Category archive

Lajme

Shqipëri

Çudirat e tenderave në Shqipëri, jepet fond parash për një kishë që nuk ekziston

Kisha e Shën Kollit, në fshatin Mesopotam të Delvinës, është monument kulture i kategorisë së parë.

Prej 10 vitesh, kjo kishë nuk vizitohet nga asnjë vizitor, pasi është në proces rikonstruksioni.

Një tender për rikonstruksionin e saj u shpall në vitin 2008, e sipas projektit të miratuar punimet do të bëheshin në 3 faza, dy prej të cilave u kryen, ndërsa faza e tretë u ndal për mungesë fondesh. Pesë vite më vonë, Ministria e Kulturës merr një vendim për të hapur një tender të ri për rikonstruksionin e kishës, në vitin 2015, dhe projekti do të zbatohej nga fillimi.

Agjencia e Prokurimeve Publike, sivjet shpall tenderin për rikonstruksion të një kishe në Mesopotami, me emrin Shën Mëri. Ndërkohë, firma fituese fillon rikonstruksionin e projektit nga fillimi, por në kishën e Shën Kollit, pasi kisha e Shën Mërisë nuk ekziston.

Reshat Gega, studiuesi dhe drejtuesi i firmës së parë t Vazhdo të lexosh

Shqipëri

Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, plagoset një 26-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Aleksandër Vasili, 26 vjeç.

Ai është qëlluar me pistoletë dhe ka marrë një plumb në këmbë. I riu 26-vjeçar është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal në  lagjen "24 Maji" të qytetit.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar disa herë me armë para një loto sporti dhe më pas janë larguar me një Jeep Cheroki.

Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat.

Vazhdo të lexosh

Shqipëri

“Po pse nuk e legalizon kanabisin?!” Rama përgjigjet dhe nxjerr zbuluar veten

Rasti i fundit i legalizimit të kanabisit ka qenë ai në Kanada dhe “suksesi” ka qenë aq i madh saqë “malli” nëpër dyqane ka përfunduar shumë më shpejt se rradha e njerëzve.

Mbi këtë çështje është pyetur kryeministri Rama, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë. Gazetari Çani i ka dhënë rastin e Kanadasë dhe i ka sugjeruar që të legalizojë kanabisin.

Rama është përgjigjur se një vendim i tillë nuk mund të merret përderisa në Shqipëri nuk është mbyllur ende kapitulli i luftës ndaj kanabisit kriminal. Por kjo deklaratë e Ramës bie në kundërshti me dhjetëra herët kur kryeministri ka folur për “kapitull të mbyllur” të mbjelljes së kanabisit në Shqipëri, një debat i cili kohët e fundit është sfumuar në politikën shqiptare.

-Pse nuk e bën?

Rama: Sepse nuk kemi... duhet të mbyllim kapitullin me luftë Vazhdo të lexosh

Diaspora

Detaje nga vdekja e shqiptarit në autostradën franceze

E Premte, 19 Tetor 2018 - 21:30 albinfo.ch Mëngjesin e së enjtes rreth orës 07.00, në një autostradë franceze është zbuluar trupi i pajetë i një azilkërkuesi shqiptari 26-vjeçar. Shkaqet e vdekjes për momentin mbeten të paqarta, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch. Trupin e pajetë të shqiptarit, policia franceze e ka zbuluar në autostradën që lidh qendrën e Metzit me lagjen Borny. Shkaqet e vdekjes edhe më tej mbeten të paqarta dhe teza e vetëvrasjes, në këtë fazë të hetimit nuk është përjashtuar. Viktima dyshohet se u godit dy herë nga automjete të ndryshme, shkruajnë më tej mediat franceze, përcjell Albinfo.ch. Po ndërmerren të gjitha masat për ndriçimin e plotë të rastit.Burimi: https://www.albinfo.ch Vazhdo të lexosh

Kosovë

Ndërprehet furnizimi me ujë nga Badoci

Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se është dëmtohet linja kryesore e tubacionit kryesor nga Badoci për në Prishtinë dhe si pasojë Graçanica, Hajvalia, Fshati Ndërkombëtar, lagjja Mati 1, zona qendër dhe Aktash në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Njoftimi i Ujësjellësit “Prishtina”:

KRU”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e qytetit të Graçanicës, Hajvalisë, Fshati Ndërkombëtar, lagjja Mati 1, zona qendër dhe Aktash në Prishtinë se, para pak çastesh është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin e krijuar nga një qytetar i pandërgjegjshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartëcekura është dëmtimi i linjës kryesore të tubacionit kryesor nga Badoci në Prishtinë.

