Category archive

Diaspora

Mbrëmje e paharrueshme artistike me Shkëlzen Dolin e Flaka Gorancin

Diaspora nga

Nën tingujt e violinistit të mirënjohur Shkëlzen Dolit dhe mezosopranos Flaka Gorancit, në Vjenë të Austrisë filloi kremtimi i 25 vjetorit të themelimit të Misionit Katolik Shqiptarë në Austri

E Shtunë, 17 Nëntor 2018 – 14:30
Arben Gjinaj

Një mbrëmje mbresëlënëse artistike është mbajtur të premten në kishën katolike shqiptare para komunitetit shqiptarë dhe austriak në Vjenë të Austrisë.
Nën tingujt e violinistit të mirënjohur Shkëlzen Dolit dhe mezosopranos Flaka Gorancit, në Vjenë të Austrisë filloi  kremtimi i 25 vjetorit të  themelimit të Misionit Katolik Shqiptarë në Austri.

Dy artistët tanë të udhëhequr nga dirigjenti  Michael Maciaszczyk dhe  orkestra e Dhomës (Das Österreichische Kammerorcheste) për rreth dy orë para publiku shqiptar dhe austriak, dhuruan një koncert të paharrueshëm të muzikës klasike duke interpretuar vepra të njohura të kompozitorëve me famë botërore e deri të veprat e pavdekshme shqiptare si: Baresha e kompozime tjera shqiptare.
 
Të pranishëm ishin: Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në qeverinë e Kosovës, Anton Berishaj, Ambasadori i Shqipërisë, Roland Bimo, ai i Kosovës, Sami Ukelli, ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, krerë të kishës katolike në Austri, si dhe miq dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme austriake dhe shqiptare.

Ky jubile do të zgjasë tre ditë dhe është organizuar nga famullitari i kishës katolike shqiptare në Austri, Don Nikson Shabani në bashkëpunim me  Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri.
“Misioni është themeluar në vitin 1993. Komuniteti shqiptarë katolikë numëron mbi 1300 familje me mbi 6 mijë besimtarë”, theksoi Don Niksoni para të pranishmeve, njofton “albinfo.ch”.

Meshtari, don Nikson Shabani tregoi se ai është gjithmonë pranë komunitetit katolik në qendrat më të rëndësishme në Austri e deri në Pragë e Bratislavë me aktivitete fetare dhe kulturore.
“Kemi gjithmonë besimtarë të mirë dhe të devotshëm. Pjesa më e madhe e të rinjve të komunitetit tonë punojnë dhe veprojnë në të gjitha sferat e shoqërisë. Janë mirë të integruar dhe japin kontributin e tyre për të mirën e shoqërisë dhe vendit ku jetojnë duke filluar nga doktor shkence, deri të biznesmen të suksesshëm. Janë familjarë të mirë, punëtorë të mëdhenj dhe atdhetar dhe fetar të cilët bartin me krenari identitetin e tyre shqiptarë duke mos e mohuar asnjëherë për atë se çfarë janë”.

Kremtimi i 25 vjetorit do të vazhdojë edhe më aktivitete të tjera fetare dhe kulturore. Gjatë ditës së shtunë parashihet të mbahet një simpozium, ndërkohë në mbrëmje do të jetë mesha e shenjtë. Po ashtu edhe ditën e diel në mesditë do të mbahet mesha e udhëhequr nga ipeshkvi, imzot Dodë Gjergji për të vazhduar më pas në përmbyllje në një koncert familjar me këngëtarin, Malësorin.
Aktivitetet e kremtimit të themelimit të Misionit Katolik Shqiptarë në Austri janë pjesë e “Javëve të Kulturës Shqiptare” në Austri të cilat kanë filluar nga 13 nëntor dhe do të zgjasin deri me 8 dhjetor.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Mbrëmje e paharrueshme artistike me Shkëlzen Dolin e Flaka Godancin

Diaspora nga

Nën tingujt e violinistit të mirënjohur Shkëlzen Dolit dhe mezosopranos Flaka Gorancit, në Vjenë të Austrisë filloi kremtimi i 25 vjetorit të themelimit të Misionit Katolik Shqiptarë në Austri

E Shtunë, 17 Nëntor 2018 – 14:30
Arben Gjinaj

Një mbrëmje mbresëlënëse artistike është mbajtur të premten në kishën katolike shqiptare para komunitetit shqiptarë dhe austriak në Vjenë të Austrisë.
Nën tingujt e violinistit të mirënjohur Shkëlzen Dolit dhe mezosopranos Flaka Gorancit, në Vjenë të Austrisë filloi  kremtimi i 25 vjetorit të  themelimit të Misionit Katolik Shqiptarë në Austri.

Dy artistët tanë të udhëhequr nga dirigjenti  Michael Maciaszczyk dhe  orkestra e Dhomës (Das Österreichische Kammerorcheste) për rreth dy orë para publiku shqiptar dhe austriak, dhuruan një koncert të paharrueshëm të muzikës klasike duke interpretuar vepra të njohura të kompozitorëve me famë botërore e deri të veprat e pavdekshme shqiptare si: Baresha e kompozime tjera shqiptare.

Të pranishëm ishin: Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në qeverinë e Kosovës, Anton Berishaj, Ambasadori i Shqipërisë, Roland Bimo, ai i Kosovës, Sami Ukelli, ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, krerë të kishës katolike në Austri, si dhe miq dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme austriake dhe shqiptare.
Ky jubile do të zgjasë tre ditë dhe është organizuar nga famullitari i kishës katolike shqiptare në Austri, Don Nikson Shabani në bashkëpunim me  Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri.
“Misioni është themeluar në vitin 1993. Komuniteti shqiptarë katolikë numëron mbi 1300 familje me mbi 6 mijë besimtarë”, theksoi Don Niksoni para të pranishmeve, njofton “albinfo.ch”.

Meshtari, don Nikson Shabani tregoi se ai është gjithmonë pranë komunitetit katolik në qendrat më të rëndësishme në Austri e deri në Pragë e Bratislavë me aktivitete fetare dhe kulturore.
“Kemi gjithmonë besimtarë të mirë dhe të devotshëm. Pjesa më e madhe e të rinjve të komunitetit tonë punojnë dhe veprojnë në të gjitha sferat e shoqërisë. Janë mirë të integruar dhe japin kontributin e tyre për të mirën e shoqërisë dhe vendit ku jetojnë duke filluar nga doktor shkence, deri të biznesmen të suksesshëm. Janë familjarë të mirë, punëtorë të mëdhenj dhe atdhetar dhe fetar të cilët bartin me krenari identitetin e tyre shqiptarë duke mos e mohuar asnjëherë për atë se çfarë janë”.

Kremtimi i 25 vjetorit do të vazhdojë edhe më aktivitete të tjera fetare dhe kulturore. Gjatë ditës së shtunë parashihet të mbahet një simpozium, ndërkohë në mbrëmje do të jetë mesha e shenjtë. Po ashtu edhe ditën e diel në mesditë do të mbahet mesha e udhëhequr nga ipeshkvi, imzot Dodë Gjergji për të vazhduar më pas në përmbyllje në një koncert familjar me këngëtarin, Malësorin.
Aktivitetet e kremtimit të themelimit të Misionit Katolik Shqiptarë në Austri janë pjesë e “Javëve të Kulturës Shqiptare” në Austri të cilat kanë filluar nga 13 nëntor dhe do të zgjasin deri me 8 dhjetor.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Ditët e Pavarësisë në Diasporë

Diaspora nga

Këto aktivitete janë nën përkujdesjen e ambasadës shqiptare në Gjermani

E Shtunë, 17 Nëntor 2018 – 9:30
albinfo.ch

Fillojnë aktivitetet për shënimin e ditës së Pavarësisë së shtetit shqiptar dhe atë në fillim në diasporë.
Më saktësisht në Dyseldorf të Gjermanisë, ku nikoqirë i ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve popullore i Shqipërisë, ishte filantropi shqiptar Lazim Destani, ndërsa morën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të ambasadave në këtë vend.
Këto aktivitete janë nën përkujdesjen e ambasadës shqiptare në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Sipas organizatorëve këto janë aktivitetet të cilat i paraprinë festës së Ditës së Pavarësisë, 28 nëntorit dhe kanë për qëllim avancimin e vlerave të kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare.
Ky është vetëm fillimi i një numri të madh të paraqitjeve të ansamblit shtetëror në Republikën e Gjermanisë.
Me këtë rast nikoqiri i ngjarjes e cila u organizua në Wirtschaftsclub (Klubi Ekonomik) në Dyseldorf, z. Destani theksoi: “Shënimi i festës sonë kombëtare pikërisht në këtë ambient është në harmoni të plotë me dëshirën dhe synimet e përgjithshme të Diasporës Shqiptare, pra, që ajo të jetë pjesë e pandashme e proceseve dhe zhvillimeve të larmishme në të gjitha sferat, në ekonomi, politikë, art e kulturë, kudo ku jetojmë e veprojmë ne shqiptarët.
Le të frymojmë shqip ngado që jemi dhe me të gjitha iniciativat e aktivitetet që i ndërmarrim!”, ka thënë Destani.

