Category archive

Opinione

Opinione

Gazetari Ismail Sinani: Apel partive politike shqiptare!

Tani kur e keni filluar procesin e pajtimit me kriminelët e VMRO DPMNE-së, është mirë të filloni të mendoni pak edhe për shqiptarët e burgosur pa kurrfarë faji, për ata që detyrohen të paguajnë dënime marramendëse për shkak të faturave, për ata që kanë bërë ndonjë vepër koti dhe vuajnë nëpër burgje, për ata që… Vazhdo të lexosh

Opinione

Në një jubile të veçantë shqiptaro – gjerman

30 vjet më parë, më 22 tetor 1988 u nënshkrua marrëveshja qeveritare midis Shqipërisë dhe Gjermanisë Federale mbi Bashkëpunimin Ekonomik dhe Teknik. Ka disa arsye që e bëjnë atë një jubile krejt të veçantë; në radhë të parë, sepse ndonëse ende nën diktaturë, ajo ishte marrëveshja e parë ekonomike me një vend perëndimor e aq më tepër si Gjermania Federale. Po, kishim pasur bashkëpunim dhe më parë, por ai ishte thjesht tregtar, pa investime dhe aspekte të tjera si kreditë/ndihmat të një bashkëpunimi të vërtetë ekonomik.

Gjithashtu, nënshkrimi i asaj marrëveshjeje ishte me jehonë pas qëndrimeve të ngurta dhe refraktare të regjimit të asaj kohe. Me gjithë vështirësitë në rritje, rënien e nivelit të jetesës, të ekonomisë e të eksporteve, mungesave të mëdha në treg dhe për mallrat më jetike, vazhdonte avazi i vjetër se « bar do të hamë, por parimet nuk i s Vazhdo të lexosh

Opinione

Sikur opozita të thellohej në raportet e KLSH!

Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Komisionin e Ekonomisë për zbatimin e Buxhetit të Konsoliduar të Shtetit për vitin 2017 jep një pasqyrë të problematikës së sotme të financave tona publike. Krahas evidentimit të të metave të konstatuara, ai synon përmirësimin e qeverisjes publike, sidomos rritjen e përgjegjësisë së strukturave vendimmarrëse qeveritare, duke zbatuar standardet ndërkombëtare të raportimit të treguesve makroekonomikë, si niveli i borxhit, i deficitit buxhetor, etj. Institucioni ka audituar përputhshmërinë e hartimit, zbatimit, monitorimit dhe raportimit të Buxhetit të Shtetit.  Gjetjet e KLSH-së, nëse do të lexoheshin me vëmendje nga opozita jonë, do të përbënin një aset të vyer të vënies përpara përgjegjësisë të strukturave qeveritare. Dhe, sikurse KLSH e ka përsëritur në vijimësi çdo vit në paraqitjen në Kuvend të këtij raporti a Vazhdo të lexosh

Opinione

Shteti që të dhunon

Vasfije Krasniqi-Goodman nuk kërkon mëshirë, por drejtësi. Drejtësi nga shteti që tash 20 vjet thuajse nuk ka bërë asgjë për të dhe 20 mijë të tjera si ajo. Drejtësi nga shteti, presidenti i të cilit pranon të ulet në tavolinë dhe të nënshkruajë marrëveshje me njeriun që ishte pjesë e regjimit që ia shkatërroi jetën asaj dhe të tjerave si ajo. Dekorata më e mirë për Vasfije Krasniqin është vënia në vend e drejtësisë. Ajo nuk e meriton të dhunohet për së dyti.Vasfije Krasniqi-Goodman u dekorua të enjten nga presidenti Hashim Thaçi me medaljen për guxim e trimëri por, më shumë se për të tilla nderime, ajo ka nevojë për drejtësi. Ajo, bashkë me 20 mijë të tjera gra janë viktima të luftës, por janë edhe viktima të shtetit të tyre, të shoqërisë së cilës i përkasin.Rasti i Vasfijes është vetëm një ndër njëzet mijë që presin drejtësi – jo lëmoshë, jo mëshirë. Presin drejtësi nga shteti, në institucionet e të c Vazhdo të lexosh

Opinione

Kush vendos në PD për “marrëveshjet” me Ramën?

