Category archive

Shëndetësi

Ushqimet kancerogjene dhe anti-kancer, ja ç’duhet të konsumojmë

në kategorine Shëndetësi/Shëndeti nga

Nuk ka më asnjë dyshim: të paktën 3 nga 10 raste të kancerit janë për shkak të asaj që hamë. Është po aq e sigurt se dieta mesdhetare luan një rol mbrojtës: shumë studime tregojnë se një regjim i lartë në kalori, i pasur me yndyrna shtazore, mish të kuq, salsiçe dhe me fibra të ulët është i lidhur me rritjen e tumoreve. Nga ana tjetër, dieta të pasura me fibra (që karakterizohet nga një konsum i lartë i frutave dhe perimeve) duket se kanë një rol mbrojtës. Abuzimi me alkool, mbipesha, obeziteti dhe aktiviteti fizik i dobët gjithashtu rrisin rrezikun e kancerit. Por çfarë është vërtet e mirë apo e keqe dhe pse? Kemi pyetur Lucilla Titta, nutritionist dhe koordinator i projektit SmartFood të Institutit Europian të Onkologjisë në Milano dhe autori, së bashku me gazetarin Eliana Liotta, të librit “Dieta smartfood”, botuar nga Rizzoli më 2016. Vazhdo të lexosh

Pacientët paguajnë afro 200 euro në Klinikën e Syve për heqjen e kataraktit

në kategorine Shëndetësi nga

Afro 200 euro i janë dashur pacientit K.H. që t’i shpenzojë për të blerë gjërat e nevojshme për një ndërhyrje kirurgjike në Klinikën e Oftalmologjisë.Thjerrëza, ketrigji, skalpel, substanca viskoelastike, ringeri, filiodrapi, dorëzat sterile, shkopinjtë për vesh dhe gjilpërat, përbëjnë materialet e nevojshme për heqjen e kataraktit (perdja e syrit), e të cilat janë blerë nga K.H. Arsyeja pse ky pacient dhe të tjerët duhet t’i kenë me vete këto mjete, është se ato mungojnë në klinikë, shkruan sot Koha Ditore.Florim Zejnullahu, drejtor i Klinikës së Oftalmologjisë, e pranon se ekziston kjo praktikë.“Arsyeja e blerjes së materialit shpenzues për kirurgjinë e kataraktit është se këto materiale nuk janë në Listën Esenciale”, ka deklaruar Zejnullahu.Ky lloj intervenimi, sipas drejtorit Zejnullahu, bëhet tash e disa vjet në këtë klinikë.

Kosova me mbi 150 mjekë specialistë të papunë

në kategorine Shëndetësi nga

Mbi 150 mjekë specialistë të fushave të ndryshme janë të papunë në Kosovë ndonëse të njëjtit kanë përfunduar 10-12 vjet shkollim superior, duke e përfshirë këtu Fakultetin e Mjekësisë, që zgjat 6 vjet dhe 4-6 vjet të tjera specializim varësisht prej drejtimit që kanë përfunduar.Për shkak të mungesës së perspektivës në vend, pasi thuhet se ka pasur raste kur specialistët kanë pritur 2-3 vjet derisa të hapen konkurset dhe të punësohen në institucionet publike shëndetësore, shumë mjekë po e braktisin vendin, duke shkuar kryesisht në Gjermani, ku ka kërkesa të vazhdueshme për punësimin e tyre e madje edhe me paga shumëfish më të larta se në Kosovë, shkruan gazeta Zëri.Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka bërë të ditur ditë më parë për medie se vetëm brenda 3 muajve 90 mjekë kanë ikur nga Kosova dhe një largim i tillë i mantelbardhëve përbën një situatë shqetësuese për vendin.

Milionat që u keqpërdorën me barnat e shtrenjta

në kategorine Shëndetësi nga

Miliona euro janë keqpërdorur nga buxheti i shëndetësisë për barna të listës esenciale, duke i favorizuar operatorët ekonomikë me çmime astronomike. Një tabletë “Imatinib”, e cila përdoret për mjekimin e leukemisë, para një viti është paguar 32 euro, ndërsa e njëjta para pak ditësh është blerë me vetëm 3.69 euro.Gazeta “Zëri” ka raportuar e para në tetor të vitit të kaluar për këtë skandal financiar me ilaçe të shtrenjta, shkruan sot Gazeta “Zëri”.Miliona euro vlerësohet se janë keqpërdorur nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë vetëm në tenderët për furnizim me tableta “Imatinib”, i cili bar përpos që përdoret për mjekimin e leukemisë kronike, shfrytëzohet edhe për mjekimin e tumoreve malinje në lukth, pasi që çmimi i furnizimit për këtë institucion shtetëror ishte shumëfish më i lartë se çmimi në tregun me pakicë.Një tabletë e tillë (Imatinib), e cila para një viti i kishte kushtuar Ministrisë së Shëndetësisë, ishte blerë 32 euro, derisa çmimi në tregun me pakicë ishte katërfish më i lirë.Për çmimet e tilla astronomike të këtij bari kishte raportuar para një viti gazeta “Zëri”, ku kishte faktuar se çmimi në barnatore është dukshëm më i lirë.