Burimi: https://www.albinfo.ch

(FOTO) Lazim Destani nikoqirë i “Ditëve të pavarësisë” në diasporë

Diaspora/Kulturë nga

Fillojnë aktivitetet për shënimin e ditës së pavarësisë së shtetit shqipëtar edhe në diasporë më saktësishtë në Dyseldorf të Gjermanisë, ku nikoqirë i ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve popullore të Shqipërisë, ishte filantropi shqiptar Lazim Destani, ndërsa morën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të ambasadave në këtë vend, informon MEDIAL. Vazhdo të lexosh

Kush është kosovari që përfaqëson Norvegjinë në OKB?

Diaspora nga

E Premte, 16 Nëntor 2018 – 15:30
albinfo.ch

Ambasadorja e Kosovës në SHBA ka njoftuar gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar se ka takuar Isa Ramën që është i angazhuar pranë Misionit të Norvegjisë në OKB.
Kosovari që jeton me familje në Norvegji, Isa Rama, studion marrëdhëniet ndërkombëtare në këtë shtet, përcjell albinfo.ch.

“Pas seancës së Këshillit të Sigurimit, tek ulësja erdhi një djalë i ri. Me shqipe të përkryer më tha se është me origjinë nga Kosova dhe se familja i kishte shkuar në Norvegji gjatë luftës. Isa Rama sot studion marrëdhëniet ndërkombëtare në Norvegji dhe si pjesë e studimeve ishte edhe angazhimi pranë Misionit të Norvegjisë në OKB”, ka shkruar Çitaku në një postim në Facebook, ku edhe ka postuar një foto me të.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Mbi 800 fëmijë kanë dalë nga “Shota”

Diaspora nga

Nga SHSHV “Shota”, deri tash kanë dalë mbi 800 nxënës dhe nxënëse

E Premte, 16 Nëntor 2018 – 10:00
albinfo.ch

Për 25 vjet me radhë, me moton “Të mësohemi të ecim shqip!”, Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” me qendër në Aarau të Zvicrës, e themeluar nga artisti dhe koreografi ynë i njohur, Agron Bajrami, ishte dhe mbeti shkollë e vërtetë arti, në të cilën janë edukuar dhe edukohen fëmijët dhe të rinjtë tanë mërgimtarë të cilët kanë mësuar vallet burimore shqiptare dhe janë krijuar gjenerata valltarësh në Zvicër, duke kontribuar që të themelohen edhe shoqatat të tjera kulturore e artistike, të cilat veprojnë me sukses në shtetin helvetik.
Interpretimi i drejtë dhe në mënyrë artistike i folklorit dhe i kostumografisë sonë kombëtare, ka bërë që të rinjtë tanë të jenë të aftë të vazhdojnë drejt caqeve më të larta artistike në fushën e valleve dhe kostumografisë burimore e artistike.

Nga SHSHV “Shota”, deri tash kanë dalë mbi 800 nxënës dhe nxënëse, njofton “Shota”, përcjell albinfo.ch.
Ajo deri tash ka shfaqur mbi 1000 koncerte dhe ka marrë pjesë në festivale kombëtare e ndërkombëtare duke ngritur lartë imazhin e kulturës sonë shpirtërore përmes valleve dhe ka ngritur lartë kulturën materiale përmes kostumografisë origjinale nga të gjitha trevat shqiptare në Ballkan si dhe ka ndikuar fuqishëm që kulturat të veprojnë shlirshëm në hapësirat këtu në Zvicër dhe më gjerë.
ShShV “Shota”, ka krijuar lidhje shpirtërore me artdashësit vendas dhe kulturës sonë kombëtare duke vendosur natyrshëm përjetimin i lidhjeve shpirtërore mes kulturave të ndryshme në shtetin e Zvicrës, duke kontribuar natyrshëm në integrim.
Kjo shkollë, me veprimtarinë e saj 25 vjeçare, të gjerë, të larmishme e me nivel të lartë artistik, ka tërhequr dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut, si atij nga diaspora, ashtu edhe atij zviceran e më gjerë dhe ka ngjallur njëkohësisht interesimin dhe vlerësimin e tyre, të cilat janë shpërfaqur edhe në mediet e kohës nëpërmjet artikujve vlerësues, fotove nga veprimtaritë e shumta, xhirime dokumentarësh, emisione televizive, emisione muzikore, të cilat janë vazhdimisht janë emetuar nga televizionet tona në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë si dhe në mediet e shkruara dhe elektronike e rrjetet televizive zvicerane.
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota”, është bërë ambasadore e vërtetë e kulturës sonë kombëtare në Konfederatën Helvetike ku vepron, si dhe me jehonë e ndikim të fuqishëm edhe në shumë shtete të Evropës ku jetojnë e veprojnë mërgimtarët tanë.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Në Düsseldorf mbahen dëgjimet për projektligjin për diasporën

Diaspora nga

E Enjte, 15 Nëntor 2018 – 17:30
albinfo.ch

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Kosovës e mbështetur edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, Time Kadriaj, Fitore Pacolli, Glauk Konjufca, si dhe drejtori i zyrës ligjore së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Mentor Borovci, mbajtën mbrëmë në Düsseldorf në objektin afarist të anëtarit të kryesisë së Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane, Bekim Bytyqi, dëgjimet publike në lidhje me projektligjin dhe draftstrategjinë për diasporën, përcjell albinfo.ch.
Në një klimë të mirë bashkëbisedimi, rreth 60 pjesëmarrës dhanë propozimet dhe mendimet e tyre në lidhje me ndryshimet dhe plotësimet që mund ti këtë ligji dhe strategjia për Diasporën.
Më herët dëgjime publike janë organizuar edhe në Zvicër, derisa pritet të vazhdohet edhe në vende të tjera ku jetojnë shtetasit e Kosovës.
 

Burimi: https://www.albinfo.ch

Shpresat për të moshuarit, Gjermania i ka në Kosovë dhe Shqipëri (VIDEO)

Diaspora nga

E Enjte, 15 Nëntor 2018 – 14:00
albinfo.ch

BILD
Gjendje alarmi në përkujdesjen e të moshuarve në Gjermani. Sipas të dhënave të Qeverisë federale gjermane, në vend mungojnë 25 mijë inerfmierë për përkujdesje ndaj të moshuarve, shkruan albinfo.ch.
Për ta zbutur këtë gjendje, Gjermania e ka ndërmend ta angazhojë fuqi punëtore jashtë vendit. Psh, siç ka cekur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, nga Kosova dhe Shqipëria.
E përditshmja gjermane “Bild” ka vizituar një shkollë të lartë të trajnimit të infermierëve në Prishtinë, të menaxhuar nga një familje sipërmarrëse gjermane. Aty trajnohet e ardhmja e infermierisë gjermane për të moshuarit, shkruan “Bild”, përcjell Albinfo.ch.
Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni kronikën e gazetarëve gjermanë:
VIDEO
 
 
 

Burimi: https://www.albinfo.ch

Nazmije Ismaili zgjidhet kryetare e liberalëve të rinj në Thurgau

Diaspora nga

Në mbledhjen me vizitorë rekord, shqiptarja Nazmije Ismaili u zgjodh si presidente e re e liberalëve të rinj të Thurgaut