Sali Berisha po përpiqet t’i dalë para dyshimeve se përpjekjet e Bashës për radikalizimin e situatës, mund të përfundojnë me marrëveshje me Edi Ramën, dhe po jep garanci, se kjo nuk do të ndodhë.

I pyetur nga TV Klan rreth mundësisë së një marrëveshje të re me PS, Berisha foli në emër të PD, duke garantuar se kjo nuk mund të ndodhë kurrë.

Biles për ta bërë më të sigurtë këtë, ai përcaktoi dhe “rrëzimin e Edi Ramës”, si e vetmja mënyrë që të mos përfundojnë në ndonjë marrëveshje me të për zgjedhjet.

Nuk është se nuk e kemi dëgjuar dhe herë të tjera këtë version. Biles në kohën para çadrës, Basha ishte dhe më radikal se kaq.

Por problemi është se kjo është hera e parë, që Berisha nxiton të flasë edhe formalisht si kryetar i PD, sikur ky të ishte ndonjë vendim forumesh.

Kur Berisha e tha për herë të parë, para disa m Vazhdo të lexosh

Opinione

Pse vetëvriten njerëzit

Ashtu si shumica e sjelljeve njerëzore, vetëvrasja është një veprim shumëfunksional. Ekspozimi i variablave më të fuqishëm parashikues është i vështirë, veçanërisht për shkak se gjendje të tilla konjitive të brendshme, mund të mos jenë të arritshme edhe tek personi që i përjeton ato Vazhdo të lexosh

Opinione

Zhdukini nga ekranet këta palaço!

Një këngëtar (nëse mund të quhet kështu), u arrestua për të disatën herë në Tiranë, i kapur me armë dhe drogë. Kësaj radhe policia thotë se Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është pjesë e një organizate kriminale. Nuk e dimë se sa do të qëndrojë në burg kësaj radhe. Ky djalë, ka shumë ndjekës në rrjetet sociale. Këngë të tij, që kanë për tekst vetëm fjalë të ndyra, kërcënime për vrasje, armë dhe për sfond breshëri automatiku, janë klikuar nga 1.5 deri në 3 milion herë. Qindra e mijëra komentues shprehin admirimin për “burrërinë” e tij që i thotë “fuck” policisë. Ndërsa shumë të rinj vetëquhen me krenari si grupet e fansave të tij. Ata janë kundër fansave të një tjetër soji si ky, Noizy. Edhe ky protagonist aktesh të dhunshme, përplasjesh me armë, plagosjesh, rrahjesh… Edhe ky ka fansat e tij dhe është edhe më shumë i klikuar nga adoleshentët Vazhdo të lexosh

Opinione

Të ndihesh askushi

Brezi i 50- vjeçarëve që lindi në sistemin monist u mësua që të flitej në emër të popullit, pra edhe në emër të tyre. Zakonisht nuk pyeti se ku e morën të drejtën ata që flisnin në emër të tyre. Ishte pothuajse si një e drejtë hyjnore e trashëguar. Qytetarët e asaj kohe në mendjen e tyre ishin lindur thjesht për t’u bindur, ku ëndrrat dhe dëshirat e tyre ishin të kornizuara, ku respekti për veten ishte minimalist, ku aftësia për të vendosur ishte brenda derës së shtëpisë. Ata ishin plotësisht të qartë se pjesëmarrja në votim ishte formale. Kur isha student në Fakultetin Juridik, me naivitetin tim rinor, njërit nga profesorët më të nderuar i parashtrova këtë pyetje: Të votuarit është veprim apo mendim? Kur më tha se pse e pyesja unë argumentova:  “Shteti i diktaturës së proletariatit dënon çdo veprim që synon ta përmbysi atë”. Po në rast se qytetarët shqiptar Vazhdo të lexosh