Furnizimi iu rikthehet varësi Vazhdo të lexosh

Shqipëri

Zbulimi i laboratorit të drogës në Has, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social në lidhje me operacionin e zhvilluar këtë të premte për zbulimin dhe demontimin e laboratorit të heroinës në Has.

Rama gjetu rastin që të shprehë bindjen e tij se lufta kundër krimit do të vijojë pa kompromis, duke hedhur dhe një akuzën në adresë të opozitës.

STATUSI:

Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë.

Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit,në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis.

Vazhdo të lexosh

Kosovë

​ PDK pjesë e ACRE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në Samitin e Lirisë në Kishinau të Moldavisë, të organizuar nga Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë (ACRE).

Ky grupim, që bashkon partitë konservatore të qendrës së djathtë, përbën lëvizjen politike me rritjen më të madhe në Evropë.

Kreu i PDK-së ka folur në këtë samit për arritjet e Republikës së Kosovës që nga liria e vendit, shpallja e pavarësisë, shtet ndërtimi dhe për rrugën e integrimeve euro atlantike.

Veseli ka folur para anëtarëve të ACRE edhe për vlerat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për reformat e vazhdueshme që i bën për të qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Evropë bashkon partitë e angazhuara për liri individuale, sovranitet kombëtar, demokraci parlamentare, sundim të ligjit, pronë pr Vazhdo të lexosh

Shqipëri

Imami: Edhe kur bënë marrëveshje mes tyre, Rama e Basha shpërndanë një tufë me para!

“E gjithë PD është vënë në dispozicion të Bashës për të marrë sa më tepër para nga Edi Rama”, ky është perceptimi që ish-ministri dhe deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami deklaroi në studion e “Top Talk”.

Ai shprehet se nuk ka guxuar të flasë më parë sepse nuk ka pasur fakte, por tanimë ka një pasqyrë të qartë.

“Punët shkojnë mirë. Paratë bëhen. E ka thënë Topalli në një konferencë më parë. Unë nuk kam guxuar të flas sepse nuk kisha ende fakte. Por tani kemi një pasqyrë të plotë që paratë po bëhen nga të dyja palët njësoj. Po ndahen paratë. Është shumë e qartë, që edhe për marrëveshjen iu dha edhe një shumë jo e vogël në dorë. E gjithë PD po punon për të rritur pozicionin negociues të Lulzim Bashës për të marrë sa më shumë para nga Edi Rama”, u shpreh ai duke pohuar pyetjen e gazetarit Denis Dyrn Vazhdo të lexosh

Diaspora

Ia pret kokën gjyshes gjatë faljes, krimi makabër që tronditi Zvicrën

Në një ndërtesë banimi në Frauenfeld, mbrëmjen e së martës është vrarë një grua, edhe atë nga nipi i saj, që të dy me prejardhje nga Maqedonia, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton Albinfo.ch E Premte, 19 Tetor 2018 - 19:18 albinfo.ch Disa orë më vonë, Policia Kantonale e Cyrihut arrestoi një 19-vjeçar në Aeroportin në Kloten. Personi i arrestuar i cili njëherësh ka edhe nënshtetësi italiane, është i dyshuari kryesor për vrasjen. Menjëherë pas krimit, Fatmir T. shkoi në një stacion policor dhe e dorëzoi telefonin e tij celular. Kjo është konfirmuar nga Policia Kantonale e Thurgaut, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch. Pasi në këtë moment, ende nuk ka pasur ndonjë thirrje emergjente për krimin e kryer, policia nuk ka pasur kurrfarë njohurish dhe nuk ka pasur arsye ta arrestojë. Mbetet e paqartë përse ai e ka dorëzuar celularin në polici, nëse ka dashur të lokalizojë vendngjarjen, a Vazhdo të lexosh

Kosovë

Informata të rëndësishme për përdoruesit e iPhone, duhet të keni kujdes

Përdoruesit e iPhone duhet të kenë kujdes, hakerët kanë filluar një mënyrë të re të vjedhjes së të dhënave personale.

Hakerët janë duke përdorur një mënyrë të re për të vjedhur të dhënat hyrëse në Apple, shkruan rtv21.tv.

Emaili i dërguar vjen nga platforma “Spotify” dhe thotë që përdoruesi ka blerë abonimin njëvjeçar për 115 euro.

Pastaj një link i lidhur me këtë email, të dërgon për të “rishikuar abonimin e përdoruesit” dhe duket si një faqe zyrtare e Apple.