E Enjte, 15 Nëntor 2018 – 10:21
albinfo.ch

Ajo u fut në gjurmët e Lukas Weinhappl, i cili liberalët e rinj i udhëhoqi për katër vite, thuhet në faqen e internetit të kësaj partie zvicerane, transmeton Albinfo.ch.
Lukas Weinhappl iu shpreh mirënjohje e madhe për shërbimet e tij e kryera në favor të liberalizmit “të ri”. Sabir Shemsi është takuar me Nazmijen dhe ka zhvilluar këtë intervistë.
Nazmije Ismaili, si duket jeta juaj e përditshme presidenciale?
Ashtu si edhe më parë, unë ende kam një vend pune dhe me këtë nuk ndryshohet asgjë (qeshet). Por po, jeta përditshmëria ime ka ndryshuar. Zyra e presidentit të partisë kërkon kohë dhe së bashku me bordin kam një përgjegjësi të madhe ndaj njerëzve dhe anëtarëve. Nëse nuk kemi takime, thirrje, ngjarje, jam në parapërgatitje ose i lexoj dosjet.
Cilat qëllime afatshkurtra dhe afatgjata i keni vendosur për vitet e ardhshme?
Qëllimi ynë në periudhën afatmesme është që të bëhemi partia më e fortë në Kantonin e Thurgaut. Kjo vlen edhe për zgjedhjet e ardhshme. Do të duhet shumë punë për të bërë këtë, por ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me këtë sfidë dhe t`i përveshim mëngët. Ne gjithashtu duam të organizojmë më shumë ngjarje ose të shkëmbejmë ide me popullatën gjatë shpërndarjes së fletushkave. Për më tepër, për mua është e rëndësishme t`i tregoj brezit të ri se sa i dobishëm është angazhimi. Unë dua t’i motivoj ata që të ndihmojnë në formësimin e të ardhmes sonë.
Cili është dallimi në mes të FDP-së dhe JFTG-së më së shumti?
Një nga dallimet më të mëdha është mosha dhe zakonisht të rinjtë e interesuar në politikë bashkohen me ne. Ne u ofrojmë atyre një platformë për t’u bërë politikisht aktivë në një moshë të re. Ne, liberalët e rinj, e kemi programin tonë të partisë dhe mendimet tona për çështjet politike i formojmë pavarësisht nga partia ëmë. Në shumë pikëpamje, të rinjtë janë më të guximshëm dhe më provokues se FDP-ja. Një ndryshim tjetër është kultura e përhapur e ndalimit nga ana e FDP. Për ne, termat e vetëpërgjegjësisë, vetëvendosjes dhe lirisë personale qëndrojnë në krye, të cilat janë edhe themeli i rëndësishëm i liberalizmit. Për këto arsye, ne e mbështesim parimin udhëzues për “ndalim të ndalesave”. Qytetarët nuk duhet të jenë nën patronazhin e ndalesave për të gjetur rrugëdalje në zgjidhjen e problemeve. Ata duhet personalisht të vendosin nëse duan të organizonjnë lojëra poker apo të konsumojnë kanabis. Për mua, thelbësore është të punoj ngushtë me FDP-në, pasi që për disa vite jam e përfshirë në bordin e FDP-së dhe në masë të madhe e ndaj mendimin e saj.
Cilat janë sfidat për Zvicrën liberale?
“Një nga sfidat më të mëdha është digjitalizimi. Pavarësisht nëse këtë e quajmë të mirë apo të keq. Fakti është se ajo është zhvilluar. Ne jemi të përkushtuar për të nxitur zgjidhje konkurruese dhe inovative dhe për të luftuar rregullat proteksioniste. Sfidat e tjera përfshijnë reformën e sigurimit të pensioneve dhe politikën europiane. Këtu duhet pranuar se partitë gjithnjë e më pak janë të gatshme për konsensus. Kjo të bën të mendosh, sidomos kur mirëqenia dhe siguria shoqërore varen nga këto biznese”, transmeton intervistën Albinfo.ch.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Taulant Koka me shpikje mbresëlënëse në Panairin në Darmstadt

Diaspora nga

Në panairin e tij themelues, Universiteti Teknik (TU) i Darmstadtit u prezantua si një farkëtar ideshë mbresëlënëse. Më shumë se 1000 vizitorë u informuan për idetë dhe kompanitë e biznesit

E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 – 13:00
albinfo.ch

Stendet në Darmstadtium janë vendosur mirë dhe vizitorët lëvizin njëri pas tjetrit përgjatë rreshtave të tavolinave. Këtu, rreth 50 themelues paraqesin idetë e tyre të biznesit, shumica shpatull në shpatull, sepse hapësira është e vogël, informojnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Për herë të katërt Universiteti Teknik (TU) Darmstadt kishte ftuar rreth një mijë vizitorë për manifestimin “Start-up & Innovation Day”, në mesin e të cilëve edhe investitorë, konsulentë themelues dhe klientë potencial, ndërsa rezonanca ishte më e madhe se asnjëherë më parë.
TU u prezantua në qendrën e kongresit Darmstadtium si një institut mendimtar mbresëlënës. Disa shpikje janë ende në fillimet e tyre, të tilla si një dorezë që mund të përdoret për kryer terapi tek pacientët me goditje në tru. Taulant Koka dhe kolegët e tij nga Departamenti i Elektroteknikës në TU, kanë zhvilluar të ashtuquajturën Soft Exosuit në një projekt të studentëve dhe të paraqesë para vizitorëve se si sistemi elektronik automatikisht lëviz gishtin në dorezë. Çdo vit rreth 270,000 njerëz në Gjermani vuajnë nga një goditje, “të cilat mund të sjellin deri në paraliza gjysmë të njëanshme”, thotë Taulanti, përcjell Albinfo.ch.
Me këtë rast, doreza duhet të ndihmojë në përmirësimin e gatishmërisë së dorës së prekur, “për shembull, për të kapur një gotë ose diçka për të ngrënë”, shpjegon më tej Taulanti.
Në stendin tjetër fqinj, Tobias Pfuhl tregon një shpikje që është me madhësi vetëm disa centimetra: Një i ashtuquajtur sensor fashë, i cili mund të ngjitet në makina dhe të sigurojë informata në lidhje me gjendjen e tyre. “Në shumë kompani, kërkimi për problemet në prodhim kërkon kohë të gjatë”, thotë Pfuhl. Nga ana tjetër, kjo kushton shumë para. “Sensorët mund të vendosen mbi komponentët si një sipërfaqe inteligjente – pa kabllo dhe pajisje të shtrenjta”. Në rast të gabimeve, sensori do të tingëllojë si alarm. Kjo kursen kohë dhe para, është i bindur shpikësi.
Themeluesit, të cilët tashmë janë një hap përpara, paraqesin veten me të gjitha llojet e infomaterialeve, disa kanë bashkuar edhe prezantime multimediale, transmeton Albinfo.ch. Në këtë eveniment, për herë të parë ka marr pajesë edhe “Motorspindel-Manufaktur Carbon-Drive GmbH”, me produktet e fibrave të zinj të karbonit që sollën.
Sipas disa ekspertëve, ekziston edhe potenciali i madh i tregut për produktin “Magnotherm Solutions”. Ekipi zhvillon pajisje ftohëse bazuar në teknologjinë magnetike. “Ata janë të sigurt, ekologjikë, efikas dhe të qetë,” thotë bashkëthemeluesi Dimitri Benke.
“Compredict GmbH” ofron softuer për industrinë e automobilave dhe tashmë ishte i pranishëm në panairin e TU. Panairi i parë filloi në 2015 me 150 mysafirë. “Po që se ndokush do të më thoshte se do ta marrim me qira Darmstadtiumin për tre vite, nuk do ta kisha besuar”, thotë Prof. Dr. med. Peter Buxmann, kreu i qendrës së inovacionit në TU.
Linku

Burimi: https://www.albinfo.ch

Nis “Java e Kulturës Shqiptare” në Austri

Diaspora nga

Nga data 13 nëntor e deri më 8 dhjetor bashkatdhetarët tanë dhe miqtë austriakë do të kanë mundësinë të përcjellin aktivitete të shumta artistike, kulturore dhe sportive

E Martë, 13 Nëntor 2018 – 22:56
Arben Gjinaj

Në një mbrëmje festive dhe me të pranishëm të shumtë, në kryeqytetin austriak filluan “Javët e Kulturës Shqiptare” në Austri.
Nga data 13 nëntor e deri më 8 dhjetor bashkatdhetarët tanë dhe miqtë austriakë do të kanë mundësinë të përcjellin aktivitete të shumta artistike, kulturore dhe sportive.
Organizatorët e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare (KKShShA) në Austri, më këtë projekt kanë për qëllim të sjellin në skenat vjeneze format autentike të të shprehurit të kulturës së trashëguar dhe të krijimtarisë bashkëkohore shqiptare.
“Këtë vit do të sjellim në teatrin vjenez polifoninë shqiptare si kulturë jo materiale me vlera universale e mbrojtur nga UNESCO, përmes Ansamblit Polifonik “Saz’iso” për të cilët kjo shfaqje është premierë në Austri ndërkohë për ne do të jetë kryefjala e “Javëve të Kulturës 2018”, ka thënë për “albinfo.ch”, organizatori i këtij aktiviteti, Ermal Vejsa.
Përveç grupit polifonik, vlen të theksohet mbrëmja e muzikës klasike me violinistin Shkëlzen Dolin dhe sopranon Flaka Gorancin, të cilët do të interpretojnë me rastin e 25 vjetorit të misionit katolik në Austri, ndërsa në ditët tjera do të këtë aktivitete si: “Orë Letrare”, “Turnir Shahu”, “Turnir Futbolli” dhe koncerte të mirëfillta me artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj të cilët jetojnë dhe veprojnë në Austri.
“Kultura shqiptare ofron krijimtari unike dhe të begatshme për publikun e huaj i cili gjithnjë e më shumë interesohet të mësoj dhe ta njoh nga afër akoma e më shumë kulturën tonë shqiptare”, shprehet ndër të tjera, Ermal Vejsa.
Festa përmbyllëse e “Javëve të Kulturës Shqiptare” do të mbahet më 8 dhjetor në një atmosferë muzikore të udhëhequr nga këngëtari Jericho.