Opinione

Nacionalizmi e populizmi përballë kapitalizmit

Edhe pse mund të duket si paradoks, por është fakt i vërtetë e real. Në vendlindjen e kapitalizmit, populizmi e nacionalizmi i hapi rrugë konkrete fenomenit “exit”. Tashmë “Brexit” është në përmbyllje të procesit të tij, që ka shfaqur vështirësi konkrete, si përvoja e parë e tij. Në këtë mënyrë, fenomeni “brexit” është një fakt historik i përballjes së nacionalizmit e populizmit me kapitalizmin. Është fakt domethënës se, Gjermania e jo vendlindja e kapitalizmit është aktualisht mbrojtësja e vendosur e projektit europian dhe e sistemit të vlerave, që përfaqëson modelin perëndimor në evolucionin e tij deri më sot. Abermas ka të drejtë kur pohon se nuk e prisja që populizmi ta mundte kapitalizmin në vendlindjen e tij. Dhe kjo tregon dhe flet shumë. Kuptohet roli i faktorëve kompleksë, sidomos i efekteve të krizës botërore, i akumulimit të shumë problemeve dhe sid Vazhdo të lexosh

Opinione

NDRYSHIMET KUSHTETUESE SI SHKAK: Ta presim javën e ardhshme

Edhe pse deri të premten thuhet të mund të votohen ndryshimet kushtetuese, (qoftë epilog pozitiv apo negativ), të pakta janë gjasat kjo të ndodhë. Sepse, gjithçka mësohet që kjo të mbetet për javën e ardhshme dhe ky vendim të jetë pozitiv, pra ndryshimet të kalojnë filtrin, ndërsa vendit do i hapte rrugët e integrimit në… Vazhdo të lexosh

Opinione

Merkelit mund t’i ketë ardhur koha të ikë

Normalisht, kur rivalët politikë humbin, është koha e përkryer për t’u mburrur. Por ky nuk është rasti i kancelares gjermane, Angela Merkel.CSU, partia aleate e Merkelit, prej së cilës vijnë Ministri i Jashtëm gjerman, Markus Soder, dhe ministri i brendshëm, Horst Seehofer, (dy nga kritikët më të mëdhenj të Merkelit) pësoi një rezultat katastrofik në zgjedhjet e Bavarisë.Rezultati mund të sjellë fundin e udhëheqjes së Merkelit. Partia e saj, CDU, nuk e kundërshton rezultatin e zgjedhjeve.CSU ka që në vitet 1950 që valëvit e vetme flamurin konservator në Bavari. Dhe e ka bërë me sukses, përveçse në periudhën 2008-2009, kur fitoi vetëm falë ndihmës së një partie të vogël nga qendra e majtë, Partia e Lirë Demokratike. CSU e ka udhëhequr Bavarinë praktikisht që nga viti 1954.Dhe do të vazhdojë ta drejtojë, por me një numër shumë më të ulët votash, dhe në koalicion me një prej rivalëve. Të dielën, partia humbi nga 47.7% të v Vazhdo të lexosh

Opinione

Xhamia që meriton Prishtina dhe rreziku i përsëritjes së gabimit të Tiranës

Ditëve të fundit në Kosovë është rihapur debati për stilin arkitekturor të xhamisë së re të madhe të Prishtinës. Me sa duket  me insistimin e Bashkësisë Islamike të Kosovës, kjo xhami e re do të ndërtohet duke kopjuar arkitekturën e xhamisë së Sulltan Selimit II në Edirne që arkitekt Sinani ka pas ndërtuar në periudhën 1569-1575. Në këtë mënyrë përsëritet gabimi i Tiranës duke e privuar qytetin nga mundësia e pasjes së një objekti publik madhështor me arkitekturë origjinale bashkëkohore.

Së pari, duhet thënë që me komunitetin mysliman në Tiranë ashtu sikurse në Prishtinë është bërë një padrejtësi duke e vonuar kaq shumë ndërtimin e një xhamie të madhe. Xhamia qendrore e Prishtinës, ashtu sikurse edhe kjo e Tiranës janë vonuar si pasojë e një kompleksi inferioriteti të kombinuar edhe me nuanca islamofobie nga e cila ka vuajtur një pjesë e elitës shqipt Vazhdo të lexosh

Opinione

Ekonomia në të ardhmen, Inteligjenca Artificiale dhe robotizmi do ua marrin vendet e punës njerëzve!

