë”, tha Vettel.

Kontaktet me pilotët e Red Bull, Verstappen në Japoni dhe Ricciardo në Amerikë kanë penalizuar shumë ferraristin. “Unë shoh përpara, nuk jam shumë entuziast, pasi shoh se humba një mundësi të artë për titullin kampion. Në ditët e fundit, madje në javët e fundit, kemi punuar për vitin 2019, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur të nisë sezoni i ri”, thotë Vettel

Piloti i “kokëkuqes” që duket i dorëzuar në betejën për titull. “Matematika thotë që jemi ende në garë, por tashmë nuk varet më nga ne beteja për titull. Nuk mendoj se Botërorin e humba unë, por e fitoi Hamilton. Kush fiton i ka të gjitha meritat”, tha Vettel.

Rossi: Pista australiane i përshtatet motorit tonë

në kategorine Formula 1/Sport nga

Valentino Rossi e pret me padurim garën e Çmimit të Madh të Australisë në MotoGP, pasi për pilotin italian kjo është një pistë e dashur dhe ku ai arrin gjithnjë të paraqitet mirë. Pavarësisht problemeve që ka motori Yamaha, Rossi beson se në pistën e Philipp Island mund të bëjë një paraqitje të mirë. “Më pëlqen kjo pistë, jam gjithnjë i lumtur kur pilotoj aty. Këtu vjet bëra një garë të mirë, u rendita i dyti , ndërsa Vinales i treti. Pra, këtu mund të përshtatemi mirë dhe të synojmë sërish një rezultat pozitiv”, tha Rossi.

Por piloti italian i trembet kushteve atmosferike, pasi sipas tij mund të ndikojnë në rezultat. “Kjo është një pistë ndryshe nga të tjerët, por unë besoj se do të bëjmë një paraqitje të mirë. Nuk e mohoj që do të më pëlqente fitorja, do të ishte fantastike ta mbyllja sezonin me një fitore, pasi do të shërbente shumë për moral dhe si një karikim për 2019-ën. Pista australiane i përshtatet motorit tonë, ndaj besojmë se mund të arrijmë një rezultat të mirë “, u shpreh Valentino Rossi, që këtë sezon nuk ka arritur ende asnjë fitore.

F1, përsëritet historia. Hamilton, drejt kurorëzimit në Meksikë

në kategorine Formula 1 nga

Në Botërorin e Formulës 1 duket se do të përsëritet historia: Lewis Hamilton mund të shpallet kampion bote, që në Çmimin e Madh të Meksikës.

Pasi humbi mundësinë e parë në Çmimin e Madh të Amerikës, në Austin të Teksasit, britaniku i Mercedesit ka mundësi të mëdha që të mbyllë të gjitha llogaritë e këtij sezoni në pistën meksikane.

Vitin e kaluar, gara u zhvillua më 29 tetor, ndërsa këtë vit ajo do të zhvillohet në datën 28.

Nuk janë të shumta kombinimet që e bëjnë Hamiltonin kampion bote, që do të thotë se titulli për të është thjesht një formalitet.

Pilotit britanik i mjafton vendi i 7 në garën e kësaj fundjave, e në këtë rast nuk ka rëndësi pozicioni që do të ketë Sebastian Vettel.

33-vjeçari mund të fitojë titullin e tij të 5-të në Formulën 1, edhe nëse renditet në vendin e 8 apo më poshtë, por në këtë rast do t’i duhet të shpresojë që Vettel të mos fitojë me Ferrarin e tij.


.

Fitorja e Raikkonenit “çmend” komentatorin finlandez (Video)

në kategorine Formula 1 nga

Ndodh që edhe një inxhinier mund të humbasë kontrollin. Kështu mund të përshkruhet ajo që ndodhi me Ossi Oikarinen, teknik i Formulës 1 në periudhën 1996-2011, gjatë komentit të tij të garës së Austin në SHBA, që u fitua nga Kimi Raikkonen.

Oikarinen nuk e fshehu entuziazmin e tij për fitoren e pilotit finlandez të Ferrarit, me të cilin e lidh një miqësi e veçantë, duke qenë se ai ka punuar me të te “kokëkuqja” italiane.

