Category archive

Bio/Organike

Gliko Me Kumbulla – Nga Ëmbëlsirat Më Të Mira Traditës

në kategorine Bio/Organike nga

Glikoja u ofrohet miqve me të hyrë në shtëpi dhe është një tregues i mikpritjes shqiptare. Foto: Flickr

Shqipëria është e njohur për glikotë e saj të mrekullueshme me fruta, por edhe me perime si patëllxhani apo edhe domatet, por ajo që pëlqehet veçanërisht, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga të huajt është reçeli apo glikoja e shalqinit.
Glikoja u ofrohet miqve me të hyrë në shtëpi dhe është një tregues i mikpritjes shqiptare.
Glikotë më popullore janë edhe ato të arrave, kumbullave, rrushit pa fara, manave, kajsive, mollëve, pjeshkave, qershive të ëmbla dhe të tharta, portokalleve e qitrove, limonëve e mandarinave.
AgroËeb.org jus jell më poshtë recetën e përgatitjes së glikosë kumbullave në Shqipëri.
Përbërësit
 1 kg kumbulla
800 gr sheqer (Nëse e preferoni shumë të ëmbël mund të shtoni edhe më shumësheqer)
2 gota ujë
2 lugë supe me gëlqere
10 gota me ujë
Disa gjethe barbarozë
Përgatitja 
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që të zgjidhni kumbulla të forta.
Më pas, përmes një thike të mprehtë largoni lëkurat e kumbullave dhe prijini me kujdes anash për t’u nxjerrë bërthamat.
Më pas, kumbullat vendosen në një enë me ujë dhe gëlqere dhe lihen aty përreth 15 minuta.
Në vijim, i largojmë nga uji me gëlqere, i kullojmë dhe i shpëlajmë disa herë me ujë të rrjedhshëm.
Nëse preferoni, brenda secilës kumbull mund të vendosni nga një bajame pa lëkurë.  (Për t’u hequr lëkurën mjafton që bajamet t’i vendosni të zjejnë për disa minuta.)
Merrni kumbullat hidhini në një tenxhere dhe vendosini të zjejnë për 15 minuta. Më pas, shtoni aty sheqerin dhe lërini të zjejnë sat ë marrin një valë.
Hiqini nga zjarri dhe lërini të pushojnë për 10 apo 12 orë.
Më pas, vendosini sërish në zjarr të zjejnë edhe për 15 minuta të tjera apo sa të marrin edhe një tjetër valë.
Lërini të pushojnë për disa orë të tjera dhe më pas vendosini sërish në zjarr të zjejnë derisa shurupi të trashet në formën e sherbetit. Në fund u hidhet dhe pak limontoz.
Largohen nga zjarri, u hidhet barbarozë dhe kur të ftohet vendoseni në kavanoza./AgroWeb.org

Çaji Kamomili Me Xhenxhefil e Kanellë – Shije Dhe Vlera Fantastike Për Organizmin

në kategorine Bio/Organike nga

Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit. Foto: Flickr

Kamomili është një nga bimët mjekësore më të shëndetshme për organizmin.
Çaji i bërë prej tij është një kurë shumë e mirë për shqetësimet fizike por edhe emocionale.
Ky çaj fantastik bimor ndihmon kundër pagjumësisë,  përmirëson sistemin imunitar dhe largon stresin.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çaji i kamomilit qetëson nervat, eliminon gazrat e stomakut, lehtëson tretjen dhe shumë më tepër.
Ky lëng plot vlera mund të shijohet veçmas por edhe duke u kombinuar me përbërës të tjerë të rëndësishëm siç është xhenxhefili.
Në këtë recetë të rekomanduar nga AgroWeb.org  do të mësoni se si të përfitoni vlerat e kamomilit në një çaj të kombinuar me lëngun e xhenxhefilit.
Çaji Kamomili Me Xhenxhefil
Përbërësit:
1 lugë çaji me lule kamomili,
1 gotë e gjysmë me ujë,
Gjysëm luge çaji me kanellë pluhur.
Një majë luge me xhenxhefil pluhur ose një copë e vogël xhenxhefili të freskët të grirë hollë.
Një lugë çaji me mjaltë  (opsionale)
Përgatitja:
Ziejeni ujin dhe fusni kamomilin.
Mbajeni për 4-10 minuta.
Më pas, shtoni kanellën dhe xhenxhefilin.
Pasi të zjejë për pak minuta, kullojeni dhe shtoni mjaltin.
Kur konsumohet gjatë darkës, ky çaj ka aftësinë të ndihmojë trupin dhe organizmin të çlodhet, e të bëhet gati për një gjumë të rehatshëm e të qetë.
Vlerat E Çajit Të Kamomilit
E sjell gjumin sa hap e mbyll sytë
Çaji i kamomilit dhe vajrat që kanë si përbërës këtë bimë përdoren gjerësisht për vetitë e tyre qetësuese.
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë provuar se përbërja kimike e kamomilit ka veti qetësuese.
Për një frymëmarrje më të qetë gjatë ftohjes
Nuk mund të themi se kamomili është një kurë për ftohjet, por ai mund të qetësojë ndjeshëm shqetësimet e shkaktuara nga simptomat.
Studimet tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infesksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Kamomili përmban elementë anti-inflamator, të cilat mund të shpjegojnë këtë efekt pozitiv.
Stres? Çfarë stresi?
Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit.
Kamomili përmban apigenin, një përbërës që ka efekte që luftojnë ankthin.
Një studim zbuloi se pacientët që përjetonin shpesh herë ankth treguan përmirësime nga marrja e ekstrakteve të kamomilit nëpërmjet kapsulave.
Kamomili ndër të tjera përdoret edhe për kurimin e dhimbjeve të stomakut, të barkut dhe si vaj për të kuruar plagët, ekzemat./AgroWeb.org

Kulaç Shtëpie Me Presh Dhe Miell Misri – Shije E Papërsëritshme

në kategorine Bio/Organike nga

Kulaçi, kjo bukë e ngrohtë dhe e shijshme shoqëron drekat dhe darkat e shumë shqiptarëve, sidomos në fshatrat e mrekullueshëm të vendit. Foto: Flickr

Kulaçi, kjo bukë e ngrohtë dhe e shijshme shoqëron drekat dhe darkat e shumë shqiptarëve, sidomos në fshatrat e mrekullueshëm të vendit.
Shija e kulaçit nuk ka të krahasuar me ato që jemi mësuar të blejmë nëpër furrat e bukës.
Ai është fantastik gjithashtu, teksa shoqërohet i ngrohtë me pak gjalpë të freskët, kos dhe djathë të bardhë.
Tradicionalisht kulaçi përgatitej nga nënat apo gjyshet shqiptare në ndonjë rast feste të veçantë, por gjithashtu edhe kur në shtëpi vinin miq e mysafirë.
Më poshtë do të gjeni një recetë të thjeshtë për përgatitjen e kulaçit në kushtet e shtëpisë, por ndryshe nga recetat e publikuara deri më tani, kjo e sotmja përmban si përbërës kryesor preshin.
Përbërësit
3 vezë
1 filxhan çaji me kos,
Gjysëm filxhani çaji me vaj ulliri,
3 lugë gjelle me miell të bardhë
1 filxhan çaji me miell misri
10 gramë pluhur pjekjeje (e gjeni në markete) 
2 lugë çaji me kripë
5 presh
3 lugë gjelle me vaj ulliri
Përgatitja
Ndizeni sobën. AgroWeb.org ju udhëzon të merrni një tigan dhe hidhni në të 3 lugë gjelle me vaj.
Shtoni preshin e prerë në copa dhe gatuajeni deri sa të zbutet ndjeshëm.
Në një enë tjetër rrihni vezët. Shtoni kosin, vajin e ullirit dhe rrihini së bashku.
Shtoni miellin e bardhë, miellin e misrit, pluhurin e pjekjes dhe kripën.
Përziejini mirë deri sa masa e përfituar të jetë kompakte.
Shtoni preshin e kavërdisur në fillim dhe përziejini sërish.
AgroWeb.org ju udhëzon të lyeni tepsinë e pjekjes me pak yndyrë dhe më pas shtoni masën e mësipërme.
Piqeni në një temperaturë prej 180 gradë deri sa sipërfaqja të marrë një nuancë të artë.
Për të kuptuar nëse kulaçi është pjekur siç duhet, ju  mund të merrni një pirun dhe ta shponi pak kulaçin në sipërfaqe.
Nëse sipërfaqja e pirunit del e pastër, atëherë kulaçi është gati dhe pjekur sa duhet.
Atë mund ta servirni duke e shoqëruar me gjalpë, djathë të freskët, dhallë ose kos./AgroWeb.org

Pse Problemet me Tretjen Shkaktojnë Stres Dhe Depresion – Çfarë Duhet Të Bëni

në kategorine Bio/Organike nga

Ushqimet e pasura me sheqer dhe yndyrna ndryshojnë ose tjetërsojnë aktivitetin kimik të trurit. Foto: Flickr