 

Burimi: https://www.albinfo.ch

Filluan “Javët e Kulturës Shqiptare” në Austri

Diaspora nga

Nga data 13 nëntor e deri më 8 dhjetor bashkatdhetarët tanë dhe miqtë austriakë do të kanë mundësinë të përcjellin aktivitete të shumta artistike, kulturore dhe sportive

E Martë, 13 Nëntor 2018 – 22:56
albinfo.ch

Në një mbrëmje festive dhe me të pranishëm të shumtë, në kryeqytetin austriak filluan “Javët e Kulturës Shqiptare” në Austri.
Nga data 13 nëntor e deri më 8 dhjetor bashkatdhetarët tanë dhe miqtë austriakë do të kanë mundësinë të përcjellin aktivitete të shumta artistike, kulturore dhe sportive.
Organizatorët e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare (KKShShA) në Austri, më këtë projekt kanë për qëllim të sjellin në skenat vjeneze format autentike të të shprehurit të kulturës së trashëguar dhe të krijimtarisë bashkëkohore shqiptare.
“Këtë vit do të sjellim në teatrin vjenez polifoninë shqiptare si kulturë jo materiale me vlera universale e mbrojtur nga UNESCO, përmes Ansamblit Polifonik “Saz’iso” për të cilët kjo shfaqje është premierë në Austri ndërkohë për ne do të jetë kryefjala e “Javëve të Kulturës 2018”, ka thënë për “albinfo.ch”, organizatori i këtij aktiviteti, Ermal Vejsa.
Përveç grupit polifonik, vlen të theksohet mbrëmja e muzikës klasike me violinistin Shkëlzen Dolin dhe sopranon Flaka Gorancin, të cilët do të interpretojnë me rastin e 25 vjetorit të misionit katolik në Austri, ndërsa në ditët tjera do të këtë aktivitete si: “Orë Letrare”, “Turnir Shahu”, “Turnir Futbolli” dhe koncerte të mirëfillta me artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj të cilët jetojnë dhe veprojnë në Austri.
“Kultura shqiptare ofron krijimtari unike dhe të begatshme për publikun e huaj i cili gjithnjë e më shumë interesohet të mësoj dhe ta njoh nga afër akoma e më shumë kulturën tonë shqiptare”, shprehet ndër të tjera, Ermal Vejsa.
Festa përmbyllëse e “Javëve të Kulturës Shqiptare” do të mbahet më 8 dhjetor në një atmosferë muzikore të udhëhequr nga këngëtari Jericho.

 

Burimi: https://www.albinfo.ch

Kafshohet vogëlushja shqiptare, më në fund gjendet pronarja e qenit

Diaspora nga

E Martë, 13 Nëntor 2018 – 19:02
albinfo.ch

Foto ilustrim
Për disa ditë me radhë, Granita Berisha shtatëvjeçare është dashur të qëndrojë në spital, pas sulmit dhe kafshimit nga një qen, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Tani më në fund pronarja e qenit ka mundur të zbulohet.

Më pak se dy muaj më parë, Granita shtatëvjeçare ishte sulmuar dhe kafshuar nga një qen, në Rickenbach LU.
Pronarja i kishte dhënë ndihmën e parë vogëlushes, por pastaj ishte largua nga vendi, njofton më tej Albinfo.ch. Policia kishte kërkuar nën ethe për pronaren e katërkëmbëshit. Deri më tani.
Fillimisht, një grua me flokë të shkurtër e të bardhë ishte në shënjestër të hetuesve. Ajo ishte kujdesur për Granitën dhe e kishte sjellë vogëlushen në shtëpi. Gjithashtu, ajo e paraqiti vetveten si dëshmitare në polici.
Pasi disa persona ishin marrë në pyetje për incidentin, më në fund, pronarja ka mundur të zbulohet. Ajo tani do të denoncohet për mbikëqyrje të pamjaftueshme të qenit. Gjithashtu do të vlerësohet nëse ajo duhet të përgjigjet për shkaktim të lëndimeve të pakujdesshme trupore, informon Albinfo.ch.
Nga fillimi i shtatorit, dy kalimtarë e kishin sjellë Granitën e vogël tek nëna e saj, të mbuluar me gjak dhe duke qarë – mbi syrin e djathtë të vogëlushes një plagë e shkaktuar nga kafshimi. Granita është dashur të qëndrojë në spital për katër ditë me radhë.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Arrestohen dy persona që punonin me dokumente të rreme

Diaspora nga

E Martë, 13 Nëntor 2018 – 10:57
albinfo.ch

Policia e Zugut në Zvicër ka arrestuar dy persona të cilët po udhëtonin me dokumente të rreme identifikimi. Që të dy u dënuan me një procedurë të shpejtë nga Prokuroria e Zugut, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Mbrëmjen e së martës (6 nëntor 2018), pjesëtarët e policisë së Zugut në Walterswil (komuna Baar), kontrolluan një veturë me katër udhëtarë. Dy prej tyre janë identifikuar me kartat të identitetit italian.
Me këto dokumente të rreme, dy personat 25 dhe 46-vjeçarë nga Shqipëria, kishin nënshkruar një kontratë pune dhe kanë punuar si zejtarë për disa ditë. Të dy u arrestuan menjëherë dhe janë dërguar në Prokurorinë e Kantonit të Zugut.
Ajo i dënoi për falsifikim të dokumenteve të identitetit si dhe kundërvajtje të shumëfishtë kundër Ligjit për të huaj, me një gjobë të kushtëzuar dhe një dënim prej disa mijëra frangave, transmeton Albinfo.ch.
Pas kësaj, ata u dëbuan nga vendi me urdhër të Zyrës së Migracionit dhe iu shqiptua një ndalim trevjeçar për hyrje në Zvicër dhe në zonën Shengen. Që të dy shqiptarët tashmë janë dëbuar nga Zvicra.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Super talenti shqiptar i orëve fiton shpërblimin “Grand Prix” për orëtari në Gjenevë

Diaspora nga

Historia e orëtarit të ri shqiptar është si një përrallë. Por, para se të njihet nga koleksionuesit, për disa vite ky fëmijë nga Kosova ka pasur telashe. Të premten, atij në Gjenevë iu dha shpërblimi “Grand Prix” për orëtari, shkruan “Le Temps”, përcjell Albinfo.ch

E Hënë, 12 Nëntor 2018 – 12:54
albinfo.ch

Është pothuajse shumë e lehtë. Historia e Rexhep Rexhepit, orëtarit tridhjetëvjeçar, ora Akrivija (klasike dhe fund ultra të lartë) e të cilit ngjall kureshtjen e koleksionuesve, mund të shkruhet vetvetiu. Ajo përmban të gjithë përbërësit e një historie të suksesit të kohëve bashkëkohore.
Si fëmijë, ai u rrit në Kosovë, i rritur nga gjyshja e tij. Babai i tij punonte në Zvicër, nëna e tij mungonte. Sa herë që babai vinte në shtëpi, tik-taku i orës së tij Tissot automatik e mahniste Rexhep Rexhepin. Më pas, ai zhvillon një imagjinatë magjepse të caktuar për mekanikën e orëve. Në moshën 12-vjeçare, gjatë luftës në Kosovë (në vitin 1999), ai u largua nga vendlindja e tij dhe mbërriti në Zvicër, me vëllain dhe të atin. Në aeroportin e Gjenevës, hera e parë që vendosi këmbën në një shkallë lëvizëse, reklamat e orëve ia shkëlqyen sytë. “Ishte sikur Disneyland”.
Babai i tij e imagjinoi të bëhej avokat, por Rexhep Rexhepi kishte dëshirë tjetër. Atij i pëlqenin orët. Nga Patek Philippe, në François-Paul Journe, nëpërmjet BNB Concept, ai do të mësojë shpejt se si të jetojë nga pasioni i tij, informon më tej Albinfo.ch. Në moshën 25-vjeçare, ai filloi me llojin e tij të orëve, Akrivia. Pesë vite më vonë, ky talent i rrallë është bërë një nga orëtarët më premtues dhe më të njohur të industrisë. Në panairin e fundit në Bazel, ai u bë hit me kronometrin e tij të ri bashkëkohor në vlerë prej 58.000 frangash. Për disa muaj i shiti pesëdhjetë sosh. Të premten, atij iu dha shpërblimi “Grand Prix”  (GPHG) në Gjenevë, për orën e meshkujve.