Oikarinen e komentoi garën teksane për televizionin finlandez “MTV3” dhe ishte ai që e festoi më shumë suksesin e Raikkonenit në këtë garë, sesa vet piloti 39-vjeçar, që u kthye te fitorja e një gare të Formulë 1 pas 5 vitesh.


.

Vettel: Po kaloj një moment të vështirë

në kategorine Formula 1/Sport nga

Fitorja mungon prej disa muajsh dhe në pistë nuk po kalon një moment të mirë. Sebastian Vettel është ende në lojë për titullin kampion bote në Formula 1 vetëm për faktin se në garën e fundit në Amerikë triumfoi shoku i tij i skuadrës Kimi Raikkonen. Fundjava e kaluar për pilotin gjerman nuk ishte e mirë, pasi ajo nisi me një penalitet me 3 pozicione dhe më pas me një aksident me Ricciardo në fillimin e garës.

“Kjo është një periudhë e keqe, madje e vështirë. Por rezultati dhe garat janë pjesë e këtij sporti. Janë edhe disa gjëra ndryshe nga e kaluara që kanë ndikuar, por të gjtiha janë pengesa që mund të kalohen”, tha Vettel, që në Austin u penalizua shumë nga aksidenti me Ricciardo që në xhiron e parë.

“Nuk besoj se ishte faji im për atë kontakt, pasi doja ta vija nën presion për kthesën pasardhëse. Ai nuk më pa dhe ndodhi kontakti. Edhe për mua ky kontakt ishte i pashmangshëm dhe humba shumë pozicione. Jam i zhgënjyer për garën time, por i kënaqur për fitoren e Kimi. Ishte një garë e rëndësishme për ne dhe ishim të shpejtë”, tha Vettel.

Hamilton: Titullin e festojmë në Meksikë

në kategorine Formula 1/Sport nga

“Përgëzoj Kimin për fitoren, bëri një garë fantastike, pa bërë asnjë gabim dhe e meritoi këtë triumf në Austin. E nisi mirë garën, duke bërë një start të fortë dhe më pas Ferrari tregoi se ishte më i shpejtë se Mercedes. Kjo garë tregoi se diferencat mes nesh janë të vogla dhe se kështu do të jetë deri në fund”, u shpreh LeWis Hamilton, kryesuesi i Botërorit të Formula 1, që humbi shansin e parë për t’u shpallur kampion bote në pistën amerikane.

Piloti britanik e mbylli garën në vendin e tretë, pas Verstappen, duke shtyrë për javën e ardhshme festën e titullit kampion. “Ndoshta ndalesa e parë në bokse mund të evitohej. Nuk jam i sigurtë nëse zgjodhëm strategjinë e duhur. Ndoshta diferenca do të bëhej po të kishim një gomë tërësisht të re. Megjithatë, nuk e hedh aspak poshtë rezultatin që arritëm në Austin, madje jam i kënaqur me vendin e tretë. Për titullin presim Meksikën, do të festojmë aty”, tha Hamilton.

Vettel “kritikon” Ferrarin: Jemi vonuar në gjetjen e gabimeve

në kategorine Formula 1 nga

Sebastian Vettel mirëpriti rikthimin në formë të Ferrarit gjatë Çmimit të Madh të Amerikës të së dielës, por theksoi se ekipit i është dashur shumë kohë për të kuptuar gabimet në programin e vet të zhvillimit.

Katër herë kampioni i botës në Formulën 1, i cili mbajti gjallë shpresat për titull me vendin e 4-t, pas krahëve të Leëis Hamilton me Mercedes, tha se skuadra nuk e kishte kuptuar çfarë kishte shkuar keq me përmirësimet e tyre.

Ferrari braktisi përditësimet më të fundit dhe iu rikthye specifikimeve të vjetra të makinës në pistën e Austin të Teksasit, ndaj dhe u shpërblye me fitoren e parë të Kimi Raikkonen për “kokëkuqen” që prej vitit 2009.

Shpresat e gjermanit për fitore, për të ngushtuar diferencën për titull, pësuan një goditje të fortë kur Vettel u përplas me Red Bullin e Ricciardos në xhiron e parë.

“Ju mund ta konsideroni si një lajm të mirë, por edhe si një lajm të keq. U desh shumë kohë! Nëse neve na u desh të ktheheshim te një makinë konkurruese e 3 apo 4 muajve më parë, sigurisht që nuk mund të jetë lajm i mirë. Për ne, në aspektin teknik, e rëndësishme është të kuptojmë se çfarë shkoi keq”.