Shtimi i rasteve të njerëzve të sëmurë nga stomaku dhe nëjkohësisht nga depresioni ka shtyrë shkencëtarët të vëzhgojnë me kujdes për një lidhje mes trurit dhe stomakut.
Studime të shumta shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë vënë re se njerëzit që vuajnë nga depresioni, preken më shumë nga konstipacioni, diarea e probleme të tjera.
Sipas ekspertëve, truri dhe stomaku janë të lidhura ngushtë me njëri tjetrin.
Ura e komunikimit mes tyre bëhet nëpërmjet nervit më të gjatë në trup.
Jo pa shkas, stomaku njihet si truri i dytë në organizëm.
Çdo emocion ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin tretës.
Si Të Përmirësoni Shëndetin E Stomakut
Siç ndodh me të gjitha problemet që prekin stomakun, shpesh kura nuk qëndron tek medikamentet.
Janë ndryshimet në regjimin ushqimor që bëjnë diferencën.
Sipas ekspertëve, një regjim i shëndetshëm ushqimor ka ndikim jo vetëm tek stomaku por edhe në shërimin e depresionit.
Një regjim i shëndetshëm përbëhet nga fruta, perime, peshk dhe drithëra të plota.
Ngrënia e ushqimeve të shëndetshme e bën njeriun të ndihet më mirë.
Kjo sepse zorrët janë ndër prodhuesit kryesorë të serotoninës, hormoni që të bën të ndihesh mirë, prania e të cilit regjistrohet edhe në tru.
Ushqimet E Shpejta Shkaktojnë Depresion?
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se ushqimet e pasura me sheqer dhe yndyrna ndryshojnë ose tjetërsojnë aktivitetin kimik të trurit.
Kësisoj njeriu bëhet më i varur ndaj shijes së këtyre ushqimeve.
Mjekët këshillojnë që njerëzit të kenë kujdes me alkolin i cili gjithashtu nxit depresionin.
Sipas tyre, njerëzit duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me selenium, një mineral që pakëson depresionin dhe përmirëson humorin.
Seleniumi gjendet tek drithërat e plota, arrat dhe peshqit.
Këto të fundit janë të pasur me acide yndyrore Omega-3 të cilat mbrojnë qelizat nervore të trurit.
Aktiviteti fizik është gjithashtu një pjesë thelbësorë e shëndetit të trurit, bashkë me probiotikët të cilët përmirësojnë shëndetin e stomakut dhe të mendjes bashkë./AgroWeb.org
 
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Burimi: U.S. National Library of Medicine

Uji i Hithrës për Forcimin dhe Rënien e Flokëve – Si Ta Përdorni

në kategorine Bio/Organike nga

Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi. Foto: Flickr

Shumë njerëz përjetojnë fenomenin e rënies së shpeshtë të flokëve, sidomos në stinët e ngrohta.
Megjithëse shumë studime janë bërë ende nuk ka një specifikim të qartë se përse rënia e flokëve është sezonale.
Një problem, i cili padyshim është shqetësues për të gjithë njerëzit e vuajnë e që përpiqen me mënyra të ndryshme, ndonjëherë edhe të kushtueshme.
Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi.
Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e  flokëve.
Ashtu siç mund të ndikojë edhe përdorimi i produkteve të pasura me kimikate, disa medikamente të caktuara.
Në këtë dukuri aspak të pëlqyer ndikojnë dhe sëmundje të caktuara siç janë çregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë kurë me veti të forta me bimën e hithrën e cila forcon rrënjët e flokëve dhe parandalon rënien e tyre, si dhe një tjetë rkurë me lëngun e qepës dhe aloe verës.
Lëngu i Hithrës dhe si ta Përdorni
AgroWeb.org ju udhëzon të zjeni një grusht me hithra në 250 ml ujë për 10 -15 minuta dhe lëreni më pas të ftohet.
Përdoreni pasi të keni larë dhe shpëlarë flokët si zakonisht. Më pas masazhoni flokët me lëngun e hithrës sidomos tek pjesa e rrënjëve të flokëve dhe skalpit të kokës.
Mbajeni për rreth 10 – 15 minuta e më pas shpëlajeni. Përsëriteni këtë kurë të paktuen dy here në javë.
Lëngu i Qepës dhe Aloe Vera 
Falë nivelit të lartë të squfurit, lëngu i qepës është ndër metodat më efikase natyrale për forcimin e flokëve dhe parandalimin e rënies së tyre.
Lëngu i qepës ndihmon në qarkullimin e gjakut në rrënjët e flokëve, rigjeneron qelizat dhe redukton inflamacionin.
Si T’i Përdorni 
Aplikoni lëngun e qepës direkt në skalpin e kokës. Mbajeni ashtu për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni. Më pas, lajini flokët si zakonisht.
Një tjetër metodë është edhe përzjerja e tre lugë gjellë me lëng qepe dhe  dy lugë gjelle me gjel aloe vera. Mund të shtoni edhe një lugë vaj ulliri. Aplikoni masën në skalpin e kokës dhe lëreni të paktën për 30 minuta para se ta shpëlani.
Përdorini këto dy metoda dy apo tre herë në javë./AgroWeb.org

Problemet Me Këmbët – Treguesit e Fshehur Të Sëmundjeve

në kategorine Bio/Organike nga

Tregoni kujdes për këmbët dhe vëmendje ndaj çdo ndryshimi që pësojnë ato. Foto: Flickr

Ndonëse këmbët janë të mbuluara në shumicën e kohës, ato mund të tregojnë qartë shumë sëmundje serioze.
Bëhet fjalë për sëmundje si diabeti, tiroidja apo edhe ato kardiovaskulare.
Jini më të vëmendshëm ndaj simptomave të mëposhtme të renditura nga AgroWeb.org që të parandaloni një listë sëmundjesh, duke u konsultuar me mjekun tuaj.
Thembra të thata me lëkurë të ciflosur
Nëse përballeni me thembra dhe këmbë të thata e me lëkurë të ciflosur atëherë mund të vuani nga tiroidja.
Problemet hormonale shkaktojnë përtharjen e lëkurës thonë mjekët.
Nëse kremërat e lëkurës nuk e zgjidhin problemin atëherë AgroWeb.org ju këshillon të bëni një kontroll të tiroides.
Plagë të pashërueshme
Nëse keni puçra ose plagë të pashërueshme në këmbë atëherë mund të jeni prekur nga diabeti.
Nivelet e glukozës dëmtojnë nervat dhe qarkullimin e gjakut, ndaj ky i fundit nuk arrin tek këmbët.
Shumë njerëz që vuajnë diabeti, diagnostikohen me këtë sëmundje falë këmbëve.
Simptoma të tjera të diabetit përfshijnë mpirjen e këmbës.
Zmadhimi i gishtit të madh
Nëse e keni tepruar me alkolin apo mishin, atëherë përgatituni për një zmadhim të gishtit të madh.
Kjo ndodh falë depozitimit në rritje të acidit urik në zonën e këmbëve ose në kyçe të cilat fryhen.
Shtrembërim të këmbëve ose gishtave
Kjo ndodh kur trupi goditet nga infeksionet e mushkërive, sëmundjet e zemrës ose të zorrëve.
Indet në zonën e këmbëve enjten nga qarkullimi masiv i gjakut duke çuar në shtrembërimin dhe zgjerimin e gishtave.
Vijëzimet e thonjve
Nëse vëreni çarje, vijëzime, pika ose vrima të vogla në thonjtë e këmbës, atëherë mund të jeni prekur nga psoriaza e thoit.
Për këtë problem mund të merrni kremëra tek mjeku specialist.
Përthyerje të thoit
Thoi shtrembërohet ose përthyhet aq sa ngjan me një lugë.
Kjo është një tregues i pamjaftueshmërisë së hekurit, anemisë ose lupusit, një sëmundje që e detyron imunitetin të sulmojë qelizat, indet dhe organet.
Tregoni kujdes për këmbët dhe jini të vëmendshëm ndaj çdo ndryshimi që pësojnë ato. AgroWeb ju kueshillon të konsultoheni me mjekun tuaj nëse vëreni probleme shqetuesuese në këmbët tuaja. /AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Burimi: U.S. National Library of Medicine

Mënyra Perfekte e Pjekjes së Mishit në Shtëpi – Sekreti Që Duhet Të Dini

në kategorine Bio/Organike nga

Si traditë, mishi më i përdorur është ai i qengjit, kecit por edhe viçit. Foto: Flickr

Një sfidë e vërtetë është për amvisat pjekja e mishit në shtëpi.
Zakonisht, amvisat shqiptare përgatisin mish të pjekur në raste festash, gëzimesh familjare apo gjatë fundjavave kur të gjithë mblidhen në shtëpi.
Si traditë, mishi më i përdorur është ai i qengjit, kecit por edhe viçit.
Por pjekja e mishit në furrë në shtëpi nuk është edhe aq e lehtë.
Kjo pasi, disa herë mishi gjatë pjekjes thahet, e herë të tjera piqet nga jashtë por jo nga brenda.
Por cili është sekreti i pjekjes ideale të tij?
Gjithçka lidhet me temperaturën e pjekjes dhe kohën e pjekjes së tij.
Mishi piqet në mënyrë perfekte në nxehtësi të ulët dhe për disa orë. Në këtë mënyrë pjekja e tij bëhet e plotë, mishi i shijshëm me aromë të mrekullueshme dhe aq i shkrifët sat ë shkrihet në gojë.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë një nga mënyrat më ideale të pjekjes së mishit në nxehtësi të ngadaltë.
Marinimi i Mishit
Nëse preferoni para se ta fusni mishin për t’u pjekur, AgroWeb.org ju sugjeron ta marinoni më parë me erza të ndryshme si piper, rigon, gjethe dafine, lëng limoni dhe pak vaj ulliri.
Lerëni të marinohet përreth 2-3 orë dhe më pas vijoni me procesin e pjekjes.
Por nëse nuk e preferoni mishin te marinuar atëherë mjafton ta kriposni siç duhet e të vijoni më pas ta vendosni për t’u pjekur.
Pjekja e mishit
 Ndizeni furrën e sobës në temperaturën 80 gradë celcius.
Mishin pasi ta keni marinuar apo kriposur, vendoseni në një tepsi apo tavë.
Hidhini vetëm një gotë me ujë dhe futeni të piqet në furrë përreth 5-6 orë derisa tava të mbetet me pak nga lëngu i vet.
Nëse preferoni, për një shije edhe më fantastike, kur ta fusni për pjekje në vend të gotës së ujit mishit mund t’i hidhni një gotë verë të bardhë.
Në këtë mënyrë mishi do të piqet njëjtrajtësisht dhe do të jetë shumë i shkrifët dhe I butë me shije të mrekullueshme./AgroWeb.org