Por këtë version, Rexhep Rexhepi nuk e pëlqen shumë. “Ajo që më pëlqen sot është një punëtori dhe shumë punë”, pohon Rexhepi. Ai ulet në një dhomë të gjallë pranë punëtorisë së tij të vogël, në qytetin e vjetër të Gjenevës, njofton Albinfo.ch.
Me të, Annabelle, mikja e tij, e cila e mbështet atë për dimensionin administrativ të Akrivia-s dhe Olivier R. Müller, një këshilltar i angazhuar pesëmbëdhjetë muaj më parë, për ta shoqëruar atë në zhvillimin e llojit.
Po pra, historia e suksesit është e mirë. Por, rruga e Rexhep Rexhepit është më komplekse, më e nuancuar. Duhet të dihet se në vitin 2012 ai me të vërtetë filloi nga asgjëja. “Nuk ka ndonjë investues të pasur pas Akrivisë. “Askush përveç meje”, konfirmon ai. “Fillova me 100,000 franga, të cilat i kisha mbledhur me dhimbje. E shkatërrova veten duke i kursyer”.
Kur e mbaroi shkollën e tij në Patek Philippe, prodhuesi e punësoi. Por pas dy vitesh, ai lodhet nga obligimi për të kryer të njëjtat punë dhe punësohet në BNB Concept. Tre vite më vonë (kur po drejtonte një ekip prej 15 vetësh prej vetëm 21), kompania falimentoi. Ai kthehet në François-Paul Journe, ku punon deri në vitin 2012, informon Albinfo.ch. Viti kur ai vendosi të fillojë si i pavarur.
Filluan një sërë vitesh të vështira. “Kam pasur një marrëveshje me MCH (shënim i redaktorit: një kompani që merret me projektimin dhe prodhimin e lëvizjeve të larta); I ndihmova ata të zhvillonin produkte të caktuara dhe në këmbim, më vunë në dispozicion zyrën e dizajnit. Në të njëjtën kohë, bleva makina të vjetra që i riparova dhe i shita. Dhe pastaj punova aty-këtu për llojet e tjera”. Në vitin 2013, babai i tij, i cili atëherë menaxhonte një restorant, pësoi një aksident të rëndë. Ditët e Rexhep Rexhepit po bëheshin më të gjata.

“Në orën 5:30 në mëngjes shkoja të tregotoja për restorantin. Në orën 6 të mëngjesit, të gjitha i sillja në te dhe e hapja lokalin. Gjatë ditës, më duhej të punoja në lëvizjet prototipike për llojet e tjera. Dhe në mbrëmje, më duhej t`i kushtoja pak kohë për Akrivia-s”. Deri në fund të vitit 2014, më pas ai përpiqet të kursej pak të holla, transmeton Albinfo.ch. Ai heziton: A duhet të marrë përsipër biznesin familjar apo të lansojë llojin e tij?
Në fillim të vitit 2015, ai vendos. Përcaktohet për Akrivia. “I ndërpreva të gjitha aktivitetet dhe vendosa t? i përkushtohem Akrivia-s”. Me njëqind mijë franga që i kishte lënë anësh (plus 10 mijë franga të huazuara nga një mik), ai filloi. Këtë hap e ndërmori duke i falënderuar kryesisht kontakteve që i kishte krijuar në industri. “Një nga nënkontraktorët e mi ankohej se makinat e tij nuk po lëviznin për shkak se nuk kishte urdhra. Unë nuk kisha para, por i thashë që t’i kthejë ato për mua dhe unë do t’i paguaja më vonë”.
Rexhep Rexhepi nuk bën asnjë sekret për furnizimet e tij. Ndërsa ai i tërheq dhe përfundon të gjitha komponentët e saj, ato përpunohen nga palët e treta. “Është e panevojshme të bësh shaka, t’i bësh klientët të besojnë se ju bëni gjithçka, të gjitha i vetëm, me dorë, në një tavolinë të vjetër prej druri. Ata dinë gjithçka, njihen mirë me njëri-tjetrin. Nga mesi i viteve 2000, disa njerëz u mashtruan, por sot, këto gënjeshtra, nuk ndodhin më”.
Akrivia e parë i është shitur një afaristi në Kosovë, mandej u shit edhe e dyte dhe e treta. “Por nuk erdhi gjithçka vetvetiu. Duhet pasur durim, duhet të jeni shumë të durueshëm”. Sot, ai prodhon mesatarisht rreth njëzet të tilla gjatë vitit. Me çmime që sillen në mes 55,000 dhe 240,000 frangave pasi që lloji është bazuar në cilësinë ekstreme të përfundimeve të saj. Ai ka punësuar pesë persona, duke përfshirë edhe vëllain e tij, i cili gjithashtu i ka vijuar mësimet e tij në Patek Philippe. Kërkesa ka një çmim, por nuk ka problem kompromisi. Çmimi i orëve është i saktë. “Është njësoj sikur të kërkosh një kuzhinier për restorant me pesë yje për të bërë Big Mac … dhe pastaj, jo, unë nuk mund të bëj orë me prodhim serik. Është mjaft egoiste, por para së gjithash dua të kënaqem dhe të satisfaksionohem me punën time”.
Babai i tij, i cili donte aq shumë që ai të bëhej avokat, tani është shumë i lumtur dhe krenar. “E mbaj mend se në vitin 2012, kur përfundova orën time të parë, shkova t’i kërkoj ndihmë për të gjetur ndonjë blerës. Ai më tha: `Si mundet që unë të ndihmoj ta shesësh një orë prej 150.000 frangash, që është bërë nga djali im?` Duke e kthyer prapa, mendoj se kishte të drejtë. Duke arritur menjëherë me një copë dhe duke pretenduar se ajo përfaqëson traditën e orëve, ishte pak naive. Njerëzit mund të qeshnin mirë”. Gjashtë vite më vonë, tani askush nuk qesh më, njofton Albinfo.ch.
Babai i tij nuk e mbajti Tissot-in nga fëmijëria e tij. Ajo është zhdukur. Ai mban një Rado duke pritur për Akriva-n e veçantë që Rexhep Rexhepi dhe vëllai i tij po përgatisin për të.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Revista “terra cognita” tani edhe në internet dhe në shtyp

Diaspora nga

E Diel, 11 Nëntor 2018 – 23:15
albinfo.ch

Edicioni i ri i revistës “terra cognita” i Komisionit Federal të Migracionit CFM tani mund të konsultohet në internet ose të merret në shtyp.

Numri aktual ka të bëjë me çështjen e kuptimit të “kombësisë” në një shoqëri shumë të lëvizshme, në të cilën gjithnjë e më shumë qytetarë kanë më shumë se një pasaportë, transmeton Albinfo.ch.

Në këtë edicion, terra cognita gjithashtu shikon mundësitë për pjesëmarrje në një shoqëri ku popullsia është kryesisht e lirë nga të drejtat politike formale.

Përveç artikujve të specializuar, në këtë numër do të gjeni edhe portretet e individëve që pasqyrojnë realitetin e Zvicrës së sotme.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Ekskluzive, njihuni me aktorët e “O Sa Mirë” në Zvicër

Diaspora nga

Kanë filluar provat dhe xhirimet e sezonit të ri të serialit të shumëpëlqyer komik, “O Sa Mirë”, edicioni për diasporë.

E Diel, 11 Nëntor 2018 – 17:17
albinfo.ch

 
Se si kanë shkuar xhirimet, ekskluzivisht për albinfo.ch tregon aktori i njohur, , i cili është edhe producent i këtij seriali për diasporë.

Aktori i mirënjohur kosovar, Jeton Zogjani është befasuar me përgatitjen e aktorëve të diasporës.

Edi Kastrati, aktori i cili njihet për rolin e Arbnorit, “gjakovarit” në serialin “o Sa Mirë” ishte pjesë e xhirimeve në një shkollë në Cyrih.
Ai tha për albinfo.ch se kjo që po bëjnë është më së paku nga ajo që meriton diaspora shqiptare.

Seriali i njohur me klasën e saj në Zvicër do të ketë gjashtë aktorë të rinj që vijnë kryesisht nga diaspora, Zvicër dhe Gjermani.albinfo.ch sjell eksluzivisht për lexuesit e saj të gjithë aktorët e rinj të diasporës, që janë aktorë me përvojë dhe kanë luajtur nëpër shfaqje dhe filma të ndryshme jashtë Kosovës.