Por, në të vërtetë ky është një mashtrim dhe kur njerëzit japin të dhënat personale të tyre në këto faqe, ato të dhëna shkojnë direkt e te hakerët.

Këto të dhëna iu mundësojnë atyre të kenë qasje në fotografi, video dhe informacione të tjera personale që ndodhen në telefonin tuaj.

Ky mashtrim për përdoruesit e iPhone, më së pari u zbulua në “Reddit”, ng Vazhdo të lexosh

Shqipëri

Berisha flet me emra: Fabrika e heroinës në Has menaxhohej nga dy ekstremistë të PS

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar përmes një postimi në rrjetin social se fabrika e heroinës e zbuluar këtë të premte në Has ishte në menaxhim të dy personave, “ekstremistë të flaktë” të Partisë Socialiste në pushtet.

Berisha ka publikuar një mesazh të qytetarit dixhital ku ndër të tjera jepen dhe emrat e menaxhuesve të fabrikës së drogës. Madje në denoncim shtohet se në fabrikë ka patur sasi të mëdha parash të cilat janë marrë përpara operacionit, duke dekonspiruar kësisoj aksionin që u bë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

STATUSI I BERISHËS:

Zbulohet ne Has fabrike e Partise Siçiliste e perpunimit te Heroines!

Policia dekonspiron operacionin e partnereve! sb

Pershendetje dr Zbulohet ne Branog te Hasit Fabrike e perpunimif te Heroine dhe kapen 100kg heroine.E menaxhonin vllezrit Musta Vazhdo të lexosh

Shqipëri

Projekti për koncesionin e pompave ngre pikëpyetje

Një vendim i Këshillit të Ministrave në Shqipëri, i pasuar nga një tender për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit të pompave të karburanteve ka ngritur dyshime për shmangien e interesit publik dhe një garë të paracaktuar. Tenderi është pezulluar në fillim të muajit pas ankimit të një kompanie zvicerane për diskriminim të operatorëve… Vazhdo të lexosh

Kosovë

EKSKLUZIVE: Gruaja e Enver Zymberit paditë babain e heroit

Bashkëshortja e heroit Enver Zymberi, thotë se është në telashe me prindërit e Enverit.

Ajo po akuzon familjen e burrit të saj se e lanë pa shtëpi dhe ia morën paratë të cilat qytetarët dhe institucionet i dhanë pas rënies së Enver Zymberit.

Për këtë, Drita Zymberi ka paditur vjehrrin dhe kunatin duke kërkuar nga ata kthimin e shtëpisë në emër të fëmijëve të saj.

Ajo thotë se pasi ia vranë burrin në veri të Mitrovicës të gjitha paratë që u grumbulluan ia mori familja e burrit e me to i thanë se do i ndërtojnë shtëpi.

“Ka pasë shumë njerëz që kanë dhënë pare, sa nuk e dimë as vetë.

Ka qenë pare shumë e madhe.

Te unë në bankë kanë qenë vetëm 52 mijë euro, e tjerat nuk e di sa kanë qenë, po i k Vazhdo të lexosh

Shqipëri

Ambasadori i Shqipërisë në Serbi i pakënaqur me mos prezencën e qeveritarëve në Beograd

Ndonëse tema e dialogut Kosovë- Serbi ishte temë e Forumit të Sigurisë në Beograd, aty munguan përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.

Një gjë të tillë e ka theksuar edhe ambasadori shqiptar në Beograd Ilir Boçka, i cili në një intervistë për KosovaPress ka thënë se prezenca e tyre do të kishte qenë shumë e mirëseardhur për shkak të rëndësisë së temave që janë trajtuar e që kanë rëndësi shumë të madhe për vet Kosovën.

Boçka: Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës i munguan forumit

“Kosova ishte e pranishme me disa përfaqësueses të shoqërisë civile. Nuk ishte e përfaqësuar me përfaqësuesit e saj të ligjshëm, në kuptimin e përfaqësuesve të Qeverisë, përfaqësues të shtetit, por edhe kjo ishte një anë që i mungonte kësaj konference, ndonëse mund të themi që Kosova dhe problemet e saj, problemi i dialogut Serbi-Kosovë ishte i pranishëm në të gjitha Vazhdo të lexosh

Kosovë

Diplomati britanik: Është qesharake që Kosova të mbahet në Kushtetutën e Serbisë

Diplomati britanik, Robert Cooper, i cili ka pasur rol ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është qesharake që Serbia të vazhdojë ta mbajë Kosovën në Kushtetutën e saj, kur realiteti është krejt tjetër

“Është shumë qesharake që në Kushtetutën e Serbisë, Kosova të mbahet pjesë e saj, kur situata tash ka ndryshuar”, ka thënë ish-ndërmjetësi britanik, Robert Cooper në mes Beogradit dhe Prishtinës

Sa i përket rolit të Bashkimit Evropian në të gjithë procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, ai beson se gabimi i vetëm në Bruksel është se ai nuk këmbëngul për zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord për të dyja palët.