Pesë mënyrat si ta parandalojmë diabetin

në kategorine Shëndetësi nga

Mënyra e të ushqyerit është padyshim një nga armët më të forta në përballjen me diabetin. Zgjedhjet ushqimore që ju bëni janë vendimtare për nivelin e sheqerit në gjak.Por një dietë universale që të vlejë për këdo, nuk ekziston. E rëndësishme është që të balanconi karbohidratet, proteinat, yndyrat, të zgjidhni ushqimet, frutat apo perimet e freskëta dhe jo ato të përpunuara, të eliminoni yndyrat shtazore.Me kohë, ju do ta kuptoni vetë se cili ushqim është i mirë për ju dhe cili jo, pavarësisht teorive të ndryshme, apo rezultateve që ka tek të tjerët.Megjithatë në raste të tilla duhet rritur konsumimi i fibrave dhe s’duhet të mungojë furnizimi me proteina. Gjithashtu, frutat që vendosen në tavolinë duhet të zgjidhen me kujdes.Bëni kujdes me zgjedhjen e ushqimeveNëse e keni gliceminën të lartë, duhet të bëni shumë kujdes me ato që vendosni në pjatë. Në fakt, më e rëndësishme është që ta mbani atë nën kontroll me anë të dietave dhe aktivitetit fizik të rregullt, për të shmangur diabetin e vërtetë. Këtu keni disa këshilla praktike të cilat duhet t’i lexoni përpara se të eksperimentoni recetat tona të shijshme kundër glicemisë.1.Para së gjithash, shmangni sheqerin, miellin dhe produktet e tjera të ëmbla që përmbajnë sasi të larta sheqernash ose yndyrash. (antipastë, merenda, brioshë, biskota, ëmbëlsira me sheqer ose me mjaltë, etj). Nuk janë të këshillueshme pjatat e para si lazanjat, kanelonit, rizotot, etj. Ushqimet e gatshme ose të ngrira, sepse shpesh janë të pasura në yndyra, po ashtu edhe picat e zëvendësuesit e bukës, por me më shumë yndyrë dhe kripë (si biskotat me kripë, paninet me vaj dhe fokaçet).2.Bëni kujdes me lëngjet e frutave dhe salcat e gatshme, të cilat shpesh përmbajnë sheqer në mënyrë që të mos thartohen. Nuk këshillohen pijet e ëmbëltuara (sepse e rrisin shpejt gliceminën në gjak), frutat e sheqerosura dhe lëngjet e frutave industriale.3.Është mirë të mos konsumohen brenda të njëjtit vakt bukë dhe makarona, bukë dhe oriz, patate dhe makarona, picë dhe patate, sepse përveçse e vështirësojnë tretjen, ushqime të tilla favorizojnë rritjen e nivelit të glicemisë, duke shkaktuar mbipeshë, shëndoshje të barkut dhe diabet.4.Si ëmbëltues mund të përdorini me kujdes fruktozën, ose stevian, e cila nuk ndikon në nivelin e glicemisë në gjak. Konsumoni drithëra (oriz, elb, tërshërë, etj) dhe derivate të tyre (bukë, makarona, kus-kus dhe miell integral).

(VIDEO) LAJM I FUNDIT: Valon Asani do të udhëheq me Repartin për Kardiologji Intervente në Tetovë

në kategorine Maqedoni/Shëndetësi/Video nga

Mjeku nga Tetova Valon Asani di vetëm për suksese në karrierën e tij profesionale. Kjo pasi e reja më e fundit është se Asani sot është emëruar udhëheqës i Repartit për Kardiologji Intervente në Tetovë. Ai është udhëheqësi i parë shqiptar për Kardiologji Intervente që dëshmon se ky repart funksionon, duke e ditur njëherësh se 99 për qind e punëve kanë qenë të kryera nga ai. Vazhdo të lexosh

Ministri Ismaili: Gjinekologjia me salla të reja të operacionit

në kategorine Shëndetësi nga

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur sot se kanë nisur investimet edhe në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.Ai ka treguar se tashmë kjo klinikë është bërë me salla të reja të operacionit, ku janë blerë tavolina operative moderne dhe llamba operative që ofrojnë ndriçim të mjaftueshëm që operacionet të bëhen pa ndonjë problem.Përveç tavolinave operative, ministri Ismaili ka njoftuar se janë blerë edhe 5 tavolina gjinekologjike, me mekanizma modern për të lehtësuar edhe punën e profesionistëve shëndetësor.“Po i japim fund edhe gjendjes jo të mirë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Për vite me radhë kjo klinikë ka funksionuar me pajisje të vjetra në sallat e operacionit, të cilat kanë vështirësuar punën e profesionistëve shëndetësorë. Kemi blerë tavolina moderne gjinekologjike, tavolina të reja operative dhe llamba operative për të gjitha sallat, për të rritur sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve”, ka thënë ministri Ismaili.Në fund, ai ka treguar se brenda pak ditëve, në këtë klinikë, do të ndërrohen edhe shtretërit për pacientët.

Shtyhet afati për aplikuesit për Listën e Barnave Esenciale

në kategorine Shëndetësi nga

Periudha e aplikimit është shtyrë për dy javë nga Komiteti teknik për revidimin e LBE për të lehtësuar bashkëveprimin ndërmjet aplikantëve dhe Sekretarisë së Komitetit, për të siguruar që aplikacionet adresojnë në mënyrë adekuate elementet kritike për përzgjedhjen: rëndësinë e shëndetit publik, efikasitetin klinik dhe sigurinë e barit të propozuar.Në punëtorinë tre ditore të mbajtur në Prishtinë nga Komiteti teknik për revidimin e Listës së Barnave Esenciale, me asistencën edhe të ekspertëve të OBSh-së, Komiteti teknik, duke marrë paraysh kërkesën e subjekteve të ndryshme farmaceutike, vendosi që afati për aplikimet për përfshirjen e barnave të reja dhe ndryshimet ose fshirjen e barnave aktualisht të listuara, në Modelin e listës të 2018 të shtyhet deri me datë 31 tetor 2018.Periudha e aplikimit është shtyrë për dy javë për të lehtësuar bashkëveprimin ndërmjet aplikantëve dhe Sekretarisë së Komitetit teknik për revidimin e LBE, për të siguruar që aplikacionet adresojnë në mënyrë adekuate elementet kritike për përzgjedhjen: rëndësinë e shëndetit publik, efikasitetin klinik dhe sigurinë e barit të propozuar.Çdo aplikim duhet të shoqërohet me një formular të kompletuar të Përmbledhjes së Informacionit të Aplikacionit, të publikuar në ueb faqen e MSH-së: msh.rks-gov.net, në rubrikën Revidimi i Listës së Barnave Esenciale.Aplikacionet mund të të dërgohen me e-mail në Sekretarinë e Komitetit teknik të Listës së Barnave Esenciale të MSh në e-mail: [email protected] si dhe ne Sekretarinë e Komitetit përmes protokollit të MSh-së në kopje fizike në formatet PDF dhe Word, pra deri më 31 tetor 2018, ndërsa Komiteti teknik është në finalizim të një forme (template) standarde, e cila do t’u lehtësojë aplikantëve formën e aplikimit.