Ngjarja e serialit që zhvillohet në një kolegj me studentë e profesorë, është e ideuar për të mbledhur aktorë nga të gjitha trevat ku flitet gjuha shqipe, është ndër serialet më të popullarizuara shqiptare.
Epizodi i parë i serialit «O Sa Mirë” me klasën në diasporë do të shfaqet për herë të parë të dielen tjetër, ndërsa do të transmetohet rregullisht çdo javë nga ora 21.
“O sa mirë në Diasporë” vjen si bashkëpunim i Gurmania në Kosovë, si dhe Plan K në Zvicër.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Rihapet shkolla shqipe në Nürnberg

Diaspora nga

E Diel, 11 Nëntor 2018 – 13:33
albinfo.ch

Në qytetin e Nürnbergut në Gjermani, nën praninë e qindra bashkatdhetarëve, është rihapur shkolla shqipe përsëri pas shumë vitesh.
“U lumturova nga interesimi i madh i nxënësve për mësim shqip, u krenova me përkushtimin e mësuesve dhe me punën e tyre në ruajtjen e identitetit gjuhësor, duke investuar më të mirën, për të ardhmen e dinjitetshme të pasardhësve tanë këtu në Gjermani”, është shprehur Afrim Bekteshi, zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës së Kosovës.

“U lash porosinë: “T’i edukojmë brezat e ardhshëm që edhe pse degët i kemi të shpërndarë kudo nëpër botë, të mos harrojnë se rrënjët dhe trungu i tyre mbetet aty në token e shtrenjtë e të bekuar, me emrin Shqipëri”, ka shkruar ai tutje në rrjetet sociale.
Ky sigurisht është një lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në këtë rreth, në mënyrë që t’i edukojnë fëmijët në gjuhën shqipe.

Burimi: https://www.albinfo.ch

“Shota” feston 25 vjetorin e themelimit

Diaspora nga

Në këtë eveniment festiv, artistët e talentuar të kësaj shoqate dhanë një shfaqje kulturore nga repertori i pasur i saj

E Diel, 11 Nëntor 2018 – 9:30
albinfo.ch

Më 10 nëntor u organizua në Schlieren të kantonit të Cyrihut festa e 25 vjetorit te krijimit të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota”.
Në këtë eveniment festiv, artistët e talentuar të kësaj shoqate dhanë një shfaqje kulturore nga repertori i pasur i saj.

Ceremonia u hap me një përkujtimore për artistin e madh, themeluesin e kësaj shkolle, Agron Bajramin, i cili ndërroi jetë para disa muajsh.

Ceremoninë e përshëndeten Ambasadorja e Kosovës, Nazane Breca, i ngarkuari me pune i Maqedonisë, Halim Hyda, ish-ambasadori i Kosovës, Naim Malaj, ish-ambasadori i Shqipërisë, Vladimir Thanati, etj, njofton Ambasada e Shqipërisë në Zvicër në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.

Ambasadori i Shqipërisë, Iliri Gjoni, në fjalën e tij nënvizoi rolin dhe kontributin që shkolla e vallëzimit “Shota” ka dhënë e jep në promovimin e traditës kulturore shqiptare, në rolin e saj edukativ për brezin e ri të diasporës dhe përçimin e vlerave tona kombëtare në Zvicër.

Ambasadori Gjoni në emër të ambasadës së RSH në Zvicër i dorëzoi zonjës Lirie Bajrami, Drejtoreshë e Shkollës, Certifikatën e Mirënjohjes me motivacion për kontribute të shquara në promovimin e vlerave kombëtare.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Rrjeti bizneseve shqiptare vazhdon rrjetëzimin në Zvicër

Diaspora nga

“Llogaritet të jenë aktive mbi 5 mijë biznese shqiptarësh në Zvicër, dhe kjo tregon se nuk jemi aty ku duhet, prandaj duhet të gjithë të kontribuojmë për një lidhje të mirëfilltë mes nesh ngase ne jemi lidhja e fundit me gjeneratën e re”, u tha në darkën solemne të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Zvicrës

E Shtunë, 10 Nëntor 2018 – 19:24
albinfo.ch

Një darkë solemne që ka shtruar mbrëmë në Langental njëri nga themeluesit dhe njëherësh kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Fehmi Fetahu, ka shërbyer për afaristët e këtushëm shqiptarë që të nxjerrin bilance dhe reflektim rreth fuksionimit të këtij organizmi ekonomik në të ardhmen.
Afaristi Fetahu kishte planfikuar gjithçka dhe ishte kujdesur që edhe ushqimi dhe të gjitha të tjerat që të ndodhin në një restoran të një pronari shqiptar.
Ai ka mohuar se dëshiron të marrë sërish timonin e këtij asociacioni afaristësh, por kishte për qëllim të marrë përkrahjen e tyre për të mobilizuar potencialin e bizneseve shqiptare në Zvicër.

“Jeni të ftuar të bashkëbisedojmë,  dhe jo vetëm të njohim njëri-tjetrin por edhe të shkembejmë idetë se si të ecim tutje me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër. Po kënaqem që sot po shoh për herë të parë menaxherë shqiptarë ndërtimesh të larta, pronarë firmash, mjekë etj.,, deklaroi Fehmi Fetahu duke kërkuar angazhimin e të gjithëve në fuqizimin e mëtejmë të këtij rrjeti, i cili ishte themeluar në vitin 2013, si njëri nga rrjetet e para shqiptare në botë.
“Zvicra është njëri nga vendet ku gjen më shumë shqiptarë të shkolluar, afaristë bankierë etj. Në Zvicër kanë migruar shqiptarë të shkolluar që kanë prodhuar gjenerata dhe që po sjellin rezultate gjithandej. Ne nuk jemi duke e shfrytëzuar sa duhet këtë potencial”, theksoi Fetahu, duke kërkuar nga afaristët që të mos  paguajnë fare anëtarësinë, nëse kjo paraqet problem për bashkimin e tyre.
Nga ana tjetër, kryetari aktual i Rrjetit, Qamil Isufi, në darkën për fundin e vitit tha se me gjithë fuqinë, ne , si komunitet shqiptar në Zvicër në shumë aspekte në shoqërinë e këtushme nuk jemi aty ku duhet. “Ne duhet ta gjejmë formën për një lidhje të mirëfilltë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare. Ne secili duhet të ofrojmë diçka para se të kërkojmë nga të tjerët se çfarë po bëjnë, dhe në këtë mënyrë mund të arrijmë sigurt cakun e duhur. Llogaritet të jenë aktive mbi 5 mijë biznese shqiptarësh në Zvicër, dhe kjo tregon se nuk jemi aty ku duhet, prandaj duhet të gjithë të kontribuojmë për një lidhje të mirëfilltë mes nesh ngase ne jemi lidhja e fundit me gjeneratën e re.

Në këtë darkë të mbylljes së vitit nuk munguan as mirënjohjet. Kryetari i nderit, Fehmi Fetahu ka vlerësuar angazhimin e madh të Lirie Veselaj dhe anëtarëve tjerë të Kryesisë në funksionalizimin e Rrjetit të Biznesve Shqiptare në Zvicër ndërsa ka folur edhe për kontestimin e zgjedhjeve të Kryesisë së Rrjetit të Bizneseve për Evropë.
“Ne si Rrjet nuk kemi marrë pjesë në zgjedhjet e mbajtura në Londër dhe ne nuk e kontestojmë kryesinë e re në nivel Evrope”, tha Fehmi Fetahu duke konfirmuar se janë pjesë edhe Rrjetit Global të Bizneseve.
Afaristët e mbledhur pos kritikave se është bërë pak në fuqizimin e Rrjetit, kanë propozuar që të shpeshtohen takimet e këtilla, madje kishte propozime që të vendosen kritere për pranimin e bizneseve të reja, që të jenë të regjistruara në regjistrin e bizneseve dhe të jenë biznese serioze.
albinfo.chalbinfo.chU inicuan propozime që bizneset shqiptare t’i japin punë njëri-tjetrin duke u bazuar në stilin italian.
Disa prej tyre kanë ofruar shërbimet e firmave të tyre për anëtarët e rrjetit me çmime në zbritje, e disa edhe falas.
Afaristë nga pjesa italiane, Ticino kanë inicuar shtrirjen e Rrjetit edhe në atë pjesë të Zvicrës.
Në fund, Nazmi Jakurti, i pranishën në këtë mbrëmje, e i cili ishte zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Shqiptare në Botë, në Kuvendin që është mbajtur ditë më parë Shkup, ka sjell një mirënjohje për kryetarin nderi të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Fehmi Fetahu për kontributin e dhënë në bashkimin dhe fuqizimin e këtij asociacioni.Lidhja Shqiptare në Botë ishte udhëhequr nga plot dy dekada nga vëllezërit Simon dhe Mikel Kuzhnini.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër është themeluar në vitin 2013, si organizatë e parë e pavarur jopolitike dhe joprofitabile, si urë lidhës e bizneseve të diasporës me vendlindjen.Tashmë funksionojnë 26 rrjete biznesesh të shqiptarëve në tërë botën.