E për këtë, ai tha se nuk ka një shpjegim të thjeshtë.

“Me bindje mund të them se kemi parë një makinë jo aq të fuqishme sa më parë, por për sa kohë që nuk e kupton çfarë shkon keq, atëherë nuk ke si ta dish që gjërat nuk po shkojnë mirë. E sigurtë është që kemi bërë diçka gabim dhe nuk e kemi kuptuar ende edhe sot, madje as kur ka nisur ekzaktësisht gabimi”, shtoi gjermani i Ferrarit.

Në fund ai tha se, edhe gabime të tjera, përfshi këtu ato të strategjisë nga skuadra, kanë ndihmuar në zmadhimin e problemeve bazike me përmirësimin e makinës.


.

Triumfon Valon Jaha

në kategorine Formula 1/Sport nga

Është mbajtur gara e fundit e Kampionatit të sivjetmë të automobilizmit të Kosovës. Në garën e katërt të disiplinës auto sllallom ka triumfuar Valon Jaha i AK Kaçandolli PRT.

“Ka qenë një garë e mirë, me konkurrencë të fortë dhe mjaft interesante. Kam pritur të kem rezultat të mirë, sepse veturën e kam pasur në gjendje shumë të mirë, goma adekuate për kushtet e garës së sotme, prandaj rezultati i arritur nuk është befasi. Jam i kënaqur që kampionatin e përfundova me fitore”, ka thënë Valon Jaha pas fitores së sotme.

Valoni me BMW e tij ka pasur kohën 02:54.540 minuta dhe për 02.311 sekonda ishte më i shpejtë se Leutrim Bytyqi i Ferizajt.

Podiumi i fituesve në plasmanin e përgjithshëm u plotësua me Faton Ramën e AK RC Prishtina, i cili në krahasim me fituesin u vonua për 05.519.

Në konkurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit Kaçandolli RT, para Ferizajt dhe Prizrenit D&G.

Rezultatet:
Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)
1.Faton Ferati (Golf VI – Kaçandolli PRT) 03:00.623
2.Bashkim Memaj (Honda – Prizreni D&G) +09.633
3.Jeton Qerimi (BMW – Gjilani) +15.884

Klasa 5 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 2)
1.Leutrim Rexhepi (Peugeot 106 – Ferizaj) 03:10.110

Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2)
1.Florent Blakqori (Audi S3 – N/A) 03:20.182
2.Armend Ramizi (Opel Astra – Gjilani) +01.767
3.Alteron Sylmeta (BMW – Gjakova 137) +01:13.287

Klasa 8 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 3)
1.Leutrim Bytyqi (Peugeot 106 – Ferizaj) 02:56.851
2.Alban Berisha (Suzuki Swift – Prizreni D&G) +09.975
3.Kushtrim Mehmeti (Citroen Saxo – Ferizaj) +20.418

Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3)
1.Valon Jaha (BMW – Kaçandolli PRT) 02:54.540
2.Faton Rama (Renault Clio – RC Prishtina) +05.519
3.Belkin Fazliu (Renault Megane – Prizreni D&G) +08.317

Plasmani i përgjithshëm:
1.Valon Jaha (BMW – Kaçandolli PRT) 02:54.540
2.Leutrim Bytyqi (Peugeot 106 – Ferizaj) +02.311
3.Faton Rama (Renault Clio – RC Prishtina) +05.519

Renditja ekipore:
1.Kaçandolli PRT 60 pikë
2.Ferizaj 52 pikë
3.Prizreni D&G 45 pikë.

Formula 1 në SHBA, Hamilton niset nga Pole Position

në kategorine Formula 1 nga

Lewis Hamilton fiton provat zyrtare në Çmimin e Madh të Texasit në Botërorin e Formula 1. Piloti britanik arriti të sigurojë startin e garës nga vendi i parë pas një dueli me Ferrarin, të cilin kishim kohë që nuk e shihnim.

1 minutë 32 sekonda e 237 të mijtat ishte koha e regjistruar nga Hamilton në këto kualifikuese që la pas Sebastian Vettel me vetëm 61 të mijtat në shumë ndërkohë që në vendin e tretë u rendit Kimi Raikkonen me 70 të mijta më shumë se Hamilton, për të cilin ky ishte pole position i tij i 81 në karrierë.