Pikat për hundë nuk preferohet të përdoren për fëmijët nën 6 vjeç

në kategorine Shëndetësi nga

Prindërit nuk do të duhej t’i japin fëmijëve para se t’i mbushin gjashtë vjeç, ndërkaq fëmijët midis moshës gjashtë dhe 12 vjeç mund t’i përdorin vetëm nëse është e domosdoshme, paralajmërojnë mjekët.Dëshmitë të cilat konfirmojnë efikasitetin e këtyre ilaçeve janë të kufizuara, ndërkaq pasi që shumica e ftohjeve dhe e infeksioneve virusale respiratore kalojnë për shtatë ditë, mjekët rekomandojnë që problemi me hundën e mbyllur te fëmijët të zgjidhet në mënyrë tjetër.Fëmijët mesatarisht “i kapin” gjashtë deri në tetë infeksione të këtilla brenda një viti, ndërsa të rriturit dy deri në katër infeksione.Mirëpo studimet e publikuara në Revistën Mjekësore Britanike kanë treguar që edhe pse simptomat janë të pakëndshme, fëmijët nuk mund të marrin frymë siç duhet, pastaj edhe nuk mund të flenë gjumë për shkak të hundës së mbyllur, nuk do të duhej menjëherë t’i përdorni pikat.Edhe pse pikat për hundë nga klasa e dekongjestanteve do ta zgjidhin këtë problem, nuk do të duhej t’i përdorni te fëmijët, sepse nuk janë të sigurta.Në studim theksohet që “ilaçet nga klasa e dekongjestanteve nuk do të duhej t’u përshkruhen fëmijëve nga mosha gjashtë deri në 12vjeç, sepse dëshmitë për efikasitetin e tyre janë të kufizuara, mirëpo ekzistojnë edhe rreziqe të caktuara”.Mirëpo, tretjet e njelmëta janë krejtësisht të sigurta, edhe pse diç më pak efikase. Kjo do të thotë që fëmijëve mundeni në hundë t’i qitni tretje të njelmët pa kurrfarë rreziku, madje edhe kur është fjala edhe për bebet.Në rastet e tilla tretjet fiziologjike do të ndihmojnë që hunda të pastrohet.Tretja fiziologjike nuk është ilaç, por ujë medicinal “me kripë”, i cili është plotësisht i padëmshëm dhe nuk mund të dëmtojë enët e buta të gjakut as mukozën e hundës, madje edhe nëse në hundë qitet pak më shumë tretje dhe fëmija e përpin, është plotësisht i sigurt.Pikat për hundë as të rriturit nuk do të duhej t’i përdorni pa kontroll.Në sezonin e viruseve ato janë vërtet “aleate” serioze, mirëpo kurrë nuk do të duhej t’i përdorni më shumë se shtatë ditë. Në të kundërtën, kur të ndërpritni përdorimin, simptomat janë në formë të hundës së mbyllur dhe sekrecioni nga hunda do të jetë dukshëm më i keq.

Nis revidimi i listës esenciale të barnave

në kategorine Shëndetësi nga

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka filluar revidimin e listës esenciale të barnave, proces ky që pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.Me revidimin e kësaj liste tani janë duke u marrë ekspertët e shëndetësisë, të cilët do të vlerësojnë kërkesat e spitaleve për produkte medicionale dhe do të vendosin se cilat prej tyre do t’i fusin në këtë listë.“Të gjithë anëtarët e Komitetit teknik për revidimin e listës së barnave esenciale janë mjekë dhe farmacistë të deleguar nga institucionet shëndetësore nga tri nivelet e kujdesit shëndetësor (QKUK, spitalet e përgjithshme dhe Kujdesi Parësor Shëndetësor (KPSH). Në komitet janë të përfshirë edhe Shoqata për të Drejtat e Pacientëve, si dhe procesi mbikëqyret edhe nga Agjencia Antikorrupsion, shoqëria civile, Instituti Demokratik i Kosovës, instituti ‘Columbus’ etj.”, kanë thënë zyrtarë për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, shkruan Zëri.Sipas tyre, anëtarët e këtij komisioni do të vendosin për numrin e barnave të cilat pritet të futen në këtë listë.

Obiliqi i bashkohet fushatës vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit

në kategorine Shëndetësi nga

Në kuadër të muajit ndërkombëtar kundër kancerit të gjirit në Kuvendin Komunal të Obiliqit u mbajt një ligjëratë informuese dhe vetëdijesuese kundër kësaj sëmundjeje, ku ligjëruesit ndër të tjerash potencuan rëndësinë e zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje.Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë, Ibush Mjekiqi, tha se kjo ligjëratë me karakter informues, po organizohet në kuadër të fushatës vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit.“Organizatorë të kësaj ligjërate, të kësaj fushate vetëdijesuese është Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Shoqatën e Onkologëve të Kosovës, Shoqatën ‘Jeta Vita, po ashtu me sektorët tanë duke filluar prej QKMF-së, Zyrës për Barazi gjinore, sektorit për kulturë dhe grupe të tjera të përfshira në këtë aktivitet”, ka thënë Mjekiqi.Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, Nafije Latifi, tha se në kuadër të këtij muaji janë duke organizuar ligjërata nëpër komuna të ndryshme.Ajo tha se sot ka pasur interesim të madh për pjesëmarrje dhe informim nga gratë e komunës së Obiliqit dhe njëherësh tha se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje ndihmon në trajtimin më të lehtë.“Motoja e shoqatës sonë dhe e aktiviteteve është ‘Zbulimi i hershëm – mbijetesë’. Nëse zbulohet sëmundja herët, atëherë mund të trajtohet, diagnostifikohet dhe trajtohet shumë më lehtë, shumë më shkurtë dhe me shpenzime më të vogla, dhe mbijetesa, suksesi e cilësia e jetës është shumë më e madhe. Unë flas në emër të pacientëve sepse në vitin 2004 jam ataku me këtë sëmundje dhe kjo ka qenë edhe ideja që të themelohet kjo qendër për luftimin e kancerit të gjirit”, ka thënë Latifi.Ajo njëherësh inkurajoi gratë që vazhdimisht të bëjnë kontrolla ultrasonografike dhe monografike.Ndërkaq, doktor Arben Bislimi nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës, tha se është viti i tretë që po e mbajnë këtë fushatë vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit në Kosovë. Ai tha se një nga rezultatet që kanë arritur, është thyerja e tabusë ndaj kësaj teme. Ai po ashtu tha se vet fakti që tashmë po flitet për këtë sëmundje, po ua lehtëson punën drejt diagnostifikimit të hershëm, transmeton kp.“Më herët ndoshta ka qenë tabu të flitet për një kancer gjiri, kurse sot po diskutohet edhe po flitet më lehtë, edhe ne po e kemi më lehtë si profesionistë. Nuk ka parandalim tjetër për këtë sëmundje për kancerin e gjirit, nuk ka prevencë tjetër përveç zbulimit të hershëm, domethënë nuk ka formë tjetër, edhe për atë gjithmonë fokusin e kemi këtu, që ta rrisim vetëdijen, ndërgjegjen e popullatës edhe të masave të gjera që të bëjnë kontrollet e nevojshme, varësisht nga mosha”, ka thënë Bislimi.Përndryshe, muaji tetor në botë njihet si muaji ndërkombëtar i luftimit të kancerit të gjirit dhe në Kosovë është shënuar në komuna të ndryshme përmes aktiviteteve dhe ligjëratave informuese e vetëdijesuese.

Dita Botërore e Obezitetit shënohet me fushatë kundër stigmatizimit të personave obezë

në kategorine Shëndetësi nga

Me rastin e Ditës Botërore të Obezitetit, Organizata “Human Care” në bashkëpunim me “Friedrich Ebert-Stiftung” kanë organizuar aktivitet informues me qytetarët.Hana Xhemajli nga “Friedrich Ebert-Stiftung” tha kjo kampanjë është që të informohen qytetarët ndaj obezitetit dhe të ndryshohet qasja ndaj njerëzve me obezitet, pasi që te këta njerëz qasja jo e mirë ndikon edhe në mosmjekimin e saj.Ajo tha se sot po bëhet matja e sheqerit në gjak apo glukemia dhe po tregohet rrezikshmëria e saj dhe çka mund të bëhet për t’u preventuar obeziteti, raporton Ekonomia Online.“Friedrich Ebert-Stiftung në bashkëpunim me Human Care kemi vendosë në kuadër të platformës “Kosova që duam” kemi vendosë me shënu Ditën Ndërkombëtare kundër stigmatizimit të obezitetit e cila është ditë që shënohet dhe kemi vendosë me dalë në shesh me promovu pak a shumë që gjuha denigruese që përdoret ndaj njerëzve me obezitet nuk është në rregull”, tha Xhemajli.Xhemajli tha se shpreson që kjo minikampanjë të vazhdojë edhe ditëve të tjera për të qenë sa më afër qytetarëve dhe të informohen në çfarëdo lloj ndihmesë ndaj tyre, raporton EO.“Njerëzit që kanë nevojë me u shëru ndaj obezitetit, nganjëherë gjuha që përdoret si nga rrjetet sociale e mediave i ndalon ata të jenë sa më afër mjekimit dhe ne kemi vendosë që me iu qasë këtij problemi pak më ndryshe edhe pse Kosova ndoshta nuk ka probleme të mëdha shumë me obezitet, por është një eskalim, statistikat janë në rritje tek rinia”, tha ajo.Doktoresha Hana Qavdarbasha nga Organizata “Human Care” tha se kategoria e njerëzve që po interesohen rreth kësaj fushate është e ndryshme dhe reagimet e tyre janë të mira pasi që interesohen se si të mbrohen ndaj obezitetit dhe të informohen më tej.“Ne në Kosovë patjetër që kemi nevojë për sensibilizim sa më të shpeshtë, sa më të drejtë lidhur me gjendjen shëndetësore dhe meqenëse obeziteti ndikon në gjendjen shëndetësore në diabet e të gjitha edhe në anën tjetër duhet me u vetëdijesu që kontrolla e peshës ka të bëjë direkt me gjendjen shëndetësore. Nuk është vetëm pamja fizike, por ka të bëjë me diabetin, hipertensionin dhe sëmundje të tjera”, tha ajo.Qytetarja Fatmire Veseli tha se rastësisht pa këtë kampanjë dhe u interesua të dijë më shumë, pasi që sipas saj nëse duam të kemi një jetë më të gjatë dhe shëndetshme duhet të jemi më të informuar se si të ruhemi ndaj obezitetit.“Të gjithë njerëzit janë të interesuar për me e pasë një shëndet më të mirë. Për një jetë më të gjatë duhet me u marrë me aktivitete fizike. Unë zakonisht kur kam kohë unë eci në këmbë, jo me autobus”, tha Veseli.“Unë rastësisht kalova këndej, e pashë dhe më interesoi dhe duhet me u marrë jo vetëm sot, por edhe në ditët e tjera. Popullata jonë duhet me u vetëdijesu nëse duan të kenë një jetë më të mirë e më të gjatë”, tha ajo.

