Author

F. N.

F. N. has 670 articles published.

Mos ikni pa i thënë mirupafshim fëmijës

ne kategorine Shëndetsi nga

Të gjitha nënat kur provojnë të çojnë për herë të parë fëmijën në kopësht mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme që të largohen pa i parë fëmijët sepse në të kundërt ata qajnë. Por, mos e bëni asnjëherë këtë veprim.

Të largohesh pa i thënë mirupafshim fëmijës tuaj në kopsht suaj ka efekte negative mbi të. “Merrja pak mëndjen sa të iki”, e dëgjojmë shpesh nga mamat këtë gjë duke negociuar me edukatoren.  Ato dalin nga shtëpia dhe kopshti fshehur vetëm që të mos i shikojnë fëmijët. “Të mashtrojnë” ndonjëherë është e vetmja mënyrë për të shmangur lotët dhe mërzitjen e fëmijës.

Si ndikon tek marrëdhënia nënë-fëmijë ?

Një fëmijë i vogël varet tërësisht nga prindërit e tij, veçanërisht nga nëna. Tek ajo shikon gjithmonë një figurë që kujdeset dhe i përgjigjet për çdo kërkesë të tij.  Në psikologji marrëdhënia nënë-fëmijë quhet e “ngjitur”. Për një zhvillim të mirë psikologjik dhe për të krijuar një lidhje të ngushtë me fëmijën nëna duhet të përpiqet të jetë sa më e besueshme në sytë e tij.  Pra, të largohesh pa e takuar fëmijën do të vinte në rrezik pikërisht besimin që fëmija ka. Kur ti “zhdukesh” në atë lloj forme krijon një ndjenjë mosbesimi tek ai dhe kjo është arsyeja pse duhet ta shmangim gjithë këtë situatë.

Çfarë mënyrë duhet të gjejmë që fëmija mos qajë kur largohemi?

Si bëhet e mundur kjo?

Mjafton të flasësh me fëmijën, t’i shpjegosh atij se duhet të largohesh dhe do të kthehesh përsëri që kështu nuk ka arsye pse të qash dhe të mërzitesh.  Ky qëndrim do të forcojë më shumë marrëdhënien që ke ti me fëmijën. Pra, sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë kjo gjë do të përsëritet dhe fëmija me kalimin e kohës do të kuptojë se nëna e tij kthehet dhe ka ende besim dhe siguri tek ajo.

Këshilla për një përshëndetje më pak dramatike

Para së gjithash, është e rëndësishme të mos e bësh fëmijën të kuptojë se t’i ndjen keqardhje për faktin se duhet të largohesh. Shmangni frazat “Do më mungosh”, “Sa do të doja të qëndroja me ty”. Nuk bën asgjë tjetër vetëm se rrit më shumë mërzitjen e tij. Eshtë e rëndësishme që të qetësoheni dhe të transmetoni siguri tek ai.

Fëmija duhet të kuptojë që nuk është vetëm dhe do të ketë dikë që do të kujdeset për të. Sigurisht që ai mund t’i telefonojë nënës së tij sa herë të dojë.

Kur ai luan motivohet

“Pse nuk e pikturon këtë pemën”? “Kur të vijë mami ta kesh mbaruar”. Kur i le detyra fëmijës ai përpiqet që t’i mbarojë dhe të jetë sa më i përpiktë. Lënia e një detyre ose një lojë mund ta bëjë fëmijën të ketë motivim dhe të humbasi mëndjen.

Është e rëndësishme mos i bërtasësh

Kur ai qan mos i ushtro presionin se duhet të pushojë. Respektoni ndjenjat e tij dhe bëjë që ta kuptojë vetë se duhet të largohesh dhe ai të pushojë së qari.

Sa kohë duhet të kalojë para ekranit çdo fëmijë?

ne kategorine Shëndetsi nga

Problemi i madh në lidhje me kohën e kaluar përpara ekranit është se fëmijët asnjëherë nuk mendojnë se po kalojnë mjaftueshëm kohë, dhe meqenëse koha është e kufizuar, lojat elektronike, televizori dhe mediat sociale, kanë tendencën të marrin kohë nga aktivitete më të rëndësishme si të luajturit jashtë, koha e kaluar me familjen si dhe detyrat e shtëpisë. Gjithashtu studimet kanë treguar se bebet dhe fëmijët e vegjël mësojnë më shumë duke luajtur dhe ndërvepruar me njerëz të vërtetë sesa duke parë të ashtuquajturat programe edukative.  Sipas “Mayo Clinic” koha e tepërt përpara ekranit mund të shkaktojë:

⦁ Obezitet;

⦁ Çrregullime të gjumit;

⦁ Probleme me sjelljen;

⦁ Mungesë të aftësive sociale;

⦁ Vonesa në zhvillimin gjuhësor.

Për këtë arsye “American Academy of Pediatrics” ka nxjerrë një rekomandim për kohën që fëmijët duhet të kalojnë përpara ekranit sipas grupmoshave.

Sa kohë duhet të kalojë para ekranit çdo fëmijë?

Për fëmijët nën moshën 18 muajsh, koha e kaluar përpara ekranit është e dëmshme dhe e pa nevojshme ndaj duhet të shmanget. (Perjashtohen rastet kur njëri apo të dy prindërit janë larg fëmijës dhe përdorin pajisjet elektonike për të komunikuar me video)

Për fëmijët nga 18 deri në 24 muajsh është e këshillueshme vetëm 1 orë në ditë për të parë programe cilësore në praninë e prindërve në mënyrë që t’ja shpjegojnë fëmijës kuptimin e programit.

Për fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç koha përpara ekranit duhet të limitohet në 1 orë në ditë dhe programet duhet të shikohen në prani të prindërve .

Për fëmijët mbi 6 vjeç koha përpara ekranit duhet të lejohet vetëm në rastet kur “pengon” kryerjen e aktivitetit fizik, edukativ apo zvogëlon kohën që fëmija duhet të kalojë me familjen./Pernenat/

Drejtori i strehimores “25 Maji”, ndjen përgjegjësi morale për rastin e 13 vjeçares.

ne kategorine Maqedoni nga

Drejtori i strehimores “25 Maji Stevo Sokollovski, ka deklaruar se ndjen përgjegjësi morale për maltretimin seksual të vajzës 13 vjeqare. Sipas tij së bashku me Ministren e punës dhe politikës sociale të hënën do të dalin me detaje për rastin që ka tronditur Maqedoninë, transmeton Medial.mk

“Për nga aspekti moral, gjithsesi se ndjej përgjegjësi. Me gjithë bindje them se askush prej strehimores nuk ka qenë i involvuar, dhe nuk ka keqtrajtuar fëmijë. E gjithë kjo ka ndodhur jashtë institucionit tonë, thotë drejtori i strehimores “25Maji” Stevo Sokollovski.

Për rastin e përdhunimit të 13 vjeçares, kanë reaguar gjitha institucionet ku kanë thënë se fajtorët e vërtetë duhet të dalin para organeve kompetente./F.N/

Shko ne krye