Petulla Të Shpejta me Djathë – Receta Speciale Plot Shije

në kategorine Bio/Organike nga

Të shijshme, me sipërfaqen pakëz krokante dhe të buta nga brenda, nga fëmijëria e në çdo moshë ato tërheqin shijen e kujtdo. Foto: Flickr

Nuk ka një familje shqiptare, në të cilën petullat të mos zgjojnë oreksin për t’i patur menjëherë në tavolinë.
Të shijshme, me sipërfaqen pakëz krokante dhe të buta nga brenda, nga fëmijëria e në çdo moshë ato tërheqin shijen e kujtdo.
Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim në krye të listës së gatimeve shqiptare janë petullat.
Vështirë t’u rezistosh! Të ngrohta, me pak mjaltë, sheqer pluhur a kanellë, reçel apo djathë. Por edhe pa i shoqëruar fare, me asgjë, shija e tyre e plotë të përfshin tërësisht.
Fantastike për mëngjes dhe shoqëruese të këndshme për drekë, petullat mbeten një nga gatimet speciale jo vetëm për familjen  por edhe miqtë e të afërmit
AgroWeb.org sugjeron më poshtë një recetë të lehtë dhe të shpejtë për përgatitjen e petullave me djathë në shtëpi. Një mënyrë fantastike për t’i shijuar me familjen a me miqtë.
Receta e Shijshme e Përgatitjes së Petullave të Shtëpisë
2 gota uji me miell
1 gotë uji me kos
1 kokërr vezë
Gjysmë luge kafeje me sodë
Vaj
100 gr djathë të bardhë të thërrmuar
Pak kripë
Pak gjalpë (një lugë të vogël)
Përgatitja 
Në një tas të madh hedhim vezën, kosin, kripën dhe pak gjalpë.
I rrahim fortë të gjithë përbërësit dhe më pas hedhim miellin dhe sodën.
Vijojmë t’i rrahim fortë derisa masa e brumit të jetë e njëtrajtshme, më pas shtojmë djathin e thërmuarr dhe vijojmë të rrahim brumin edhe për pak.
Brumi duhet të jetë gjysmë i trashë dhe elastik.
Hedhim vajin në një tigan, të cilin e vendosim në zjarr.
Kur vaji të jetë nxehur nisim të skuqim petullat.
Mund të përdorim një lugë për ndarjen e brumit për çdo petull.
Duhet të kujdesemi që largësia nga njëra tjetra duhet të jetë deri në 3 apo 4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet.
Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Pasi të jenë skuqur mirë vendosen në pjatë./AgroWeb.org 
Për një gatim më të shëndetshëm në vend të vajit vegjetal AgroWeb.org u sugjeron që të përdorni vaj ulliri.  

Si Të Pastroni Depozitën e Ujit që Keni në Shtëpi

në kategorine Bio/Organike nga

Për të shmangur rrezikun që mund të vijë nga uji i grumbulluar në këto pajisje, AgroWeb.org ju rekomandon që depozitën ta pastroni rregullisht. Foto: Flickr

Në mungesë të ujit të rrjedhshëm 24 orë, shumë qytetarë përdorin në shtëpitë e tyre ujë që vjen nga depozitat personale.
Por depozitat nëse nuk pastrohen shndërrohen në një vend grumbullimi për mikrobe të shumta që kontaminojnë ujin që derdhet aty duke u kthyer kueshtu në faktor rreziku për shëndetin e qytetarëve.
Për të shmangur rrezikun që mund të vijë nga uji i grumbulluar në këto pajisje, AgroWeb.org ju rekomandon që depozitën ta pastroni rregullisht.
Bazuar në udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik, AgroWeb.org sjell në këtë artikull hapat që duhet të ndiqni puer pastrimin rrënjësor të tyre.
Ky pastrim ka për qëllim që të heqë mbetjet e ngurta të cilat precipitojnë me kalimin e kohës në fund të depozitës si dhe të pastrojë faqet e brendshme të pajisjes duke përdorur dezinfektantë kimikë.
Hapat që duhet të ndiqen për pastrimin e ujit të depozitave
AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni mirë nga jashtë depozitën, duke e larë me ujë të rrjedhshëm dhe të bollshëm;
Mbyllni valvulat e tubacioneve të furnizimit me ujë;
Boshatisni plotësisht depozitën e ujit;
Zhvendosni të gjitha mbetjet që kanë precipituar në fund të pajisjes, duke përdorur doreza;
Pastroni faqet e brendshme të depozitës së ujit duke përdorur një furçë dhe pastaj një shtupë të re, në mënyrë që të garantohet një pastrim sa më i plotë i pajisjes nga brenda;
Shpëlani me ujë të rrjedhshëm me presion faqet e brendshme të depozitës, derisa të pastrohen plotësisht;
Dezinfektoni sipërfaqen e brendshme të depozitës, sipas përshkrimit të mëposhtëm:
Si bëhet dezinfektimi i sipërfaqes së brendshme të depozitave?
Pasi është pastruar nga brenda depozita, bëhet dezinfektimi i sipërfaqes së brendshme të saj sipas njërës prej dy mënyrave të mëposhtme:
Përgatitet tretësira dezinfektuese duke përdorur 1 kg klor për 5 litra ujë.
Tretësirën e përftuar e vendosim në një enë dhe me ndihmën e një shtupe të re fërkojmë të gjithë sipërfaqen e brendshme të depozitës.
Kjo tretësirë dezinfektuese duhet të lihet të qëndroje për të paktën 30 – 60 minuta.
Rekomandohet që ky veprim të bëhet para orarit të furnizimit me ujë të pijshëm nga rrjeti shpërndarës i ujësjellësit.
Shpëlahet depozita me ujë të pastër dhe të bollshëm për të eliminuar të gjithë përzierjen e klorit të mbetur në të.
Më pas bëhet dhe larja e dytë me sodë, në mënyrë që të heqim çdo mbetje të klorit por dhe ndonjë papastërti tjetër.
Duke e larë me sodë depozita do të humbasë aromën e klorit dhe në momentin që të mbushet përsëri me ujë të pijshëm do të jetë plotësisht i pastër.
Shtupën që përdorëm më parë, duhet ta lani me ujë të bollshëm për t’i larguar erën e klorit.
Me ndihmën e një ene të vogël plastike hedhim afërsisht 2 kilogram me sodë dhe ujë dhe më pas e fërkojmë me shupën e pastër.
Në fund e shpëlajmë me ujë të pastër deri sa të jemi të sigurt që i kemi eleminuar mbetjet e sodës.
Mbushet depozita me ujë të pijshëm të ujësjellësit.
Në fund depozita mbyllet hermetikisht me kapak./AgroWeb.org

Rehania e Rrushit – Shurupi i Ëmbël i Traditës

në kategorine Bio/Organike nga

Një shurup fantastik, me ëmbëlsi të mrekullueshme dhe i pasur  në vlera ushqyese gjithashtu. Foto: Flickr

Është pikërisht periudha ideale për përgatitjen e shurupit të rrushit. Traditë e veçantë e amvisave në zonat e jugut të Shqipërisë.
Një shurup fantastik, me ëmbëlsi të mrekullueshme dhe i pasur në vlera ushqyese gjithashtu.
Përgatitja e tij është trashëguar brez pas brezi e vijon edhe sot të përgatitet nga amvisat, të cilat kujdesen që rehaninë ta kenë përherë pjesë të zahireve të përgatitura për muajt e ardhshëm të vitit.
Rehania apo shurupi i rrushit është i pasur me vitamina dhe i jep organizmit fuqi dhe rezistencë ndaj virozave dhe gripit ndërsa rekomandohet edhe për shëndetin  e zemrës.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë mënyrën e thjeshtë të përgatitjes së rehanisë në shtëpi, një pije fantastike plot shije dhe vlera.
Përgatitja e Rehanisë apo Shurupit të Rrushit në Shtëpi
Përbërësit
2 kg rrush i zi
1 kg sheqer
4-5 gota ujë
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të largoni kokrrat e rrushit nga bistakët dhe më pas t’i pastroni ato me ujë të rrjedhshëm.
Vendosini kokrrat e rrushit në një tenxhere të madhe dhe shtypini të gjitha me një lugë druri.
Më pas, shtoni sheqerin në tenxhere bashkë me ujin.
Vendoseni në zjarr që zjejë rreth 1 orë.
Gjatë zjerjes përpiquni që përmes një luge të largoni shkumën që do të krijohet në sipërfaqen e tenxheres.
Përzjeheni herë pas here.
Më pas, largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
Kur të jetë ftohur, kalojeni masën në një kullorëse që të mund të hiqni farat dhe lëkurat e rrushit.
Lëngun e përftuar vendoseni sërish në zjarr të zjejë sërish derisa të trashet në formën e shurupit.
Kur të jetë gati vendoseni në kavanoza apo shishe qelqi të sterilizuara.
Rehania e rrushit përgatitet si pije duke hedhur tre lugë gjelle prej saj në një gotë me ujë.
Zakonisht për dhimbje fyti rekomandohet që të konsumohet një lugë gjelle e plotë rehanie e pa holluar.
Gjithashtu, rehania mund të përdoret edhe në kombinimin dhe përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme./AgroWeb.org

Pagjumësia Dhe Reumatizma, Vështirësitë Dhe Zgjidhjet Natyrale

në kategorine Bio/Organike nga

Reumatizma shoqërohet me dhimbje të vazhdueshme e të forta të cilat shpesh pengojnë dhe prishin gjumin. Foto: Flickr