Cooper nuk mendon se BE ka ndryshuar qëndrimin e saj për zgjidhjen përfundimtare në lidhje me shkëmbimin e territoreve, por, sipas tij, Brukseli ende po i konsideron një numër të madh opsionesh të hapura. /Express/

Vazhdo të lexosh

Shqipëri

Policia apel mediavse: Kujdes me informacionet për operacionin në Has, rrezikoni efektivët

Gjatë ditës së sotme u publikua zbulimi i një laboratori droge në Has.

Shumë portale dhe media kanë publikuar detaje nga ky operacion, të cilat nuk janë konfirmuar ende nga policia për arsye se operacioni është ende në vazhdim. Një njoftim i tillë është bërë nga Policia e Shtetit, e cila bën apel që mediat të jenë më të kujdesshme me dhënien e detajeve apo informacione pasi operacioni ende nuk ka përfunduar dhe gjithashtu cënohet siguria e efektiveve të Policisë të përfshirë në aksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Per shkak se operacioni i Policise se Kukesit per goditjen e rrjetit te implikuar ne ngritjen e nje laboratori droge, nuk eshte perfunduar ende, dhe per te mbrojtur e mos cenuar sigurine e efektiveve te Policise te perfshire ne aksion, i kerkojme medias te jete e matur ne raportime.

Siç kemi njoftuar me heret, ne Vazhdo të lexosh

Kosovë

Ja sa kosovarë jetojnë në Gjermani

Të dhënat e përpunuara të “Scan” të mundësuara nga Zyra Federale e Statistikave në Gjermani tregojnë se në parajsën aktuale të shqiptarëve, jetojnë rreth 50 mijë shqiptarë nga Shqipëria, dhe rreth 130 mijë shqiptarë nga Kosova. Numri total i shqiptarëve nga Shqipëria, sipas KJ, duket tepër i vogël, po të kemi parasysh flukset e larta… Vazhdo të lexosh

Shqipëri

Laboratori i heroinës në Has, ja emrat e të arrestuave

Kanë dalë detaje të reja nga operacioni antidrogë i ditës së sotme në Has.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se të paktën 3 persona janë identifikuar si të arrestuar.

Bëhet fjalë për dy persona, babë e bir të cilët janë arrestuar.

Ata janë Mustaf e Xhavit Shuti, të cilët mësohet se kishin edhe një furgon që bënte linjën nga Hasi për në Durrës.

Ka qenë policia gjermane që ka bërë hetimet e saj për këtë laborator droge, pas informacioneve që ka dhënë Arbër Çekaj.

Pikërisht kjo ka qenë arsyeja që Shqipërinë dy ditët e fundit e ka vizituar Drejtori i Policisë Gjermane.

Vazhdo të lexosh

Diaspora

Disa dhjetëra shqiptarë, pa kulm mbi kokë në Francë

Dhjetëra emigrantë shqiptarë janë dëbuar javën e kaluar, nga vendstrehimet që i kishin pushtuar. Pa zgjidhje të çështjes së strehimit, ata kanë pasur një takim në sallën e bashkisë, mëngjesin e së martës, më 16 tetor. E Premte, 19 Tetor 2018 - 15:00 albinfo.ch Keystone   Ata kanë qenë në Francë, për disa, që dy javë, për të tjerët, që tre vjet dhe ata rrezikojnë që në çdo kohë natën ta kalojnë nëpër rrugët e Brestit (Finistère). Dhjetëra emigrantë shqiptarë javën e kaluar ishin dëbuar dy herë nga shtëpitë që i kishin pushtuar, shkruan “Ouest-France”, përcjell albinfo.ch. Dëbimi i parë është zhvilluar të të mërkurën, më 10 tetor, në rrugën “d’Armorique” 2, ndërsa i dyti të premten, në rrugën “Jean-Bart” 18. Të papunë, emigrantët kishin gjetur strehë në një kënd johigjienik. Policia franceze kishte konstatuar një “shkelje flagrante të ndërhyrjes Vazhdo të lexosh

Shqipëri

Shehu: Rama, presion për të çuar çdo qënie të gjallë drejt Check up-it famëkeq

Deputeti i PD-së Tritan Shehu pohoi se për kryeministrin Edi Rama, check up-i është “patate e nxehte” me të cilën ai po kërcënon.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Shehu tha se kjo procedurë e metodikës së check up-it është me një kosto të pa argumentuar.