 
 

Burimi: https://www.albinfo.ch

Dhuna e gruas ndaj burrit: “Ajo më godiste edhe para fëmijëve

Diaspora nga

E Shtunë, 10 Nëntor 2018 – 17:00
albinfo.ch

Foto ilustrim
Dhuna familjare e grave ndaj burrave në Zvicër: Kjo është një tabu temë e madhe. Pak nga ta kanë guximin dhe forcën për të folur, për dhunën në familje që gratë e ushtrojnë ndaj burrave. Zvicerani Andreas B. (36) është njëri prej tyre. Në një shkrim të “Blick”, ai e ka përshkruar historinë e tij, informon Albinfo.ch.
Ai kishte ndjesinë sikur të ishte një bretkocë në një tigan, në të cilin kuzhinieri ngadalë por sigurt, po e ngrohte ujin. Me këtë përshkrim, Andreas B. (36) i krahason vitet e tij të tmerrit. Ai ishte viktimë e bashkëshortes së tij: “Në fillim të marrëdhënies ajo nevrikosej përse unë nuk jam i gatshëm për konflikt”. Por, kur para katër vitesh lindi fëmija i parë dhe më vonë edhe i dyti, kërkesat e tepërta të gruas së tij arritën kulmin me forcë brutale.

Ajo e rrahu hiq më pak se mbi njëqind herë: “Shpesh më qëllonte në kokë, ku gungat nuk ishin të dukshme. Ndonjëherë gjithashtu më godiste edhe në fytyrë ose rreth qafës apo krahërorit, kështu që paraqitej mavijosje”. Andreas B. turpërohet kur flet për lëndimet e tij që ia shkaktoi bashkëshortja. Por për te më së keqi ishte : “Kur ajo më goditi para fëmijëve”, informon më tej Albinfo.ch.
Asnjëherë nuk ia kishte kthyer dorën: “Unë e urrej dhunën dhe nuk doja ta ndjeja veten fajtor për diçka”. Nga frika se gjatë ndarjes do të mund t`i humbiste fëmijët, ai i duroi të gjitha pa u ankuar. Gruaja e tij gjithashtu e kërcënoi se ta çonte në burg, me deklarata të rreme – për shembull, abuzimin e fëmijëve. Andreas B. shton: “Ajo ushtronte shumë presion, kështu që çdo gjë shkonte sipas saj”.
Ai po shpresonte për kohë të gjatë se situata do të përmirësohej: “E dija se kjo marrëdhënie është e dobët. Mendoja se ishte duke vepruar kështu vetëm pasi nuk është e kënaqur. Kjo është arsyeja përse për vite të tëra i pagova një trajnim dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve. Por asgjë nuk ndryshoi. Ajo më kërcënoi se do të më lë me fëmijët dhe do të më shkatërrojë financiarisht, deri sa unë të vdes në varfëri”, njofton më tej Albinfo.ch.
Zvicerani rreth tridhjetvjeçar, u përpoq shumë për t`i shpëtuar spirales së dhunës: “Fillova t`i fotografoj lëndimet. Pastaj, kur një herë më mbylli përsëri, për herë të parë e thirra policinë”.
Në atë kohë, mosmarrëveshja ishte përshkallëzuar pasi gruaja e kishte tërhequr për veshi fëmijën më të madh. “I thashë që ajo nuk duhet ta prekë, pastaj më goditi me një shishe uji. Edhe pse e kisha fëmijën në krahët e mi”.
Një fundjavë e Pashkëve po afrohej: “Gjatë të premtes, ajo përsëri më goditi dhe më mbyll”. Kjo ishte e tepërt. Pasuan katër ditë ndërhyrje nga shërbimet psikiatrike, policia dhe një bisedë me organet përkatëse për kujdesin ndaj fëmijëve (kesb), informon Albinfo.ch. Andreas B. megjithatë kthehet në shtëpi: “Papritmas ajo u largua për një javë pa paralajmërim, për të vazhduar studimet e saj. Unë mbeta të qëndroj me fëmijët, por isha ende në punë provuese dhe e humba ate”.
Vetëm kur ai mori mbështetje nga ndihma për viktimat, një avokat dhe Kesb, ai me fëmijët është dërguar në një shtëpi, ku mund të banojë për disa muaj. “Jam shumë i lumtur që tani pala e tretë mund të gjykojnë se si kujdesem për fëmijët. Sepse kisha frikë nga deklaratat e rreme”.
Pak kohë më vonë, ai gjen një punë të re dhe një banesë. Sot, Andreas B. punon 40 për qind, në kohën e mbetur kujdeset për fëmijët: “Jam duke jetuar buzë greminës së ekzistencës, por jam i kënaqur. Sepse më në fund ndjehem i lirë dhe kam përsëri kam krijuar një ambient shoqëror”, informon Albinfo.ch.
Në ndërkohë, është inicuar një procedurë për të drejtat bashkëshortore. Në këtë moment kujdesin ndaj fëmijëve e ndajnë përgjysmë me nënën e fëmijëve: “Megjithatë nuk pajtohem me këtë vendim. Edhe pse ajo ishte e dhunshme dhe vazhdimisht shkelte rregullat e përkujdesit, tani ajo ka marr gjysmën e të drejtës për përkujdesin ndaj fëmijëve. Nuk mund ta kuptoj këtë”. Mirëpo, kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme. Së shpejti, një gjykatës do të vendos nëse Andreas B. do ta marr të drejtën e plotë të përkujdesjes ndaj fëmijëve, apo jo. Ai është i vetëdijshëm: “Ende mund të humbas çdo gjë dhe kjo më rëndon shumë”.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Kosovari i dëbuar nga Zvicra erdhi ilegalisht vetëm për t`ia uruar djalit ditëlindjen

Diaspora nga

E Shtunë, 10 Nëntor 2018 – 11:30
albinfo.ch

ilustrim
Pasi një kosovar 35-vjeçar ishte dëbuar nga Zvicra dhe atij i ishte ndaluar çdo hyrjenë vend, ai sërish është kthyer. Kësaj here jo nga pakujdesia, por vetëm ka dashur t`ia urojë djalit të tij ditëlindjen, shkruan “Limmattaler Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Historia e kosovarit 35-vjeçar, i cili të mërkurën është paraqitur para Gjykatës rajonale në Dietikon, ka filluar me rrëfimin e tij se në Zvicër kishte ardhur që në moshën gjashtëvjeçare, në kuadër të bashkimit familjar. Babai i tij jetonte dhe punonte për më shumë se dhjetë vite në Zvicër.

Djali përfundoi një kurs gjerman, vijoi mësimet në klasën e tretë të shkollës fillore dhe dukej i integruar mirë në komunitetin e tij të banimit, në Rontal. Kosovari i ri luajti në një klub futbolli, disa vite më vonë u angazhua si anëtar i njësisë zjarrfikëse lokale dhe është vlerësuar nga punëdhënësi i tij.

Por, pastaj papritmas hasi në miq të gabuar përreth, siç i tha ai të mërkurën gjykatësit individual, Bruno Amacker. Dhe me këtë rreth të ri miqsh, kosovari mori rrugën e gabuar. Një aksident me makinë dhe një lëndim trupor i pakujdesshëm janë vetëm disa nga deliktet e tij, informon Albinfo.ch.

Në vitin 2014, Zyra e Migracionit e Kantonit të Lucernit ia tërhoqi lejeqëndrimin. Përpos kësaj, Zyra Federale për Migracion ia shqiptoi një ndalesë në territorin e Zvicrës , duke filluar prej 25 shkurt 2014, e deri më 24 shkurt 2019. Kosovari, aktualisht 30-vjeçar, është dashur të kthehet në Kosovë. Dy djemtë e tij, më i madhi i lindur në vitin 2010, qëndruan me ish-gruan e tij në Zvicër.

Në Kosovë, ai iu bashkua xhaxhait, por puna nuk shkoi si duhet. Fillimisht punoi në një qendër telefonimi (call center) të ofruesit zviceran Sunrise dhe më vonë si punëtor skelesh, por gjithmonë me ndjenjën se është në vend të huaj, ku e shqetësonin korrupsioni dhe të drejtat e pakta të punës.