Reumatizma shoqërohet me dhimbje të vazhdueshme e të forta të cilat shpesh pengojnë dhe prishin gjumin.
Mungesa e këtij të fundit ka ndikim të fortë në intensitetin e simptomave të sëmundjes por edhe në mirëqenien në përgjithësi.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për lidhjen mes pagjumësisë dhe reumatizmës dhe trajtimet natyrale për një pushim të qetë e pa dhimbje.
Të rriturit mbi 18 vjeç kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë në natë.
Mungesa e gjumit i përkeqëson simptomat e reumatizmës dhe artritit sepse lodhja e bën më të vështirë menaxhimin e tyre.
Si Të Përballeni Dhe Të Trajtoni Problemin E Pagjumësisë
Këshillat kryesore për të trajtuar problemin e pagjumësisë, në fillim shënjestrojnë ndryshimet në stilin e jetesës dhe më pas marrjen e medikamenteve.
Aktiviteti Fizik
Aktiviteti i lehtë fizik është një mënyrë e mirë për të pakësuar ose përmirësuar shëndetin e një pacienti të prekur nga reumatizma ose artriti.
Aktiviteti fizik përmirëson humorin dhe mirëqenien.
Ekspertët rekomandojnë që një njeri i prekur nga këto sëmundje të kryejë të paktën 2 orë e gjysmë aktivitet fizik në javë.
Fillimi duhet të jetë i ngadaltë deri në marrjen e fuqive.
Ekspertët sugjerojnë ecjen, notin, çiklizmin e të tjerë.
Më Pak Kafe
Kafeja i çel rrugën pagjumësisë, thonë shkencëtarët.
Sipas tyre, njerëzit që vuajnë nga reumatizma nuk duhet të pinë kafe pasdite ose në mbrëmje.
Shmangni Alkolin
Pirja e alkolit në mbrëmje largon gjumin ose e trazon atë.
Për më tepër, pirja e alkolit në të njëjtën kohë me ilaçet përbën një rrezik shëndetësor.
Dremitja
Njerëzit e prekur nga reumatizma duhet të shmangin dremitjen ose gjumin e drekës sepse do ta kenë më të vështirë të flenë në mbrëmje.
Në vend që të flini në drekë, dilni në ajër të pastër ose kryeni një aktivitet fizik.
Më Pak Stres
Krijoni një rutinë tuajën në mbrëmje.
Ju mund të lexoni një libër a të dëgjoni muzikë të qetë dhe relaksuese.
Mbani ditar, shkruani shqetësimet tuaja dhe hiqini nga mendja.
Higjena
Sigurohuni që dhoma juaj të jetë e pastër, e qetë dhe në errësirë.
Temperatura e ambientit duhet të jetë e freskët.
30 minuta përpara gjumit, këshillohet që të shkëpusni kontaktet me çdo pajisje elektronike.
Mos E Teproni Me Ushqimin
Nëse flini me stomakun plot, gjumi do të jetë i trazuar.
AgroWeb.org rekomandon që njeriu që vakti i darkës duhet të konsumohet të paktën disa orë përpara gjumit.
Sipas tyre, njerëzit që vuajnë nga reumatizma por që bëjnë një gjumë të mirë e të qetë kanë më pak dhimbje./AgroWeb.org

Produkti Që Ngadalëson Plakjen E Trurit – Ushqimet Ku Gjendet

në kategorine Bio/Organike nga

Ushqimet e pasura me fibër, e pasurojnë florën bakteriale në stomak. Foto: Flickr

Fibra është një element kyç i një regjimi të shëndetshëm ushqimor.
Ushqimet më të pasura me fibër janë brokoli, arrorët, tërshëra, fasule, bizelet, avokado dardhat dhe buka me drithë të plotë.
Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, ngrënia e këtyre ushqimeve vonon plakjen e trurit sepse nxit prodhimin e acideve yndyrore që luftojnë inflamacionin.
Sipas një studimi të publikuar në revistën Frontiers in Immunology, fibra është e domosdoshme jo vetëm për shëndetin e trurit por të gjithë organizmit.
Fibra Kundër Inflamacionit
Sipas studimit, me kalimin e moshës disa prej qelizave më të rëndësishme imunitare në tru bëhen tepër aktive dhe preken nga inflamacioni.
Ky i fundit është një nga shkaktarët kryesorë të humbjes së kujtesës dhe rënies së aftësive mendore.
Ekspertët thonë  se fibra lufton inflamacionin në tru dhe në stomak, të cilat kanë një lidhje të fortë me njëri tjetrin.
Fibra Është E Mirë Për Trurin
Fibra, sipas ekspertëve, lufton inflamacionin në qelizat e lartpërmendura të trurit.
Ushqimet e pasura me fibër, e pasurojnë florën bakteriale në stomak, vendi ku nisin shumë prej sëmundjeve dhe më pas shpërndahen nëpër organe.
Fermentimi i fibrës në stomak, çliron acidet yndyrore, të cilat kanë ndikim të menjëhershëm në tru duke përmirësuar kujtesën dhe eliminuar inflamacionin.
Sipas të dhënave, njerëzit konsumojnë 40 përqind më pak fibër se sa duhet.
Kjo sjell pasoja negative jo vetëm në shëndetin e trurit dhe të stomakut por edhe të gjithë organizmit.
Sa Fibër Ju Nevojitet Në Ditë
Fibra është një karbohidrat që gjendet tek ushqimet me bazë bimore.
Ajo nuk tretet dhe as përthithet por rrugëton nëpër zorrë duke e pastruar atë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, burrat kanë nevojë për të paktën 34 gramë fibër në ditë.
Gratë nga ana tjetër kanë nevojë për të paktën 28 gramë fibër në ditë, në varësi të moshës.
Adoleshentët nga mosha 14 deri në 18 vjeç kanë nevojë për 25 deri në 30 gramë fibër në ditë.
Të miturit nga 9 deri në 13 vjeç kanë nevojë për 22 deri në 25 gramë fibër në ditë.
Fëmijët nga 4 deri në 8 vjeç kanë nevojë për 16.8 deri në 19.6 gramë fibër në ditë.
Fëmijët nga 1 deri në 3 vjeç kanë nevojë për 14 gramë fibër në ditë./AgroWeb.org

Si Të Mbroheni Nga Pesticidet Te Frutat Dhe Perimet – Mënyrat Më Të Mira Të Pastrimit

në kategorine Bio/Organike nga

Edhe pse shpesh pesticidet janë të domosdoishme për produktet bujqësore, duhet të tregoni kujdes. Foto: Flickr

Në ditët e sotme shqetësimet në lidhje me ekspozimin ndaj pesticideve dhe toksinave janë të larta.
Ndikimi në shëndet i pesticideve është krejt në varësi të kimikatit të përdorur tek frutat dhe perimet, niveli  dhe kohëzgjatja e ekspozimit.
Edhe pse shpesh pesticidet janë të domosdoishme për produktet bujqësore, duhet të tregoni kujdes.
Sipas ekspertëve, fëmijët janë më të rrezikuar se të rriturit sepse trupat e tyre të vegjël janë një shënjestër më e lehtë e toksinave.
Për më tepër, ata janë të ekspozuar ndaj dyshemeve të ndotura ku zvarriten dhe mësojnë të ecin, tapeteve ku qëndrojnë ulur  e lodrave që mund të fusin në gojë.
Lexoni me kujdes rekomandimet e listuara nga AgroWeb.org. për të kufizuar ekspozimin e familjes suaj ndaj pesticideve.
Zgjidhni Frutat Dhe Perimet E Duhura
Frutat dhe perimet janë pjesë e pandashme e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.
AgroWeb.org këshillon të mundoheni të hani më shumë fruta dhe perime organike.
Nga ana tjetër, larja ose qërimi i lëkurës së frutave dhe perimeve mund të largojë disa prej pesticideve të përdorura.
Në të njëjtën kohë, heqja e dhjamit nga mishi mundet gjithashtu të eliminojë shumë pesticide.
Ushqimet Më Të Ndotura Me Pesticide
Sipas ekspertëve të ushqimit, më të ndotura me pesticide janë:
Luleshtrydhet,
Spinaqi,
Nektarinat,
Mollët,
Pjeshkët,
Rrushi,
Qershitë,
Dardhat,
Domatet,
Selinoja,
Patatet,
Specat
Ushqimet Më Pak Të Ndotura Me Pesticide
Ekspertët kanë identifikuar produktet e mëposhtme si më pak të ndotura me pesticide.
Bëhet fjalë për:
Avokadon,
Misrin e ëmbël
Lakrën,
Qepët,
Bizelet,
Shpargun,
Patëllxhanin,
Kivin,
Pjeprin,
Lulelakrën,
Brokolin
Burime Të Tjera Të Pesticideve
Pesticidet gjenden me shumicë edhe në solucionet kundër insekteve, ndotësve të ambientit, produkteve të kopshtarisë dhe të kafshëve shtëpiake.
Njerëzit që punojnë në bujqësi  dhe fëmijët e tyre janë shumë herë më të prekur nga pesticidet.
Ata rekomandohen të veshin rroba me mëngë të gjata dhe kapele kur punojnë në bujqësi.
Ata duhet të lajnë duart mirë me ujë të bollshëm përpara ushqimit, përdorimit të banjës apo celularit.
Rrobat e përdorura në punët e kopshtarisë ose bujqësisë duhen larë veçmas nga rrobat e tjera.
Lexoni këtu disa mënyra për pastrimin e frutave dhe perimeve nga kimikatet./AgroWeb.org
 
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Burimi: U.S. National Library of Medicine