Ministria e Shëndetësisë dhe OBSh-ja mbajnë punëtori për listën e re të barnave esenciale

në kategorine Shëndetësi nga

Përmes punës në grupe punuese paralele, ka vazhduar sot në Prishtinë punëtoria e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) në Prishtinë lidhur me vendosjen e prioriteteve në mënyrë të drejtë për hartimin e Listës (së re) të Barnave Esenciale (LBE), transmeton Ekonomia Online.Sipas një komunikate nga ministria, anëtarët e Komitetit teknik, nën mbikëqyrjen e ekspertëve të OBSh-së, po diskutojnë dhe gjatë punëtorisë do t’i japin propozimet e tyre preliminare lidhur me revidimin e listës, e cila, pas pranimit edhe të aplikacioneve nga profesionistë dhe subjektet farmaceutike dhe shqyrtimit të tyre, si proces synohet të përmbyllet deri në fund të këtij viti.Krejt procesi do të jetë i monitoruar nga Agjencia Kundër Korrupsionit e Kosovës dhe përfaqësues nga shoqëria civile, si Instituti Columbus, KDI, etj.

Sërish mungojnë barnat nëpër spitalet publike

në kategorine Shëndetësi nga

Thuajse në të gjitha spitalet regjionale edhe më tutje janë duke munguar barnat e listës esenciale.Drejtori Klinik në Spitalin e Gjilanit, Nisret Hajrullahu, ka thënë se aktualisht janë duke munguar 22 barna nga lista esenciale.Institucionet publike shëndetësore në Kosovë vazhdojnë të mos i përmbushin të gjitha kërkesat e pacientëve sa i përket furnizimit me barna nga lista esenciale, si dhe furnizimit me material shpenzues. Për shkak të mungesës së furnizimit qytetarët detyrohen t’i blejnë vetë produktet medicinale, të cilat u nevojiten për trajtime mjekësore.Drejtori Klinik në Spitalin e Gjilanit, Nisret Hajrullahu, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se furnizimi me barna nga lista esenciale në këtë spital nuk është as 60%. Sipas tij, furnizimi me material shpenzues është edhe më i ulët.“Diku 35% është furnizimi me material shpenzues, ndërsa me barna diku 55%. 22 barna nga lista esenciale na mungojnë. Në listë esenciale janë diku më shumë se 70 barna”, ka thënë ai. Për mungesat e këtyre produkteve medicinale Hajrullahu ka fajësuar operatorët ekonomikë.“Nuk ka faj Ministria e Shëndetësisë, por këtu janë përgjegjës operatorët ekonomikë me të cilët ka kontraktuar Ministria e Shëndetësisë. Janë lidhur kontratat, por ata nuk i realizojnë ato”, ka thënë ai.

Përfundojnë me sukses brenda 15 ditësh punimet e rrugëve në QKUK

në kategorine Shëndetësi nga

Kanë përfunduar punimet e rrugëve brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të nisura 15 ditë më parë.Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është shprehur falënderues ndaj ministrit të Shëndetësisë për bashkëpunimin i cili, sipas tij, u ka mundësuar të bëjnë diçka për qytetarët që vizitojnë këto qendra shëndetësore, raporton Ekonomia Online.“Ndihem mirë që keni bërë këtë projekt që ka impakt pozitiv. Me të vërtetë ky projekt ka pasur sukses”.Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se punimet e rrugëve në QKUK kanë përfunduar me sukses.“Dihet që vijnë pacientë që ndonjëherë kanë dhimbje, është e vështirë me kalu nëpër rrugë të vështira, prandaj i them faleminderit ministrit të Infrastrukturës”.“Do të jetë shumë më komfort për pacientët”.Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se punimet janë zhvilluar në rregull dhe nuk janë bërë pengesë për pacientët apo për punën brenda QKUK-së, raporton EO.“Është një bashkëpunim që është në dobi të institucionit që reflektohet te pacienti. Po mundohemi të përmirësojmë kushtet e ofrimeve të shërbimeve shëndetësore, rregullimin e infrastrukturës. Rregullimi i rrugëve është një ndihmesë mjaft e madhe duke llogaritë që këtu qasje kanë pacientët. Kur kanë infrastrukturë është më lehtë”.Ndërsa i pyetur për hapësirat e parqeve, Ismaili ka thënë se do të merren edhe me këtë çështje që të shtohen parqet brenda QKUK-së.

Si të veproni kur thonjtë e këmbës rriten brenda lëkurës

në kategorine Shëndetësi nga

Çdokush që ka vuajtur nga irritimi i mishit të thonjve apo hyrja në mish, e dinë shumë mirë se kjo nuk është aspak e këndshme.Ky lëndim mund të jetë i vogël nga pamja, por mund të shkaktojë dhimbje tmerrësisht të mëdha dhe bezdisje.Rritja e thonjve në mish bëhet kur një thua fillon të rritet në lëkurë në formë të lakuar. Kjo lloj rritje irriton lëkurën duke shkaktuar skuqje, butësi në prekje si dhe ënjtje. Në disa raste, kjo mund të shkaktojë edhe infeksion më të madh.Çka e shkakton rritjen e thonjve brenda lëkurës? Mund të jetë trashëguese, ndonjë lëndim i këmbës apo këpucë të papërshtatshme që ndikojnë në rritjen e thonjve brenda lëkurës. Këto janë shumë të zakonshme dhe është vështirë për ti parandaluar. Për fat të mirë, nëqoftëse se ju jeni duke u ballafaquar me këtë problem, ekzistojnë preparate shtëpiake që do të lehtësojnë dhimbjen dhe sikletin tuaj. Konsultohuni me mjekun tuaj para se ti zbatoni ndonjërën nga këto metoda dhe do të vëreni se këmbët tuaja do të kthehen shumë shpejt në normale.Zhytni këmbët tuaja në ujë të ngrohtë dhe me kripë mineraleKripa “Epsom” është mineral i përbërë nga magnezi dhe sulfatet. Kjo lloj kripe ndihmon në dezinfektimin e këmbëve nga bakteriet dhe zbut lëkurën e irrituar. Përdorni ujë të vakët (jo shumë të nxehtë) dhe zhytni këmbët për rreth 15-20 minuta. Uji ndihmon në zbutjen e thonjve.Përdorni ndonjë pecetë pambuku për të parandaluar presionin mes gishtit dhe thuasPërdorni pincetë për ta kapur me delikatesë thonin dhe duke e vendosur pecetën e sterilizuar të pambuktë ndërmjet thonit dhe mishit apo lëkurës së këmbës. Vendoseni butësisht në mënyrë që thoni të mbështetet mbi pecetën. Sigurohuni që ta ndrroni pecetën rregullisht pasi ajo luan rolin e magnetit për mbledhjen e bakterieve. Kjo është një zgjidhje e përkohshme dhe duhet ta bëni vetëm nëse jeni konsultuar me mjek paraprakisht.Aplikoni krem antibiotikRregullisht aplikoni krem antibiotik në zonën ku duhet ta parandaloni infeksionin. Këmbët tona mund të vijnë në kontakt me shumë mikrobe, andaj edhe mbajeni të pastër këtë zone, sidomos kur lëkura juaj është e ndjeshme dhe e lënduar. Më pas, aplikoni një fashë për ta mbajtur gishtin tuaj të sterilizuar.Gjithashtu mund të përdorni vaj nga çaji i pemësKy lloj vaji është një dezinfektues natyral. Përdorni vetëm disa pika në gishtin tuaj për të hequr bakteriet nga hyrja dhe irritimi i thonjve brenda lëkurës.Këto preparate shtëpiake lehtësojnë në masë të konsiderueshme shqetësimin që keni. Mos provoni ta preni thellë thuan para se të merrni ndonjë këshillë mjekësore, sepse mund të shkaktojë edhe më shumë dëme në gishtin tuaj. Konsulta mjekësore është mëse e vlefshme për dhënien e metodave të sigurta për heqjen e thuas brenda lëkurës.