Dëbimi filloi të ndikojë, kosovari filloi të vetëdijësohet. “Nuk dua më të kem asgjë me të kaluarën time. Ne kishim vetëm gjëra të marra nëpër kokat tona. Unë nuk e dija se çfarë po bëja. Falë Zotit, tani jam i vetëdijshëm”, i ka thënë gjykatësit Amacker, me një kolorit  të theksit kosovar dhe gjuhës gjermane vendore, transmeton Albinfo.ch.

Por, pendimi nuk ia bëri më të lehtë qëndrimin në Kosovë. Sidomos kur i biri i tij i kishte thënë: “Babi, ti po mungon shumë këtu”. Tre herë aplikoi për një vizë, por më kot.
Në ditëlindjen e djalit të tij gjatë këtij viti, babai i munduar u fut në Zvicër përmes Chiasso dhe erdhi në Rontal të Lucernit. Pas festës, vëllai i tij donte të vizitontë një shoqatë shqiptare në Dietikon dhe e mori me vete. Por, në Komunën Unterengstringen, policia u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, duke marr me vete udhëtarin ilegal në stacionin në Urdorf, informon më tej Albinfo.ch. Nga atje, ai u dërgua në një qeli në qytetin e Cyrihut, para se të largohej nga vendi.

Prokuroria e kishte dënuar atë me urdhërdënim, për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm, me pesë muaj burg. Por, gjykata e dënoi vetëm për hyrje të paligjshme, ashtu siç kërkoi pala mbrojtëse e tij. Po të mos e kishte arrestuar policia, ai do të kishte dalë nga Zvicra brenda 24 orëve.

Ndryshe nga që kërkoi avokati i tij, gjykata i shqiptoi një dënim të pakushtëzuar prej 60 mëditjeve me nga 30 franga. Ai gjithashtu duhet të paguajë disa mijëra franga për shpenzimet gjyqësore. “Ju nuk keni ardhur për të na mashtruar. Dhe nga ana njerëzore, ne mund t’ju kuptojmë shumë mirë”, ka pohuar gjaykatësi Amacker.

Megjithatë, pasi i pandehuri kishte thyer një urdhër të autoriteteve, atij nuk mund t’i jepet një parashikim i favorshëm. “Për gjobën ju do të mundoheni edhe për një kohë. Por, kjo është ajo që kërkuan ligjvënësit”, ka përfunduar Amacker.

Për të marrë pjesë në seancën gjyqësore, kosovarit i është dhënë një vizë disa ditore, njofton Albinfo.ch. Pas kthimit të tij në Kosovë, ai atje duhet të presë deri më 24 shkurt 2019. Më pas do të mund të bëjë sërsih një jetë të mirë në Zvicër, për të jetuar me bashkëshorten e tij të re në Aargau dhe të vazhdojë punën si punëtor skelesh.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Ky është aparati më i urryer i Selecta

Diaspora nga

E Premte, 9 Nëntor 2018 – 18:00
albinfo.ch

Aparatet Selecta shpesh janë në shënjestër të vandalistëve. Sidomos ajo në Rheintal shpesh goditet nga ta, duke vjedhur rregullisht diçka.

Para pak kohësh, dy 14-vjeçarë thyen një aparat me sëpatë në stacionin në Au SG, duke vjedhur disa pije. Por, pas një kohe të shkurtër ata ishin hetuar nga policia.

“Aparati në Au gjithmonë është thyer plotësisht ose të paktën është dëmtuar”, thotë një banor lokal për “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.

Sulmi në Au nuk është i vetmi në këtë rrethinë, pohon zëdhënsja e Selecta, Patrizia von Gunten. Sipas saj, në të gjithë Zvicrën ka rreth 3200 aparate Selecta në zonat publike. Deri më tani, rreth 200 prej tyre janë dëmtuar, informon Albinfo.ch.

“Vendin e parë në pjesën lindore e ndajnë Sulgen TG dhe St. Margrethen SG me nëntë informata për thyerje dhe shtatë xhama të zëvendësuar gjatë këtij viti”, thotë von Gunten. Pasojnë tre vende të tjera nga Rheintal i St. Gallenit.

Por, përse aparatet e Selecta shkatërrohen pa mëshirë? Sipas Hans Peter Krüsi, zëdhënës i Policisë Kantonale të St.Gallenit, ekzistojnë motive të ndryshme: “Disa e bëjnë vetëm nga frustrimi për të thyer aparate dhe të tjerët të kryesisht për të holla, ato që janë brenda”. Por ky nuk është motivi i njëjtë i autorëve, pohon Krüsi. Se sulmuesve u është me rëndësi ushqimi, këto raste janë mjaft të rralla.

Se një dëmtim i tillë kriminel nuk është shaka, kanë dëshmuar edhe dy 14-vjeçarët të cilët do të përballen me pasoja të rënda: Ata tani do të duhet të përgjigjen para Gjykatës për të rinj të Kantonit të St.Gallenit, njofton Albinfo.ch. Edhe Selecta gjithashtu nuk toleron veprime të tilla: “Në secili rast bëhet një denoncim. Bile edhe kur nuk ka të dyshuar, bëhet denoncim për një të panjohur”, ka përfunduar von Gunten.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Më 1 dhjetor, tryezë e mërgatës kërçovare

Diaspora nga

E Premte, 9 Nëntor 2018 – 15:30
albinfo.ch

Më 1 dhjetor në kryeqytetin austriak, Vjenë, Shoqata ‘Kërcova në Vjenë’ do të organizojnë tryezën e mërgatës kërçovare.
Në këtë tryezë pritet të marrin pjesë të gjitha shoqatat nga Kërçova që veprojnë në migrim, raporton TV Gurra.
Koordinatori i Shoqatës ‘Kërçova në Vjenë’, Halil Halili, është shprehur se në këtë tryezë apo samit, do të marrin pjesë shoqatat e Kërçovës që veprojnë në Evropë, dhe në botë, përcjell albinfo.ch.
Ai ka të ftuar të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë event shumë të rëndësishëm, që të jenë të bashkuar e të forcuar për të ndihmuar më shumë vendlindjen.
Ndërkohë, më 2 dhjetor do të zhvillohet një program artistik, me mbi 1000 të pranishëm.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Jeta e rëndë me lopatë në duar, Zariun e stimuloi të arsimohet

Diaspora nga

Këshilltari shqiptar nga Partia zvicerane SP e qytezës Baar në Zvicër, Zari Xhaferi, nga fillimi i muajit tetor për herë të parë është inkuadruar në ekzekutivin komunal si këshilltar kantonal të Komunës Baar në Zvicër, shkruan “Zentralplus”, transmeton Albinfo.ch

E Premte, 9 Nëntor 2018 – 12:31
albinfo.ch

Në një intervistë me “Zentralplus”, Zariu ka rrëfyer për ecurinë e suksesit të tij si politikan. Për rreth 20 javë ai kishte udhëhequr një fushatë zgjedhore aktive, duke shpërndarë mbi 4,000 letra personale dhe duke biseduar me rreth 700 persona në dyert e hyrjes. Prandaj, Zariu është i kënaqur me besimin e popullatës së qytezës Baar. 3’264 vota në këshillin bashkiak dhe 4’278 vota në zgjedhjet kantonale ia kanë konfirmuar angazhimin e tij politik.
Zariu është tepër krenar për prindërit e tij të zellshëm e të sinqertë të cilët i ka si shembull në jetë. Me prindërit e tij, ai kishte ardhur nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar nga Maqedonia, „drejt e në Baar“.  Prindërit e tij punuan shumë që fëmijëve t`u mundësojnë një perspektivë të ndritshme, njofton Albinfo.ch. Fillimisht ai nuk kishte folur asnjë fjalë nga gjuha gjermane, por duke i falënderuar strukturave lokale, miqve dhe shkollës, Zariu tashmë flet pa gabime gjuhën vendore.
“Suksesin” në jetën politike ia mvesh një pushimi dyjavor, kur e kishte shoqëruar prindin në kantier. Pas disa ditëve me lopatë në dorë, ai kishte konstatuar se pa ndonjë arsimim të mirëfilltë jeta mund të ishte shumë e rëndë, informon Albinfo.ch.
Kjo e ka inspiruar që t`i qaset shkollës me seriozitetin më të madh duke përfunduar me sukses edhe shkollën kantonale, mirëpo edhe duke punuar në ndërkohë ndonjë të pjesërishme. Integrimi i tij po vazhdonte përmes mësimeve, punës së pjesërishme dhe sportit.
Përpos se është këshilltar kantonal, Zariu është edhe ligjërues i shkollës së mesme, gjë që ka hasur në reagime pozitive nga bashkatdhetarët dhe zviceranët. Ai është i mendimit se gjenerata e dytë është dëshmuar si e suksesshme në të gjitha sferat e jetës në Zvicër. Ajo duhet të pajiset me një edukatë themelore solide.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Shko në krye