Në vendet e zhvilluara, AI (Artificial Inteligence) është një temë e nxehtë sa i përket planifikimit të ekonomisë nacionale.Në 20 vitet e ardhme, parashikohet që rreth 40% të punëve aktuale që i kryejnë njerëzit, do kalojnë nën Inteligjencën Artificiale – robotët e mençur.Si zakonisht, nga gjërat e reja, njerëzit bien në panik, frikohen nga e ashtuquajtura Inteligjencë Artificiale dhe arsyetimi i parë që vie nga pesimistët është që Robotët do zënë vendet e punës dhe njerëzit nuk do kenë punë, e rrjedhimisht nuk do kenë para, e kështu njerëzit do të varfërohen e robotët do të pasurohen!Bill Gates ka dhënë propozimin e tij që robotët të taksohen. Tatimi mbi robotët të shfrytëzohet pastaj si ri-shpërndarje ekonomike.Disa ekonomistë tjerë kanë propozuar që të kemi të garantuar -pagën qytetare-. Kjo nënkupton që çdo qytetar do ketë një pagë minimale të garantuar nga Shteti pavarësisht se e ka një vend pune apo jo.Zvicra Vazhdo të lexosh

Opinione

Shpifja, beteja e gabuar!

Nëse do të rregullohej puna e shpifjes me paketë – do t’ia vlente të paguanim edhe një taksë nëse na premtohej jeta në një ambient ku nuk ka shpifje, thashetheme, gënjeshtra, fyerje, tallje, përqeshje.

Kjo është bota ideale.

Bota reale është pak a shumë ajo që parashikonte Aldous Huxley në vitin 1931 kur shkroi novelën ““Bota e re e marrosur”

Huxley, ndryshe nga bashkekombesi i tij George Orwell që në vitin 1948 shkroi romanin e famshëm “1984”, ku parashikonte një shoqëri që do të ndalonte informacionin- ishte më profetik, – Huxley thoshte se jo vetëm që nuk do të ndalohej informacioni, por do të ketë cunam informacioni.

Orwell thoshte se e vërteta do të ndalohet, Huxley thoshte se e vërteta do të zhytet në oqeanin e kotësisë. Orwell parashikonte që individi do të torturohet , Huxley thoshte se “tortura” do të injektohet përmes kënaqë Vazhdo të lexosh

Opinione

Inflacioni i monedhës turke dhe balancimi tarifor i ShBA-së

Kriza monetare (inflacioni) e monedhës turke – Lirës, nuk paraqet ndonjë befasi. Në fakt, stabiliteti i monedhës në Turqi po përkeqësohet me normë progresive vjetore të inflacionit dhe daton që nga viti 2016, me përkeqësimin e marrëdhënieve diplomatike, tregtare dhe strategjike në mes të Ankarasë dhe Uashingtonit, konkretisht që nga ardhja në pushtet e presidentit Trump, i cili ka në fokus çështjet me prioritet që i kishte elaboruar në fushatën e tij zgjedhore mbi tarifat tregtare, rritjen ekonomike dhe ndërtimin e murit meksikan. Por, ajo që tërheq vëmendje në skenën globale është balancimi tregtar ekonomik i Amerikës karshi partnerëve regjionalë dhe globalë, konkretisht fokusimi në nivelimin e tarifave tregtare sidomos ndaj shteteve që kanë shfrytëzuar tregun liberal ekonomik për të eksportuar në ShBA me taksa minimale, por kanë aplikuar taksa të larta për importim të produkteve të prodhuara në ShBA.Si rezultat, ky disbalanc ka bë Vazhdo të lexosh

Opinione

Përkthimi si art, mjeshtëri dhe pasion

E kemi fjalën për përkthimin si profesion dhe mjeshtëri e spikatur, por edhe pjesë përbërëse e historisë, artit, kulturës, diplomacisë, drejtësisë dhe ekonomisë ndërkombëtare. Kështu, kryeveprat e letërsisë botërore janë “trashëguar” në dhjetëra gjuhë të huaja falë përkthyesve të shquar. Shprehja e njohur se “Noli e bëri Shekspirin të flasë shqip” mishëron nivelin elitar të përkthimit nolian. Në shumë takime, samite dhe procese gjyqësore ndërkombëtare përkthyesit dhe interpretët ndihmojnë dhe lehtësojnë procesin e vështirë të negociatave dhe hartimit të traktateve ndërkombëtare. James Robbin, korrespondent legjendar i ‘BBC’-së thotë se “përkthyesit shpesh janë njerëz të padukshëm, që shërbejnë si zbutës midis dy palëve kundërthënëse, ndaj aftësinë e tyre gjuhësore mund ta krahasosh me artin”.