Haradinaj: Shëndetësia prioritet i Qeverisë

në kategorine Shëndetësi nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim pune drejtorin Ekzekutiv të Spitalit Rajonal të Pejës, Skender Dreshaj, së bashku me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Ali Berisha.Me këtë rast, Kryeministri, u njoftua nga drejtori Skender Dreshaj për gjendjen aktuale në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, i cili njëkohësisht kërkoi mbështetjen e Qeverisë për çështjet si infrastruktura e sallave dhe urgjencës, pajisjet mjekësore për funksionalizimin e të gjitha reparteve në këtë spital.Kryeministri Haradinaj duke i falënderuar të gjithë mjekët për përkushtimin e tyre në misionin që e kanë, shprehu gatishmërinë që t’iu ofrojë përkrahje në fusha që ndikojnë në mirëqenien e pacientëve.“Qeveria vazhdon ta ketë në prioritet sektorin e shëndetësisë. Fatmirësisht jemi dëshmitarë që gjendja e keqe që ka qenë me vite të tëra në këtë institucion kaq të rëndësishëm, ka ndryshuar dhe do të ndryshojë për të mirë edhe në të ardhmen”, tha Kryeministri Haradinaj, duke përmendur faktin se që në fillim të mandatit, Qeveria ka rritur buxhetin për shëndetësi dhe se tani po punohet që të ndryshojë edhe metoda e dhënies së shërbimeve, duke qenë sa më të përshtatshme për pacientët.

Ndërtimi i QKMF’së në Gjilan po punohet me intensitet të lartë

në kategorine Shëndetësi nga

Objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, i cili kap shifrën e mbi 1.4 milionë eurove si bashkëfinancim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe i Komunës,  është duke u punuar me intensitet të lartë.Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli së bashku me ish-ministrin e Shëndetësisë, deputetin Imet Rrahmani dhe bashkëpunëtorët, janë ndar të kënaqur me dinamikën dhe kualitetin e punimeve aty.“Kemi pasur vonesa në këtë projekt për shkak se do ta bëjmë një nënkalim që është lidhje direkte mes objektit të QKMF’së dhe Spitalit të Përgjithshëm. Lajmi i mirë është që po punohet me intensitet të lartë në këtë objekt, i cili është më i madhi i kësaj natyre në Kosovë, ua lehtëson punën personelit shëndetësor dhe ndikon direkt në ofrim të shërbimeve më të mira për shëndetësinë primare.  ”, ka nënvizuar Ismajli.Nënkryetari i Gjilanit pohoi se ndërtimi i QKMF së re ka qenë zotim i kryetarit Haziri dhe përmbyllë ciklin e investimeve kapitale në shëndetësinë primare.“Mund të them se po bëhet zgjidhje për 50 vitet e ardhshme për shëndetësinë primare në Gjilan”, ka deklaruar ai.

Kosova prin në rajon me numrin e të prekurve me tuberkuloz

në kategorine Shëndetësi nga

Kosova prin në rajon me numrin më të madh të qytetarëve të prekur me tuberkuloz. Së paku 700 persona kanë qenë të prekur me tuberkuloz vetëm vitin e kaluar, derisa numri i të prekurve konsiderohet të jetë i madh edhe këtë vit.Ndonëse konsiderohet si sëmundje e shërueshme, mosidentifikimi i saj me kohë konsiderohet i rrezikshëm, shkruan sot Gazera Zëri.Drejtoresha në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës (QKUK), Ilirjana Raça Bunjaku, në një prononcim dhënë për gazetën “Zëri” ka thënë se nëse sëmundja e tuberkulozit nuk diagnostikohet me kohë, atëherë ajo mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e pacientëve. Sipas saj, kjo sëmundje është infektive dhe përcillet edhe te anëtarët tjerë të familjes.“Sëmundja e tuberkulozit me vetë faktin se është sëmundje që shërohet nuk është e rrezikshme. Ministria e Shëndetësisë qe disa vite më parë së bashku me fondin ‘Global’ ka marrë një sërë masash adekuate. Në çdo qendër rajonale spitalore dhe kuptohet edhe në Prishtinë janë dispanzeret antituberkulare të furnizuara me terapi adekuate, e cila distribuohet falas te pacientët”, ka thënë ajo.