Çfarë i Ndodh Organizmit Nëse i Pini Antibiotikët Me Qumësht

në kategorine Bio/Organike nga

Kalçiumi tek qumështi ndërlidhet me antibiotikun dhe pengon përthithjen e tij në stomak. Foto: Flickr

Përthithja më e mirë e antibiotikëve ndonjëherë mbetet peng i ushqimit të konsumuar bashkë me këto medikamente.Antibiotikët kanë një ndërveprim negativ me shumë ushqime dhe pije, siç është edhe qumështi apo produktet me qumësht.
Efikasiteti i tyre është në varësi të përthithjes së antibiotikëve në sistemin tretës dhe më pas rrjedhjen e tyre në qarkullimin e gjakut.
Prej këndej, antibiotikët e gjejnë rrugën në zonën e infeksionit.
Rrugëtimi i suksesshëm i antibiotikëve ndikohet nga shumë faktorë, siç mund të jetë aciditeti në stomak, yndyrnat, ushqyesit dhe prania e kalçiumit.
Përse Antibiotikët Nuk Duhen Marrë Me Qumësht
Kjo ndodh sepse kalçiumi tek qumështi ndërlidhet me antibiotikun dhe pengon përthithjen e tij në stomak.
Edhe nëse qumështi , ‘paralizon’ gjysmën e antibiotikut, organizmi merr vetëm gjysmën e dozës, gjë që vonon eliminimin e plotë të infeksionit.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët rekomandojnë që kur të merrni antibiotikë, të shmangni qumështin dhe produktet e bulmetit për të paktën 2 orë përpara dhe mbrapa marrjes së antibiotikut.
Në rastin e shumicës së antibiotikëve, ushqimi ose ndikon në uljen e sasisë së përthithjes ose nuk luan asnjë rol.
Disa antibiotikë përthithen më mirë nëse merren me ushqim sepse ky i fundit nuk ka asnjë ndikim në këtë proces.
Të dhënat ku bazohet AgroWeb.org,  thonë se pacientët që marrin antibiotikë duhet t’i ndjekin me përpikmëri udhëzimet në paketimet e ilaçeve.
Mungesa e zbatimit të këtyre udhëzimeve mund të shkaktojë probleme në kurimin e infeksionit.
Ndër ushqimet që duhet të shmangni kur merrni antibiotikë janë ushqimet acidike siç janë pijet me gaz, lëngjet e agrumeve, çokollata dhe produktet me bazë domateje.
Lëngu i qitros në veçanti ndikon shumë negativisht me disa ilaçe dhe jo vetëm antibiotikët.
Ushqimet me përmbajtje të lartë fibre siç janë thjerrëzat, fasulet dhe drithërat e plota ngadalësojnë përthithjen e antibiotikut./AgroWeb.org
 
Burimin e informacionit e gjeni në këtë link.

Kujdes – Ushqimet Që Përkeqësojnë Tiroiden e Që Duhen Shmangur

në kategorine Bio/Organike nga

Peshqit grabitqarë siç janë peshku ton, skumbria apo peshku shpatë përmbajnë shumë mërkur në organizmin e tyre. Foto: Flickr

Luhatjet emocionale, lodhja dhe irritimi shpesh tregojnë një problem me tiroiden.
Tiroidja rregullon mënyrën e çlirimit të hormoneve dhe rregullon metabolizmin.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga problemet më të shpeshta që hasen me këtë gjëndërr është hipotiroidizmi.
Ky problem ka të bëjë me funksionin e mangët të tiroides.
Hipotiroidizmi manifestohet me lodhje ekstreme, depresion, harresë dhe shtim në peshë.
Ajo rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të tumorit.
Ekspertët rekomandojnë trajtimin e këtij problemi edhe nëpërmjet ndryshimeve në regjimin ushqimor.
Teprimi me Brokoli Dhe Lakrat E Vogla
Brokoli, spinaqi, lulelakra dhe lakrat e vogla janë të shkëlqyera për organizmin.
Por nëse e teproni me to, atëherë problemet me hipotiroidizmin do të përkeqësohen.
Këto perime përmbajnë disa substanca që janë tepër aktive nëse këto ushqime hahen të gjalla.
Nëse ato i gatuani, atëherë këto substanca janë pjesërisht aktive dhe më pak të dëmshme.
Ëmbëlsirat
Akullorja, keku, biskotat e të tjerë janë padyshim të shijshme por plot me sheqer.
Sheqeri nxit inflamacionin që përbën pikënisjen e sëmundjeve kronike.
Nëse inflamacioni është i pranishëm në trup, ai dobëson imunitetin dhe e pengon atë të luftojë sëmundjet e tiroides.
Peshku Ton
Peshqit grabitqarë siç janë peshku ton, skumbria apo peshku shpatë përmbajnë shumë mërkur në organizmin e tyre.
Për pasojë, ekspertët rekomandojnë ngrënien e dy ose tre racioneve të këtyre peshqve në javë, por jo më tepër.
Jodi i tepert
Jodi i tepërt e dëmton tiroiden dhe ju bën të ndiheni më të plogësht.
Edhe në rastin e jodit, ruajtja e ekuilibrave është e domosdoshme.
Jodi gjendet tek peshqit, kripa dhe suplementët.
Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, nivelet e jodit duhen mbajtur diku tek 100-200 mkg/l.
Proshutat Dhe Salçicet
Mishrat e përpunuar siç janë proshutat dhe salçicet përmbajnë substanca artificiale që përkeqësojnë problemet me tiroiden.
Suplementët E Kalçiumit Dhe Hekurit
Si në formën e suplementëve specifikë apo edhe multivitaminave,  kalçiumi dhe hekuri ndërveprojnë negativisht me medikamentet që merrni për tiroiden problematike.
Këto medikamente duhen marrë në mënyrë strikte, në të njëjtën kohë, të paktën një orë përpara ushqimit dhe kurrë bashkë me mineralet e mësipërme.
AgroWeb.org ju rekomandon të këshilloheni me mjekun tuaj.
Buka, Drithërat, Makaronat
Njerëzit që nuk e tolerojnë glutenin që gjendet tek buka, makaronat dhe drithërat, vuajnë edhe nga një sëmundje autoimunitare e caktuar.
Kjo sëmundje e rrallë detyron sistemin imunitar të sulmojë tiroiden.
Të Skuqurat
Patatet e skuqura, mishi i pulës e produkte të tjera të skuqura në vaj e temperaturë të lartë nxisin inflamacionin që prek edhe tiroiden.
Hipotiroidizmi zakonisht prek më shumë gratë në moshë të mesme./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Burimi: U.S. National Library of Medicine

Zupa Shtëpie me Qumësht dhe Biskota – Ëmbëlsira me Shije të Lehtë

në kategorine Bio/Organike nga

Zupa shtëpie, një ëmbëlsirë krejt e lehtë, e kombinuar në mënyrë fantastike me biskota. Foto: Flickr

Zupa shtëpie, një ëmbëlsirë krejt e lehtë, e kombinuar në mënyrë fantastike me biskota për të kënaqur shijen në çdo kohë të ditës.
E shoqëruar me kafe, çaj apo duke e shijuar edhe vetëm, kjo ëmbëlsirë është ndër më tradicionalet, e përgatitur shpesh nga amvisat në shtëpi dhe një nga më të preferuarat në pastiçeritë shqiptare.
Fantastike në servirjen e saj si gosti në mikpritjen e miqve ashtu si edhe në servirjen e saj në fund të drekave e darkave familjare.
Një shije krejt tjetër, kremoze falë qumështit si përbërës kryesor të saj dhe e pasuruar me disa nga përbërësit më të shijshëm të kuzhinës, biskotat e thërrmuara por edhe arrat si gjithashtu.
AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së zupave.
Kjo është një ëmbëlsirë që përgatitjen krejt lehtë dhe shpejt për të ëmbëlsuar familjen dhe më të dashurit gjithashtu.
Përgatitja e Zupave në Shtëpi
Përbërësit 
1.5 litra qumësht
2 të verdha veze
9-10 lugë sheqer
7 lugë niseshte
1 lugë kafeje vanilje
1 pako biskota të thjeshta të thërrmuara
Një grusht arra të thërrmuara
Kanellë
Përgatitja
Si fillim, në fundin e tasave të zupave hedhim një shtresë me biskota të thërmuara.
Hedhim qumështin në tenxhere dhe e vendosim në zjarr të ngadaltë, shtojmë dy të vërdheat e rrahura të vezëvem sheqerin dhe niseshten.
Gjithë masën e përzjejmë pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të bëhet kremoze.
Kur masa bëhet kremoze shtojmë vaniljen dhe vijojmë të përzjejmë për pak sekonda.
E heqim tenxheren nga zjarri dhe nisim mbushjen e kupave.
I mbushim të gjitha me krem deri në gjysmë e më pas hedhim një shtresë me biskota të thërmuara.
Më pas hedhim pjesën tjetër të kremit duke mbushur gjysmën e kupave. Në fund shtojmë sërish një shtresë me biskota të thërmuara por edhe arra nëse preferoni.
Zupat, pasi janë ftohur futen në frigorifer dhe konsumohen të ftohta./AgroWeb.org