Krahas përkthyesve të shumtë të specia Vazhdo të lexosh

Opinione

A mund të lidhet Edi Rama?

Shumë vite më parë, miqtë më të ngushtë të Edi Ramës, u mblodhën një mbrëmje, më vete dhe filluan një diskutim, për sjelljet e çuditshme, gati të përhershme dhe të pakuptueshme të tij.Edhe pse miq shumë të afërt, ata nuk e kuptonin, se çfarë ishte në fakt ky njeri, si ishte ndërtuar në atë mënyrë, që nuk ngjante me asnjërin prej tyre dhe çfarë ishin veprimet e tij?Në fakt, halli ku miqtë kishin rënë, dukej shumë i madh. Ky diskutim, ishte si të thuash një përpjekje, për të kuptuar se ç’ishte ky deformim kaq i madh i personalitetit të Edi Ramës dhe përse ndodhte ky deformim.Çdo njëri nga miqtë, solli në këtë takim, variantin e vet. Në fakt, të gjitha variantet ishin shumë afër njëri tjetrit, por si më afër të vërtetës u çmua varianti i Fatos Lubonjës dhe drejtorit të atëhershëm të Soros-it në Tiranë, Fron Njazi. Në fund edhe këto dy variante u vunë në konkurim me njëra tjetrën dhe fitoi varianti i drejtorit Vazhdo të lexosh

Opinione

Kosovës i duhen Socialdemokratët!

Sa herë që njeriu mendon për të majtën europiane, socialdemokratët e socialistët, laburistët e demokratët e majtë, shikuar nga prizma jonë, në Gadishullin Ballkanik, apo siç sot e quajmë, Ballkani Perëndimor, në mendje më shkojnë dy politikanë. Të dy serbë, njëri i fillimit të shekullit të kaluar e tjetri i fund/fillimit të këtij shekulli. Besoj që të dy emrat tingëllojnë në veshët e çdokujt diçka të njohur…Emri i të parit është Dimitrije Tucoviq, një prej vizionarëve të parë në Europë e botë për të majtën si ide e veprim por edhe luftëtarë për të drejtat etnike të popujve fqinjë dhe promotor i paqes mes serbëve e shqiptarëve. Vepra e Dimitrije Tucoviqit, “Serbët dhe Shqiptarët” ishte shkresa profetike e gjithë lëmshit që në Ballkan për një shekull na ngjau. Nga lufta e Parë dhe Dytë Botërore dhe deri tek shkelja e saj që po një i majtë, një “socialist”, Milosheviq, i cili majtizmin e pati vetëm uniformë Vazhdo të lexosh

Opinione

Perceptimi për krimin/Ramës i është thyer termometri

Kryeministri mblodhi sot të gjithë shefat e policisë për t’i përdorur si dekor në mesazhin që kërkoi ti jepte publikut: se ndryshe nga perceptimi, statistikat e nxjerrin Shqipërinë një vend pa problem me krimin. Rama i mëshoi fort kontradiktës mes imazhit që krijon makineria e baltës së opozitës, apo mediave dhe shifrave të çertifikuara nga BE që thonë të kundërtën.

Duhet pohuar që në fillim, se lojës me numra në Shqipëri i ka dalë boja me kohë.

Me statistika, tabela dhe grafikë Edi Rama dhe Saimir Tahiri u mbushën mendjen shqiptarëve në shtator të 2015, në një show gjigant të titulluar “Antidroga një histori suksesi”, se vendi qe i pastër nga hashashi, ndërkohë që kanabisi kishte pushtuar ç’do fushë të mbjellë. Madje njësoj si sot, këto të dhëna i konfirmuan edhe ish-ambasadori amerikan Donald Lu edhe Guardia di Financa.

Për të mos i marrë sh Vazhdo të lexosh

Opinione

Një komb në rrezik

Çmimi “Nobel” në Ekonomi për vitin 2018 u nda ndërmjet studiuesve William D. Nordhaus nga Universiteti i Yale-s (ShBA) dhe Paul M. Romer nga Universiteti i New York-ut (ShBA), për futjen në agjendën e diskutimeve në shkencën e ekonomisë të dy çështjeve që kanë qenë objekt shqetësimi për një kohë të gjatë për shoqërinë, ndryshimet klimaterike dhe inovacioni në fushën e teknologjisë.

