Zhernovski në Këshillin ministror të OSBE-së

në kategorine Maqedoni

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski, i cili e kryesonte delegacionin e Republikës së Maqedonisë në Këshillin ministror të OSBE-së në Milano, kishte fjalim në të cilin foli për sfidat aktuale me të cilat përballet Organizata si dhe për modalitetet për menaxhim më efikas me këto sfida, kumtoi MPJ.

Zhernovski në fjalimin e tij i prezantoi edhe aktivitetet rreth reformave aktuale në Republikën e Maqedonisë për plotësimin e kritereve për inkuadrim të vendit në BE, bashkëpunim rajonal si dhe aktivitetet në drejtim të arritjes së anëtarësimit në NATO.

Në kuadër të Këshillit  ministror të OSBE-së, Zhernovski realizoi takime bilaterale me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Tomas Greminger, me komisarin e  lartë për pakica kombëtare, Zanier dhe me drejtorin e ODIHR, Gisladotir.

Në takimet u shkëmbyen mendime për ndodhitë e brendshme të vazhdueshme politike në Republikën e Maqedonisë. Ishte potencuar roli i rëndësishëm i Misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë dhe mbështetja për proceset reformuese të Qeverisë, me bindjen se qasja e tillë e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Nga ana e zëvendësministrit  Zhernovski ishte riafirmuar gatishmëria e vendit për vazhdimin e bashkëpunimit me ODIHR, ndërsa veçanërisht për përmirësimin e proceseve gjyqësore te ne, të cilat në mënyrë komplementare kontribuojnë për arritjen e standardeve të kërkuara evropiane, të rëndësishme për përshpejtimin e procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO.

Në margjinat e takimit, Zhernovski kishte takime bilaterale me MPJ të Austrisë, kryesuese aktuale me Këshillin e Bashkimit Evropian, Karin Kneisel, me MPJ të Republikës Çeke, Tomas Petriçek, me ZMPJ të Greqisë, Nikollas Kvik, me sekretarin shtetëror e MPJ-së italiane, Piki.