Mishi i Pulës me Viza të Bardha – Çfarë Duhet të Dini Kur ta Blini

në kategorine Bio/Organike nga

Në Shqipëri pjesa më e madhe e mishit të pulës vjen nga importi. Foto: Flickr

Shqiptarët po konsumojnë mish pule më shumë se ndonjëherë më parë, sepse është burimi më ekonomik dhe më i përballueshëm në treg i proteinave.
Dhe ndërsa pulat janë kthyer në një burim popullor ushqimi, nuk duhet të vijë asnjë surprizë që fermerët duhet të nxjerrin në treg produkte pule me shpejtësi rekord.
Në Shqipëri pjesa më e madhe e mishit të pulës vjen nga importi, pasi oferta vendase nuk e përballon dot kërkesën e konsumatorëve.
Por ka një efekt anësor!
Mishi i gjoksit të pulës është zakonisht me një ngjyrë rozë lehtësisht të tejdukshme.
Por nëse i keni kushtuar vëmendje gjokseve të mishit të pulës që blini në treg, sidomos atij të importuar, atëherë do të keni vërejtur disa vija të bardha në sipërfaqe.
Këto vija të bardha janë tregues i një çrregullimi anormal të muskujve të pulave të quajtur “vizat e bardha”
Nuk ekzistojnë studime që të tregojnë se një mish i tillë pule është i dëmshëm për konsumim. Por një anomali e tillë tregon për kushtet në të cilat janë rritur pulat.
Çrregullimi i Vizave të Bardha dëmton cilësinë e mishit në masën mbi 200%.
Sipas një studimi të botuar në Revistën Italiane të Shkencave të Kafshëve kjo ndosh pasi rritet përmbajtja e yndyrnave të dëmshme. Shikoni fotot AgroWeb në fund të lajmit për dallimet.
Ajo që po haset gjithnjë e më shumë tek prodhuesit e pulave të importit është fakti që pulat duhet të rriten sa më shumë dhe sa më shpejt.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, pulat nisen për në treg kur arrijnë një mesatare peshe prej mbi 2,5 kg që e arrijnë në vetëm 47 ditë.
Jo më larg se disa dekada më parë, do të duheshin 70 ditë që pulat të arrinin gjysmën e asaj peshe.
Pse po ndodh? Kërkesa në rritje për pula është përgjegjësja e kësaj situate. Qendrat kërkimore raportojnë se konsumi mesatar i pulave është rritur disa herë më tepër krahasuar me vitet 70.
Çfarë mund të bëjnë konsumatorët për të? Zgjidhja është relativisht e lehtë: Kontrolloni mishin para se të blini atë. Vizat e bardha janë të lehta për t’u dalluar dhe për t’u shmangur nga konsumatorët./AgroWeb.org
Zgjedhje e Mirë

Zgjedhje e Dyshimtë

Supa e Sulltanit – Mrekulli për Shijen dhe Shëndet të Mirë

në kategorine Bio/Organike nga

Është e lehtë dhe e mrekullueshme në shije ashtu si dhe e pasur me vlera ushqyese. Foto: Flickr

E ka emrin supa e Sulltanit sepse ka qenë ndër recetat e veçanta që përgatitej më shpesh e shtrohej në tryezën e Sulltanit shekuj e shekuj më parë, madje edhe kur ai priste miq apo shtronte gosti.
Sot, kjo recetë, e njohur në mbarë botën përgatitet kudo nga amvisat në kuzhinën e tyre deri tek restorantet më prestigjiozë.
Është e lehtë dhe e mrekullueshme në shije ashtu si dhe e pasur me vlera ushqyese.
Shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me gatime të ndryshme, sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, byrekë të ndryshëm shtëpie, bukë të thekur etj.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën e përsosur të kësaj supe, e cila padyshim do të shndërrohet në më të preferuarën e amvisave dhe gjithë familjes.
Përgatitja e Supës së Sulltanit
Përbërësit 
3-4 thela pule
2 lugë gjelle gjalpë të freskët (Për një gatim më të shëndetshëm, AgroWeb.org ju sugjeron përdorimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër)
 2-3 lugë gjelle miell gruri
1 gotë me qumësht të vakët
4-5 lugë gjelle bajame të thërrmuara
2 të verdha veze
Lëngu i një limoni
Piper
Kripë
Përgatitja
AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni thelat e pulës në një tenxhere.
Vendoseni tenxheren në zjarr dhe kthejini thelat nga të dyja anët derisa t’u thahen lëngjet, kaurdisini me pak gjalpë ose vaj ulliri.
Më pas shtoni rreth 1 litër ujë dhe lërini të ziejnë derisa mishi të zbutet.
Pasi mishi i pulës të ketë zjerë, largojeni nga texherja dhe copëtojeni mishin në fije-fije duke larguar kockat.
Lëngun e pulës ruajeni për të përgatitur supën.
Lëngun e pulës kalojeni në një tas dhe vendoseni tenxheren në zjarr mesatar.
AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni shtoni gjalpin, lëreni sa të shkrijë por kujdes që të mos digjet.
Sapo të shkrijë shtoni miellin, përzjeheni për 2-3 minuta derisa mielli të zverdhet pak.
Më pas, pak e nga pak shtoni qumështin e vakur dhe mos e ndaloni përzjerjen e masës. Për t’i përzierë sa më mirë mund të përdorni një rrahëse vezësh.
Pasi të keni shtuar qumështin, shtoni lëngun e pulës dhe vijoni akoma t’i përzjeni.
Shtoni në fund copat e pulës, bajamet e thërrmuara, kripën dhe piperin. Lëreni të zjejë aq sa supa të trashet mjaftueshëm. Përzjeheni herë pas here.
Pasi ta keni hequr nga zjarri, në një tas rrihni të verdhat e vezëve bashkë me lëngun e limonit.
Shtoni në po të njëjtin tas një garuzhde me lëngun e supës dhe përzjeini mirë të gjitha bashkë, në mënyrë që vezët të mos priten kur t’i shtoni në tenxheren me supë.
Shtojeni masën e vezëve dhe limonit të përzjerë me lëngun e supës ne tenxhere.
Përzjeheni mirë dhe vendoseni në zjarr edhe për 4-5 minuta.
Më pas, përzjeheni, largojeni nga zjarri dhe shërbejeni kur është ende e ngrohtë.
Për më shumë shije, kur ta shërbeni sipas preferencës spërkateni me pak majdanoz të grirë hollë dhe me disa pika gjalpë të shkrirë./AgroWeb.org

Bima Mjekësore Që Ju Duhet Për Shëndetin E Stomakut Dhe Trurit

në kategorine Bio/Organike nga

Mentja ka aftësi qetësuese për stomakun, falë përmbajtjes së mentolit që qetëson muskujt në këtë sistem. Foto: Flickr

Gjethet e mentes konsiderohen si një barishte aromatike për pije të caktuara ose për qetësimin e stomakut.
Në të vërtetë, gjethet e mentes ofrojnë një pasuri të madhe vlerash, mineralesh, vitaminash dhe përfitimesh shëndetësore që shkojnë përtej qetësimit të stomakut.
Studimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org,  kanë konfirmuar se gjethet e mentes përmirësojnë funksionet e trurit, përmirësojnë shëndetin e sistemit tretës dhe rivendosin ekuilibrat hormonalë.
Përfitimet Që Merr Organizmi Nga Gjethet E Mentes
Përmirësimi i Shëndetit Të Sistemit Tretës
Mentja ka aftësi qetësuese për stomakun, falë përmbajtjes së mentolit që qetëson muskujt në këtë sistem.
Mentja është veçanërisht e mirë për njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar.
Ky problem manifestohet me dhimbje abdominale, konstipacion, diare, të përziera, fryrje dhe kontraktime.
Kundër Të Ftohurës
Mentoli është përbërës i shumë medikamenteve kundër të ftohurës.
Ai besohet të ketë aftësi të zhbllokojë rrugët e frymëmarrjes gjatë të ftohurës dhe të përmirësojë frymëmarrjen në përgjithësi.
Mentja si barishte rekomandohet të përdoret për të zbutur simptomat e të ftohurës.
Higjena E Gojës
Gjethet e mentes largojnë erën e keqe të gojës por edhe mikrobet dhe bakteret që gjenden aty.
Ju mund të përtypni disa gjethe ose mund të pini çaj menteje dhe nenexhiku për të përmirësuar higjenën dentare.
Funksionet E Trurit
Studimet shpjegojnë se aroma e mentes mund të përmirësojë fuqinë e trurit dhe aftësitë e tij.
Kjo aromë që vërehet tek mentja dhe nenexhiku apo barishtet e tjera të të njëjtës familje përmirësojnë kujtesën dhe vëmendjen.
Disa studime të tjera, ku bazohen te dhënat e AgroWeb.org,  thonë se aroma e mentes apo nenexhikut largon lodhjen dhe ankthin por edhe stimulon sistemin qendror nervor.
Mentja Për Tretjen
Problemet me tretjen shkaktojnë kaos në organizëm.
Ato shoqërohen me simptoma si urthi, të përzierat dhe dhimbjet abdominale.
Studimet thonë se vaji esencial i mentes dhe nenexhikut përshpejton eliminimin e mbetjeve ushqimore nga stomaku dhe përmirëson tretjen.
Përdorimi i këtij vaji vërehet në shumë raste serioze të problemeve me tretjen.
Menten ju mund ta përdorni në shumë receta të ndryshme dhe jo vetëm në çaj.
Ndonëse ajo mund të konsumohet në sasi të vogla, mentja dhe simotrat e saj janë burime të mira të vitaminës A, hekurit dhe manganit.
Në mjekësinë popullore kineze, gjethet e mentes janë të dobishme për shëndetin e mëlçisë, mushkërive dhe sistemmin tretës.
Menten mund ta mbillni në shtëpi njësoj si bimët e tjera si borzilok, majdanoz etj. Farat ose fidanët i gjeni në tregun e fshatarëve.
Përgatitja e çajit
Në 250 mililitra ujë të vluar hidhni 5-6 gjethe menteje.
Pasi të ziejë hiqeni nga zjarri dhe mbulojeni enën me një kapak për 5-10 minuta.
Mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë, duke i shtuar mjaltë sipas dëshirës./AgroWeb.org