Ismaili kërkon të shtohen vizitat te nënat dhe fëmijët nëpër shtëpi

në kategorine Shëndetësi nga

Vizitat e infermiereve në shtëpi për nënat dhe fëmijët duhet të vazhdojnë edhe përkundër sfidave, tha ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, në takimin me infermieret nga 14 komunat të cilat janë pjesë e programit për vizita të nënave dhe fëmijëve në shtëpi.Ai kërkoi që infermieret të mos gjejnë arsyetime për të mos vizituar nënat dhe fëmijët nëpër shtëpi.Ismaili tha se investimi në shëndetësi është po ashtu edhe investim në suksesin e secilit.Kreu i MSh-së kërkoi që të rritet numri i grave të cilat vizitohen nga infermieret, pasi sipas tij, nënat dhe fëmijët kanë nevojë për mbështetje profesionale.“Ne e dimë që spitalet e përgjithshme e marrin vëmendjen e madhe. Mirëpo puna e palodhshme dhe ndihmën që ju e realizoni është një ndihmë shumë e madhe. Nuk ka më mirë se shëndeti i fëmijës në atë kohë me pas edhe një ndihmesë profesionale. Unë e kuptoj që keni sfida shumë të mëdha,” është shprehur Ismaili.“Vizitat në shtëpi përgjatë Kosovës kanë fillu me ra. Disa vende po bëjnë më pak se që kanë bërë. Unë po mundohem mos me gjet arsyetime. Na është mirë me gjet arsyen pse po ndodh dhe me gjet zgjidhjen ndaj arseve, e jo arsyetimeve.”“Nëse ju nuk e krijoni një vullnet dhe me mbush boshllëkun, do nana dhe do fëmijë s’kanë me i pas këto vizita. Nëse na nuk e vnojmë në qendër pacientin, nuk kemi me arrit me mbush misionin tonë. Ju lutem ta shfrytëzojmë këtë momentum të mirë. Jemi duke i parë do rritje të buxhetit, jemi duke i pa do rritje të rrogave, jemi duk e rrit buxhetin për barna, ky është momentum i mirë.”“Ra ky projekt u takun gra më pak, fëmijë më pak, një pjesë të përgjegjësisë së madhe e kem na që jemi këtu. Jam me juve, nuk jeni vet por kërkoj pak prej juve me pas aktivitet më të madh, mbusheni boshllëkun, mos lejoni me ra numri i vizitave”.Drejtori i QKMF në Gjilan, Fejzulla Berisha, duke ofruar përkrahjen sikur deri më tani. Ai tha se vizitat në shtëpi për nënat dhe fëmijët janë shumë të rëndësishëm.Ndërsa Agron Gashi nga UNICEF, tha se përkrahja për këtë projekt nuk do të mungojë.“Ne e përkrahim plotësisht këtë program. Në këtë proces shpesh herë po thojmë që jemi familje. Nuk jeni vetëm. Nuk ka kthim mbrapa. Ministri është zotu që të gjithë fëmijëve me i ofru shërbime në shtëpi. Ne si UNICEF e përkrahim ministrinë. Është shumë impresionuese me pa familjet se sa shumë e çmojnë,  kur dikush ju shkon në shtëpi. Është një punë e madhe dhe këtë punë na duhet me vazhdu,” deklaroi Gashi.Gjatë këtij viti janë realizuar 7936 vizita në shtëpi. Këto vizita aktualisht zhvillohen në 14 komuna, Prizren, Dragash, Gjakovë, Fushë-Kosovë, Lipjan, Obiliq, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj, Viti, Shtime, Dardanë, Kaçanik dhe Hani i Elezit.Deri në fund të vitit 2018 nga këto vizita pritet të përfitojnë edhe Drenasi, Vushtrria dhe Skënderaj. 

Gjilani furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal

në kategorine Shëndetësi nga

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan është furnizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, me një kontingjent të vaksinave kundër gripit sezonal në sasi prej 2 mijë dozave.Drejtori i QKMF-së në Gjilan, Fejzulla Berisha, ka konfirmuar se këto vaksina janë pa pagesë dhe do të vaksinohen të gjithë personat e moshuar dhe me sëmundje kronike.“Nga sot fillojmë aplikimin për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për këtë lloj vaksine në QKMF dhe në QMF në Dardani. Sipas nevojës vaksinat do t’i shpërndajmë edhe në qendra të tjera të mjekësisë familje dhe nëpër punkte tjera”, ka njoftuar Berisha.Sipas IKPSHK, për Komunën e Gjilanit janë të parapara 5 mijë doza të vaksinave të kësaj natyre dhe furnizimi do të bëhet në disa faza.

Kivi, fruti ideal për shëndet dhe bukuri

në kategorine Shëndetësi nga

Për shkak të një numri të madh vitaminash, përfshirë Vitaminën A, C dhe B, përfshirë edhe minerale si kalciumi, hekuri dhe kaliumi, kivi konsiderohet fruti më i shëndetëshëm.Sidomos në ditët e dimrit, kivi ndihmon për të luftuar ftohjet dhe gripin, transmeton portali arbresh.infoKaliumi që përmban ky frut ekzotik rregullon presionin e gjakut, ndërsa acidi folik sintetizon proteinat.Kivi ul kolesterolin, neutralizon radikalet e lira, rrit aftësinë mbrojtëse të trupit dhe ndihmon në eliminimin e toksinave.Por për të arritur të gjitha efektet e dëshiruara, kivi duhet të hahet çdo ditë në sasi më të mëdha, në një gjendje të freskët. Sidomos në dimër.Përpos të mirave shëndetësore, kivi është i rëndësishëm edhe për qëllime kozmetike.Ky frut përfaqëson një eliksit të përsosur kundër rrudhave. Studime të shumta kanë treguar se vitamina C dhe E stimulojnë kolagjenin dhe hidratojnë lëkurën.Kjo është arsyeja pse rekomandohet që të gjithë ata që kanë probleme me lëkurën ose rrudhat, konsumojnë rregullisht kivi në dietë.Një maskë që mund të përdoret me kivi është e thjeshtë. Ju duhet vetëm ky frut dhe kos. Përzieni mirë përbërësit dhe vendosni në fytyrën. Mbani për një kohë maskën dhe më pas lani fytyrën me ujë të vakët. Këtë lloj maske duhet ta përdorni të paktën 2 herë në muaj.