Në pistën e Austin ai që do të jetë përkrah Hamilton në vijën e parë të startit dhe që do të kërkojë t’i prishë britanikut festën për titullin botëror do të jetë pikërisht Kimi Raikkonen pasi Sebastian Vettel për shkak të penalizimit të tij do ta nisë garën 3 pozicione më poshtë, nga vendi i pestë.

Nëse britaniku nuk gabon dhe nëse Vettel nuk do të arrijë të ngjitet në vendin e tretë, atëherë piloti i Mercedes do të shpallet automatikisht kampion bote. Valtteri Bottas do të niset i treti në garë i ndjekur nga Daniel Ricciardo me Red Bull.

Max Verstappen ishte i pafat në provat zyrtare të Austin. Holandezi pasi kaloi me lehtësi sesionin e parë të kualifikueseve, nuk doli më në pistë për shkak të problemeve në makinën e tij, kështu që do të nisë garën nga vendi i 15 para Fernando Alonsos.


.

F1, Hamilton dominon provat e lira në Austin

në kategorine Formula 1 nga

Lewis Hamilton dhe Mercedesi dominuan provat e lira në prag të Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara, në Austin të Teksasit, në Botërorin e Formulës 1.

Piloti britanik, që është shumë pranë titullit të tij të pestë botëror këtë sezon, ishte më i shpejti në pistën teksane, ku regjistroi kohën 1 minutë, 48 sekonda e 716 të mijëtat. Hamiltonit iu deshën vetëm 3 xhiro për të regjistruar këtë kohë, që në fund rezultoi e paarritshme nga të tjerët, edhe pse kushtet e pistës nuk ishin ideale, për shkak të reshjeve të shiut që shoqëruan provat e lira gjatë të gjithë ditës.

  F1 në Austin; Moti kushtëzon gjithçka, përveç Hamiltonit (Foto)

Ai që iu afrua më shumë Hamiltonit në këto prova të lira ishte Gasly, me Toro Rosso, me 1 sekondë e 12 të mijëtat më shumë, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua Max Verstappen me Red Bull, i ndjekur nga Alonso me McLaren.

Dita e provave të lira në Austin ishte krejtësisht për t’u harruar për Ferrarin. Kimi Raikkonen shënoi kohën e 9 më të mirë, i ndjekur nga Sebastian Vettel. Për këtë të fundit telashet nuk kanë të përfunduar. Piloti gjerman u penalizua me 3 pozicione në startin e garës së të dielës, pasi nuk respektoi kufirin e shpejtësisë nën regjimin e flamurit të kuq, që u valëvit pas një daljeje nga pista të Leclerc.


.

F1 në Austin; Moti kushtëzon gjithçka, përveç Hamiltonit (Foto)

në kategorine Formula 1 nga

Lewis Hamilton e nis me këmbën e mbarë fundjavën që mund të jetë ajo e dorëzimit të trofeut të pestë botëror në Formulën 1. Piloti britanik i Mercedesit e mbylli sesionin e parë të provave të lira, në Shtetet e Bashkuara, një sesion i ndikuar nga reshjet e shiut, me kohën prej 1 minutë, 47 sekonda dhe 502 të mijëtat.

Pas krahëve të tij është shoku i skuadrës, Bottas, ndërsa më tej vijnë dy makinat Red Bull, me mbi një sekondë larg. Edhe më larg janë renditur dy “kokëkuqet” e Ferrarit, Vettel në vendin e pestë dhe Raikkonen në të gjashtin, me 1.9 dhe 2.4 sekonda më shumë.

Moti kushtëzoi gjithçka, me përjashtim të udhëheqësit të kampionatit, i cili mbërriti në Teksas me synimin për të vendosur diktatin dhe për t’u konfirmuar piloti më i mirë në pistë të lagur. Pse jo, edhe për të siguruar matematikisht titullin kampion.

Për t’u shënuar nga ky sesion është edhe fakti që dy makinat Toro Rosso, të Hartley dhe Gasly, kanë ndryshuar njësinë motorike, gjë që do t’i bëjë ata ta nisin garën nga vija e fundit.


.

Shko në krye