Kek Shtëpie me Kos – Receta e Lehtë Plot Ëmbëlsi

në kategorine Bio/Organike nga

Keku me kos është një recetë e thjeshtë, e ëmbël e cila përgatitet krejt thjeshtë dhe pa shumë mundim. Foto: WebLibrary

Një recetë e thjeshtë, e ëmbël e cila përgatitet krejt thjeshtë dhe pa shumë mundim.
E shijshme dhe e kombinueshme në mënyra të ndryshme, me fruta të thata, arra, bajame, lajthi, fruta të freskëta, por edhe akullore me shije të ndryshme.
Më poshtë, AgroWeb.org ju sjell recetën fantastike të kekut me kos krejt lehtë në kushtet e shtëpisë.
Nëse preferoni, gjatë përgatitjes së brumit mund ta shtoni pak banane të prerë në kubikë apo fruta të tjera që preferoni.
Një kombinim tjetër interesant i këtij keku është përdorimi i pak arre kokosi të grirë gjatë përgatitjes së brumit
Përgatitja e Kekut me Kos
Përbërësit
2 gota uji me miell gruri
2 kokrra vezë
1 gotë uji sheqer
2 filxhan kafeje kos
2 filxhanë kafeje gjalpë të tretur  (për një gatim më të shëndetshëm, AgroWeb.org ju këshillon përdorimin e vajit të ullirit, madje edhe në rastin e ëmbëlsirave)
2 lugë gjelle lëkurë limoni apo portokalli e grirë
½ e lugës së kafesë me sodë buke
1 filxhan kafeje me arra të thërrmuara (sipas preferencës)
Një lugë sheqer pudër
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon që në një tas të rrihni vezët me sheqerin.
Në vijim shtoni kosin, gjalpin e tretur, lëkurën e limonit ose portokallit, arrat e thërrmuara dhe nëse dëshironi edhe fiq të thatë të grirë hollë.
E gjithë masa përzihet mirë.
Më pas, sitet mielli, përzihet me pak sodë buke dhe i hidhet masës së përgatitur.
Brumi nuk duhet të rrihet shumë që të mos bëhet elastik.
Pastaj hidhet në një formë keku apo tepsi të lyer më parë me pak vaj dhe të pudrosur me miell.
Piqet në furrë përreth 35-40 minuta në 180 gradë.
Lihet të ftohet pak, hiqet nga tava dhe sipër i hidhet sheqer pudër.
Gjatë përgatitjes së kekut një pjesë e tij mund të përzihet sipas preferencës me kakao dhe i hidhet sipër, kurse pjesa tjetër lihet e bardhë./AgroWeb.org

Mënyra Perfekte e Përgatitjes së Kulaçit të Butë në Shtëpi

në kategorine Bio/Organike nga

Kulaçi i shtëpisë është një ndër recetat më tipike tradicionale shqiptare, e trashëguar brez pas brezi. Foto: Flickr

Kulaçi i shtëpisë është një ndër recetat më tipike tradicionale shqiptare, e trashëguar brez pas brezi.
Por shpesh amvisat hasin vështirësi në përgatitjen e tij, pasi herë del i thatë e here të tjera i qullët.
Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org mënyrën ideale të përgatitjes së kulaçit njëlloj siç e përgatisnin gjyshet dikur.
Përgatitja e Kulaçit në Shtëpi
Përbërësit 
1 kg miell
2 kokrra vezë
1 lugë gjelle me kripë
1 lugë çaji sodë buke
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
500 gramë kos
Përgatitja e kulaçit
Mielli hidhet i gjithi në një enë të gjerë.
Në mesin e miellit hapet një gropëz dhe anash miellit shtoni kripën dhe sodën rreth e rrotull.
Më pas shtoni në gropëzën që keni hapur vezët e plota ndjekur nga kosi dhe vaji i ullirit.
Ju mund të zgjidhni kos dhie ose dele për këtë recetë.
Përziejeni miellin me të gjithë përbërësit e tjerë duke përdorur një lugë druri.
Shtoni edhe pak ujë të vakët që të lehtësoni formimin e brumit të kulaçit.
Më pas hiqeni lugën dhe punojeni masën me duar deri sa brumi i krijuar të jetë i njëtrajtshëm.
Kur brumi të jetë forcuar, jepini formën e një topi dhe punojeni sërish me duar.
Hiqeni brumin nga ena dhe vendoseni në sipërfaqen e gurtë ose të mermerit që keni në kuzhinë.
Sekreti i një kulaçi të shijshëm qëndron tek përpunimi i vazhdueshëm dhe i njëjtrajtshëm i brumit.
Më pas merrni një tepsi rrethore ose drejtkëndore dhe lyejeni me vaj.
Merreni brumin dhe futeni në tepsi duke e shtrirë me dorë deri sa të puthitet në çdo cep të sipërfaqes së enës së pjekjes.
Pasi brumi i kulaçit të jetë përhapur mirë, përdorni një pirun të pastër për t’i dhënë forma dhe trajta sipërfaqes së tij.
Futeni tepsinë në furrë dhe piqeni për 30 minuta në 250 gradë.
Me këtë brumë ju mund të përgatisni një kulaç të madh ose kuleçë të vegjël./AgroWeb.org

Mungesa E Këtyre Ushqimeve Nxit Shfaqjen e Sëmundjeve të Këqija

në kategorine Bio/Organike nga

Brokoli dhe perimet e të njëjtës familje si lulelakra apo lakrat e brukselit, cilësohen produktet më të mira. Foto: Flickr

Konsumi i frutave dhe perimeve për mbrojtjen e organizmit nga inflamacioni apo sulmet e jashtme është gjithnjë një hap i mirë.
Të gjitha frutat dhe perimet janë të shëndetshme për mirëqenien tonë fizike dhe mendore.
Por, sipas të dhënave të AgroWeb.org, disa perime në veçanti janë më të mira për trupin dhe kundër tumoreve veçanërisht të zorrës.
Një studim i publikuar në revistën mjekësore Immunity, zbuloi se njerëzit që konsumojnë më shumë lakra, lulelakër e lakra të vogla, ose siç quhen lakra Brukseli, janë më të mbrojtur.
Një regjim ushqimor që nuk përfshin këto perime e bën njeriun një shënjestër më të lehtë të kësaj sëmundjeje.
Sipas studiuesve, të cilave u referohet AgroWeb.org, metabolizimi i këtyre perimeve shoqërohet me formimin e një substance. Kjo substancë pengon zhvillimin e tumoreve në trup.
Studiuesit kanë qenë gjithnjë të vetëdijshëm për rolin e perimeve të tilla kundër inflamacionit. Por zbulimi i këtij mekanizmi mbrojtës është diçka e re.
Njerëzit që nuk konsumojnë këto perime, preken më lehtë nga inflamacioni i zorrëve, i cili përbën pikënisjen e sëmundjeve të këqija.
Më Shumë Perime në ushqimin tuaj
Shkencëtarët thonë se konsumi i perimeve të lartpërmendura është i këshillueshëm për njerëzit e predispozuar të preken nga sëmundjet tumorale.
Ato duhet të jenë prioritet sepse shmangin këto sëmundje që në gjenezë, pra duke penguar formimin e inflamacionit në stomak dhe në gjithë trupin.
Këto perime i bëjnë mirë organizmit dhe shmangin një sërë sëmundjesh të tjera.
Këtu përfshihet artriti, disa lloje tumoresh, diabeti, sëmundjet e zemrës e të tjera.
Perimet në fjalë e mbrojnë organizmin edhe nga sëmundjet e trurit që janë të lidhura me inflamacionin në stomak.
Perimet e familjes botanike Brassica përfshijnë brokolin, lulelakrën, lakrat e vogla, lakrën e shumë barishte të egra.
Vlerat e tyre qëndrojnë të paprekura nëse i gatuani të pjekura ose të kavërdisura shumë lehtë me pak vaj ulliri dhe kripë./AgroWeb.org
 
Burimin e informacionit e gjeni në këtë link.

Jahni Tradite Plot Shije Me Mish Viçi dhe Qepë

në kategorine Bio/Organike nga

Dikur ishte pjata e parë me të cilën, nënat dhe gjyshet mirëprisnin miqtë në tryezat e shtruara plot për dreka apo darka. Foto: Flickr