Shënohet Dita e të Moshuarve, pensionistët ankohen për pensione të ulëta

në kategorine Shëndetësi nga

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Granit Abdullahu, ka thënë se çështja e të moshuarve do të fillojë të merret parasysh pasi, sipas tij, vitet e kaluara askush nuk është marrë seriozisht me të.“Jemi krenarë që kemi moshën mesatare më të re në Ballkan, mbase edhe në Evropë vetëm 30 vjet, mirëpo askush nuk ka folur për ardhmërinë e këtyre 30-vjeçarëve dhe ata 30-vjeçarë do të jenë 60-vjeçarë. Kjo duhet të shërbejë për të mundësuar dhe përhapur kontributin e të moshuarve në familje, komunitete dhe në të gjithë shoqërinë”.“Popullsia në botë 60 vjet e lart është duke u rritur me shpejtësi. Në vitin 2050, rreth 80% e të moshuarve do të jetojnë në vende më pak të zhvilluara. Moshimi i popullsisë po ndodh paralelisht me urbanizmin. Nga viti 2007 më shumë se gjysma e popullsisë jetojnë në qytete. Në vitin 2030 kjo shifër parashihet të rritet deri në 60%”.“Asnjëherë nuk është vonë për të kundërshtuar sjelljet e rrezikshme, për të promovuar shëndetin. P.sh. ulja e pirjes së duhanit”.Sabrie Nimani, përfaqësuese e grave të moshuara nga organizata “Vita jetë”, tha se është paraqitur kërkesa shumë herë që të rimbursohen pensionet që nga koha e luftës, por sipas saj nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë, raporton Ekonomia Online.“Shumë herë është shtruar kërkesa e sindikatave që në bisedimet me Serbinë të kthehen mjetet financiare të pensionistëve të Kosovës. Por pala shtetërore nuk e shtroi asnjëherë këtë në çështjen e dialogut”.Kurse ka thënë se shpenzimet e pensionistëve janë vazhdimisht kurse pensionet janë të ulëta, madje edhe për vetë barnat e tyre.Në emër të pensionistëve të Kosovës, sekretari i pensionistëve, Hasan Berisha tha se gjeneratat e vjetra mendojnë se dinjiteti i pensionistëve është lënë pas dore, raporton EO.“Gjeneratat e vjetra, posaçërisht pensionistët kontributpagues, mendojnë se dinjiteti i pensionistëve është lënë pas dore. E fatkeqësisht edhe tash e tutje. Në 2016-ën është bërë një korrigjim i vogël, por problemet janë hala prezente. Janë 123 mijë pensione bazë që marrin, do të thotë pensione bazë që marrin, do të thotë mbi 65-vjeçarë që janë. Ndërsa kontributpagues janë 44 mijë e që gjithsej kanë 171 mijë. 171 mijë me e konvertu në 1 milion e 800 mijë del se 94 për qind janë të moshuar që realizojnë një pension simbolik”, u shpreh ai.Drejtori ekzekutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, ka promovuar vaksinimin sezonal kundër gripit, ndërsa ftoi të moshuarit pjesëmarrës që të shfrytëzojnë rastin të vaksinohen.

Të paralizuarit ecin falë elektrodës mes rruazave të shpinës

në kategorine Shëndetësi nga

Tre pacientë të paralizuar nga beli poshtë ia kanë dalë të ecin përsëri pasi që ekspertët në mes të rruazave u kishin vendosur elektroda.Një mashkull, i cili është një nga tre pacientët me fat, arriti ta kalonte gjithë gjatësinë e fushës së futbollit pas një viti ushtrimesh me ndihmën e stimulimit elektrik.Ekspertët pohojnë se pajisja e vendosur nën lëndim e ndihmon pacientin ashtu që sinjalet e humbura nga truri të arrijnë deri tek muskujt në këmbë.Ekipi amerikan i ekspertëve nga Universiteti Louisville dhe Klinika Mayo e përshkroi suksesin e tyre të pabesueshëm në revistat Nature Medicine dhe New England Journal of Medicine, përcjell sot Koha Ditore.Një nga pacientet tha se jeta i ishte ndryshuar plotësisht falë tek – no lo gjisë. “Pjesëmarrja në këtë studim e ka ndryshuar me të vërtetë jetën time, sepse më dha shpresën për të cilën nuk mendoja se ishte e mundur pas një aksidenti trafiku”, tha Kelly Thomas (23) në media.“Ditën e parë që i bëra hapat e pavarur ishte një pikë kthese emocionale në rikuperimin tim që nuk do ta harroj kurrë, sepse në një moment kam ecur me ndihmën e asistentit, ndërsa në momentin tjetër kam vazhduar vetë”.Zbulimi i lartpërmendur e ndihmoi edhe Jeff Marquisin (35 vjeç) i cili u lëndua gjatë çiklizmit, ashtu si edhe Jered Chinnockun (29), i cili arriti të mbijetojë nga fatkeqësia e shkaktuar nga saja motorike.Siç e përshkruajnë vetë ekspertët, i ashtuquajturi electropatch nuk e riparon dëmin, por me sukses i stimulon nervat në boshtin kurrizor – sinjalet e trurit kështu arrijnë në muskujt e shënjestruar dhe pacienti mund t’i kontrollojë vullnetarisht lëvizjet e tij.Megjithatë, kur stimulimi çaktivizohet, përfundon lëvizja e vetëdijshme.“Kjo u jep shpresë të madhe njerëzve që përballen me paralizë, por ende jemi në fazën shumë të hershme të hulumtimit”, përfundoi Kendall Lee, neurokirurg nga Klinika Mayo në Rochester të Minnesotas.

1 2 3 69
Shko në krye