Shkurt, deri dje, kemi paguar karburantin dhe komoditetin e lëvizjes me makinë, por jo çmimin e ndotjes së atmosferës; kemi paguar gjithnjë më pak për teknologjinë e re dhe jemi kënaqur që kompjuterët shiten më lirë, por nuk na ka interesuar se bashkë me çmimin, është zhvlerësuar edhe gjenerata e dijes. Nëse vëmë përballë ekonomistët e tregut të lirë me aktivistët për mbrojtjen e interesave të publikut, të parët, në përgjithësi, llogarisin dhe promovojnë vetëm kostot e drejt Vazhdo të lexosh

Opinione

Letër studentëve të vitit të parë!

E dashur studente!

I dashur student!

Sot ti po nis studimet universitare, një udhëtim i pashoq në rrugën e edukimit tënd që do të përcaktojë atë që ti do të bëhesh pas 3 ose 5 vitesh. Universiteti është shumë më tepër se godina hijerëndë ku je regjistruar, është aspirata e shumë brezave shqiptarësh, të cilët kanë investuar gjithë ç’kanë pasur në shtëpitë e tyre për arsimimin e fëmijëve. Universiteti yt është ndër ëndrrat më të hershme të familjes tënde për ty! Është edhe ëndrra jote se prej aty ti mund të projektosh veten në të ardhmen. Kur të shkelësh në fakultetin tënd, qëndro një çast e mendoje se kush do të bëhesh në përfundim të studimeve. Një gjë është e sigurtë, kur të kesh përfunduar do të jesh shumë më i formuar se sot, ditën e parë, do të jesh më i pjekur, më i aftë, më syçelët.

Ti sot duhesh përgëzuar shumë, Vazhdo të lexosh

Opinione

Dalja nga rruga një kahore e politikës

Të thuash se në Kosovë shërbimet dhe nderet janë më të rëndësishme sesa zbatimi i rregullave të ligjit nuk ke thënë diçka të re e të jashtëzakonshme, pasi ajo dallon nga sjelljet rajonale. Se në çfarë mase janë të shtrira ato është e vështirë t’i parashikosh, porse që nuk ekzistojnë asnjëherë nuk mund të konkludosh. Është vështirë të pohosh për ekzistencën e kleptokracisë, sa e vështirë është ti mohosh elementet e saja. Shoqëria në Kosovë po mbytet në debatin për ose kundër asaj pa ofruar rrugët për të arritur tek standardi i kërkuar që është baza e demokracisë, sundimi i ligjit. Situatë të rëndë në këtë segment padyshim që paraqitet atëherë kur humbet besimi në sistemin gjyqësor e si duket shenjat e para vërehen. Jetën politike nuk e ngritin në cilësi zëvendësimet, por mënyra e të bërit politikë, mënyra e organizimit dhe e funksionimit të një partie. Është e vërtetë që privilegjet e disave në poli Vazhdo të lexosh

Opinione

Diktatura e propagandës nuk e do arsimin!

Në një kohë kur vendet e rajonit po investojnë në fushën e arsimit dhe zhvillimit arsimor, qeveria “Rama” e ka shpallur armik dijen dhe arsimin. Kjo jo vetëm për cilësinë e deputetëve që ka afruar në radhët e mazhorancës, që janë të lidhur me botën e krimit më shumë se me atë të dijes apo arsimit, por edhe nga buxhetimi i arsimit. Tashmë është praktikë e qeverisë “Rama” që të buxhetojë shumë herë më pak se sa qeveritë e shkuara për arsimin, buxheti i arsimit është sot 2.3% e GDP-së, ndërsa investimet për shkolla të reja janë inekzistente.

Këtu nuk po përfshij investimet në fushën e dijes si biblioteka, abonime në revistat prestigjioze shkencore apo kushte të tjera, që hyjnë në një luks që Rama ua siguron vetëm ministrave të caktuar. Jo, e kam fjalën për investimet infrastrukturore si dhe çeljen e një procesi, që do të mundësojë krijimin e një brez Vazhdo të lexosh

1 2 3 43
Shko në krye