Pa dyshim, jahnia shqiptare është ndër pjatat më të shijshme, të cilën amvisat kujdesen ta përgatisin përherë në familjet e tyre.
Dikur ishte pjata e parë me të cilën, nënat dhe gjyshet mirëprisnin miqtë në tryezat e shtruara plot për dreka apo darka.
Kjo pjatë tipike shqiptare, e trashëguar me mjeshtëri brez pas brezi sjell shije dhe shëndet në tryezat familjare.
E gatuar në zjarr të ngadaltë sipas traditës, ajo mbush gjithë kuzhinën me aromën e saj fantastike të ndezur nga gjethet e dafinës, erëza karakteristike e kësaj pjate të shijshme.
AgroWeb.org sjell më poshtë recetën speciale të jahnisë që sigurisht nuk duhet t’i mungojë menusë së çdo tryeze shqiptare.
E plotë në shije, tradicionale e mbi të gjitha e shëndetshme, jahnia shqiptare shoqërohet në mënyrë fantastike me bukë të ngrohtë shtëpie dhe turshi, pure patatesh, pilaf dhe perime të furrës.
Jahnia E Shijshme Krejt Lehtë në Kuzhinën Tuaj 
Përbërësit
1-1/2 kg tul mish viçi (i prerë në copa afërsisht 5 cm)
3 qepë mesatare të grira hollë
1 kokërr mesatare patate të prerë në kubikë (mund edhe mos ta shtoni, sipas preferencës)
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 gjethe dafine (të thata ose të njoma)
2 domate të grira
2 lugë gjelle salcë domate (sipas preferences)
300 ml ujë
kripë
piper
Uthull
Kujdesi në Përgatitjen e Mishit 
Me ndihmën e një letre kuzhine, AgroWeb.org ju udhëzon që të thani të gjitha lëngjet e mishit.
Më pas, vendosni një tenxhere me bazament të gjerë në zjarr dhe hedhim vajin e ullirit.
E lëmë të nxehet pak dhe hedhim mishin duke e kaurdisur derisa të skuqet fortë.
Mishin e kavërdisim përreth 10 minuta derisa të skuqet mirë nga të gjitha anët.
Më pas shtojmue në tenxhere qepët e grira.
I kaurdisim derisa t’iu ulet volumi dhe të marrin një ngjyrë të verdhë të artë, më pas shtojmë patatet e prera në kubikë dhe i kaurdisim bashkë, e më pas domatet.
I kaurdisim derisa volumi i domateve të bjerë.
Shtojmë salcën e domateve, kripën, një lugë uthull, piperin dhe gjethet e dafinës. Kaurdisini dhe shtoni ujin.
Në momentin që masa nis të vlojë, ulni zjarrin duke lënë që gjella të gatuhet në nxehtësi të ngadaltë.
Tenxheren mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziejë në zjarr të avashtë, derisa mishi të jetë i butë.
Nëse doni që jahnia të jetë edhe më e lëngshme mund të shtoni edhe pak ujë tjetër, kjo varet nga preferenca juaj.
Kjo pjatë serviret e ngrohtë dhe për t’i shtuar edhe më shumë shijen mund t’i hidhen edhe disa pika uthull sipër./AgroWeb.org

Uji i Ftohtë Kundrejt Ujit të Ambientit – Cili Është Më i Mirë Për Shëndetin

në kategorine Bio/Organike nga

Uji është i domosdoshëm për të parandaluar dehidratimin. Foto: Flickr

Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.
Ai nevojitet për tretjen e ushqimit, për transportin e ushqyesve në qeliza dhe për të ulur temperaturën e trupit.
Uji është një përbërës kryesor i muskujve dhe organeve.
Këto janë disa prej arsyeve përse hidratimi është shumë i rëndësishëm, sidomos në këto ditë që temperaturat janë tepër të larta.
Lexoni më poshtë të dhënat e AgroWeb.org se çfarë uji duhet të përdorni në raste të ndryshme.
Përfitimet Shëndetësore të Ujit në Teperaturë Ambienti
Përmirëson Tretjen
Sipas studimeve, ju duhet të pini një gotë ujë në temperaturë ambienti herët në mëngjes.
Kështu do të aktivizoni sistemin tretës. Gjithashtu ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut.
Detoksifikon Trupin
Nndihmon trupin tuaj të heqë toksinat e dëmshme. Pirja e ujit me temperaturë ambienti parandalon aknet dhe probleme të tjera të lëkurës.
Për të përmirësuar më tej efektin e tij, shtrydhni një gjysmë limoni në ujë.
Për Frymëmarrjen
Jo shumë njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se uji i ambientit është i mirë për njerëzit që vuajnë nga bllokimet e hundës dhe të fytit. Ai vepron si një pastrues natyral i traktatit respirator.
Kundër Dhimbjeve
Ndërsa uji i ambientit rrit qarkullimin e gjakut, ai mund të shërbejë si një ndihmë e shkëlqyer natyrore për të siguruar lehtësim nga dhimbja.
Prandaj, nëse jeni duke përjetuar dhimbje të shpeshta koke apo trupi, pini ujë ambienti.
Përfitimet Shëndetësore të Ujit të Ftohtë
Pas Aktivitetit Fizik
Është një fakt i njohur se gjatë stërvitjes, temperatura e trupit tuaj rritet. Për të ulur temperaturën e trupit pas stërvitjes, rekomandohet të pini ujë të ftohtë.
Lufton Drobitjen nga Vapa
Pirja e ujit të ftohtë gjatë verës është e mirë për shëndetin tuaj. Uji i ftohtë absorbohet shpejt nga trupi në krahasim me ujin e ngrohtë.
Për Humbje në Peshë 
Parimi kryesor për humbje peshe është të rrisni metabolizmin tuaj.
Duke pirë ujë të ftohtë ju digjni më shumë kalori, madje edhe banjot me ujë të ftohtë nxisin metabolizmin tuaj.
Uji i Ftohtë Kundrejt Ujit të Ambientit
Studimet e fundit të cilave u referohet AgroWeb.org nuk rekomandojnë të pini shumë ujë të ftohtë, pasi ai shkakton tkurrje të muskujve.
Nga ana tjetër, pirja e ujit të ambientit rrit qarkullimin e gjakut së bashku me mbrojtjen e organeve nga dëmtimi.
Kjo është arsyeja pse shumica e mjekëve rekomandojnë ujin në temperaturë ambienti për shëndetin.
Megjithatë, në një ditë të nxehtë, ju mund të pini ujë të ftohtë pasi freskon temperaturën e trupit tuaj më shpejt.
Disa këshilla nga AgroWeb.org
Mos pini kurrë ujë të ftohtë kur hani ushqim. Kur pini ujë të ftohtë menjëherë pas ngrënies ose së bashku me një vakt, trupi juaj shpenzon shumë energji. Kjo ngadalëson procesin e tretjes.
Shmangni pirjen e ujit të ambientit pas stërvitjes. Ndërsa temperatura e trupit tuaj është tashmë e lartë pas stërvitjes, pirja e ujit të ftohtë do të ulë temperaturën e trupit tuaj./AgroWeb.org

Biskota me Shurup dhe Arra – Receta e Ëmbël e Shtëpisë

në kategorine Bio/Organike nga

Biskota me Shurup dhe Arra. Foto: Flickr

Duke u munduar që të gjejmë një recetë sa më të veçantë, rastisëm tek këto ëmbëlsira delikate me arra dhe shurup.
Origjina e saj thuhet se janë vendet e Lindjes, aty ku ka marrë dhe emrin e veçantë: biskota të fshehta. Kjo për arsye se në mesin e tyre ato fshehin arra të bluara, që surprizojnë me shije këdo që i provon.
AgroWeb.org sjell për ju mënyrën se se si t’i përgatisni fare lehtë në shtëpitë tuaja biskotat e fshehta me shurup dhe arra për t’i provuar kurdoherë.
Përgatitja e Biskotave me Shurup dhe Arra
Përbërësit  
150 g gjalpë në temperaturën e ambientit
¼ e gotës së ujit me vaj ulliri
3-4 gota uji me miell
1 lugë çaji me sodë buke
3 lugë gjelle me kos (për t’i dhënë shijen autentike AgroWeb.org ju sugjeron të përdorni kos të përgatitur në shtëpitë tuaja)
½ e gotës së ujit me arra të bluara.
Përbërësit për përgatitjen e shurupit
3 gota me ujë
2 gota e gjysmë uji me sheqer
1 lugë çaji me lëng limoni
Përgatitja 
Në një tas të madh përzjeni gjalpin, vajin e ullirit, kosin dhe sodën e bukës.
Me ndihmën e telit të kuzhinës, AgroWeb.org ju udhëzon të përzjeni përbërësit derisa soda e bukës të jetë tretur plotësisht.
Më pas shtoni miellin pak nga pak, duke e punuar masën që do të formohet si fillim me tel, dhe në fund me duar.
Brumin do ta punoni derisa ai të mos ngjisë në duar. Nëse ju nevojitet mund t’i shtoni dhe pak miell, por kujdes brumi nuk duhet të jetë i fortë.
Ndajeni brumin në 23 porcione të barabarta, punojeni derisa t’i jepni formë të rrumbullakët.
Më pas shtypni arrat derisa të jenë bluar në copëza shumë të vogla, por jo që të bëhen pluhur.
Merrni topthin e parë, hapeni me dorë sa të formoni një petë të vogël.
Shtoni në mesin e tyre një lugë çaji me arra të bluara dhe më pas mbylleni në mënyrë që arrat të mos bien.
Kështu do të veproni dhe për pjesën tjetër të mbetur të brumit.
Hapi tjetër është ai që i jep biskotave dhe formën e tyre unike.
Me ndihmën e një kulloreje metalike apo rendeje, do të kaloni lehtë biskotat pa i carë. Ushtroni aq forcë në sipërfaqen e rendes sa brumi të marri formën e vrimave të saj.
AgroWeb.org ju sugjeron dhe një mënyrë më të lehtë. Me një pirun krijoni disa vijëzime në sipërfaqen e biskotës, njëherë vertikalisht e më pas hirizontalisht.
Kështu do të formoni krejt lehtë katrorët e vegjël të biskotave.
Në një tavë të lyer me pak vaj, vendosni biskotat me radhë me distancë nga njëra tjetra.
Piqini në furrë të parangrohur me 180 gradë Celsius, derisa biskotat të kenë marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqen e tyre.
Ndërkohë në një tenxhere të vogël hidhni sheqerin, ujin dhe lëngun e limonit, dhe vendosni në zjarr derisa të zjejë.
Lëreni të vlojë dhe për 2 minuta, kështu do të avullojë dhe uji i tepërt, duke e rritur përqëndrimin e shurupit tuaj.
Pasi t’i keni nxjerrë biskotat nga furra, lërini të ftohen përreth 20 minuta.
Më pas hidhini shurupin e ngrohtë të përgatitur sipër, dhe lërini biskotat që të përthithin sherbetin.
Biskotat do të jenë të shkrifta dhe sapo t’i provoni do të shpërthejnë në shije mahnitëse./AgroWeb.org

Shko në krye