“Dalja e Kryeministrit keto dite ne kete “fushate”, perkon me rritjen e presionit arbitrar shteteror mbi mjeket e infermieret per te cuar cdo qenie te gjalle qe munden drejt Check-app-it famekeq, perndryshe anatemohen, gjobiten a humbin vendin e punes, pavaresisht kapaciteteve te tyre profesionale”, shkruan Shehu.

Reagimi i deputetit demokrat Tritan Shehu

Per Kryeministrin Check app-i ngel nje “patate e nxehte”, te ciles ai kerkon t’i “fryje” jo vetem per ta ftohur, por dhe per te kercenuar!

Dje dhe sot ai vazhdon te permende Check app-in me nje ton kercellue Vazhdo të lexosh

Kosovë

Shpëtohen 90 skllave seksi në Britani, shumica ishin shqiptare

Skllavërimi seksual mëton të jetë një nga problematikat më të mëdha në Britani, ku ky lloj tregtimi i qenieve njerëzore kryhet më së shumti nëpërmjet internetit.

Policia britanike ka njoftuar se pas një operacioni mbarëkombëtar janë shpëtuar 90 skllave seksi dhe janë arrestuar 73 persona.

Viktimat të cilat ishin rezidente në Britani si destinacion kishin tregun në SHBA, Filipine dhe Indi, të cilat reklamoheshin nëpër faqe të ndryshme interneti dhe më pas bliheshin nga “tutori” i tyre i ardhshëm.

Tom Dowdall nga Agjencia Kombëtare e Krimit tha:

Faqet e internetit për shërbimet e të rriturve o ofronin autorëve mundësinë që të reklamonin viktimat e shumëfishta në këmbim të parave që merrnin nga shërbimet e tyre seksuale.

Sipas policisë mijëra reklama për shërbime seksuale janë postuar në internet çdo muaj në Britani, Vazhdo të lexosh

Shqipëri

Gazetari shqiptar: Zhdukini nga ekranet këta palaço

Ngjarja e fundit lidhur me arrestimin e reperit Stresi duket se ka irrituar shumë persona të medias në vendin tonë. Gazetari Mentor Kikia ka reaguar përmes një statusi dedikuar kësaj ngjarje dhe fenomenit të këtyre reperëve që promovojnë sherret publike, drogën dhe krimin. Ai ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me edukatën që adoleshentët po marrin nga idhujt e tyre, si Stresi, Noizy etj.

Përmes shkrimit të gazetari i njohur i ka kërkuar  AMA-s që të ndalojë publikimin e videove të tyre muzikore me armë, dhunë etj.

“Zhdukini nga ekranet këta palaço!

Një këngëtar (nëse mund të quhet kështu), u arrestua për të disatën herë në Tiranë, i kapur me armë dhe drogë. Kësaj radhe policia thotë se Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është pjesë e një organizate kriminale. Nuk e dimë se sa do të qëndrojë në burg kësaj radhe. Ky djalë, ka shumë ndjekës në rrjetet sociale. K Vazhdo të lexosh

Diaspora

23-vjeçarja Deniza Miftari, krenaria e shqiptarëve në Belgjikë

Deniza Miftari është vetëm 23-vjeçare, por kjo nuk e ka penguar të fitojë zgjedhjet lokale në Belgjikë duke u bërë asambleiste e zgjedhur e komunës së Roseslares, e vetmja kandidate e huaj E Premte, 19 Tetor 2018 - 12:20 albinfo.ch Historitë më të vështira në jetë, ndonjëherë kthehen në fitoret më të mëdha dhe në çdo kohë ka gra e vajza shqiptare që frymëzojnë dhe inkurajojnë me përpjekjen dhe kontributin e tyre për një botë më të mirë. Kjo është historia e shqiptares nga Gjilani, Deniza Miftari, që ëndërron të punojë në Kombet e Bashkuara dhe që pak ditë më parë ka arritur të fitojë në zgjedhjet lokale në Belgjikë. Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Deniza ka rrëfyer përfshirjen e saj në politikë, motivet dhe forcën brenda saj për të punuar dhe ngritur lart emrin e Shqipërisë. Deniza është studente dhe në qershor të 2019 diplomohet për shkenca social Vazhdo të lexosh

Shko në krye