Shapuriq në Forumin ndërkombëtar ekonomik në Zagreb

në kategorine Biznes/Ekonomi/Maqedoni

Ministri përgjegjës për rregullativën për përmirësimin e klimës së investimeve për ndërmarrjet vendore prof.dr. Zoran Shapuriq dje kishte fjalim në  Forumin Ndërkombëtar Ekonomik “Perspektivat”, që u mbajt në Zagreb. Në fjalimin e tij ai foli për bashkëpunimin ekonomik rajonal i cili qon drejtë së ardhshmes më të mirë të rajonit.

Ulja e të gjitha llojeve të barrierave, siç janë lehtësimet doganore dhe transportuese, njohjen e licencave dhe certifikatave dhe lehtësimi i të gjitha procedurave tjera do të kontribuojë deri në bashkëpunim dukshëm më të madh të vendeve të rajonit, theksoi ministri Shapuriq, theksohet në kumtesën e kabinetit të tij.

Ai, gjithashtu, e ka theksuar përcaktimin e fuqishëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përparimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik me të gjitha vendet e rajonit. Gjithashtu, i prezantoi edhe masat për rritje ekonomike të Qeverisë dhe tregoi se ekziston potencial i madh për pjesëmarrje të përbashkët në tregjet e treta të kompanive nga vendet e rajonit.

Në kuadër të forumit Shapuriq kryesoi edhe me sesionin plenar, ndërsa më vonë në emër të organizatorit të forumit ndau pllakate për kompanitë e suksesshme nga rajoni, në mesin e të cilave edhe kompanisë Tikvesh.

Gjatë qëndrimit në Zagreb Shapuriq realizoi edhe takime bilaterale me Predrag Shtromar, ministër për Ndërtimtari  dhe Planifikim Hapësinor në Qeverinë e Kroacisë, me kryetarin e Zhupanisë së Zagrebit, Stejan Koxhiq, sekretarin shtetëror Zhelko Urlih, kryetarin e  KNS Ivan Vrdoljak, më shumë deputetë të Parlamentit kroat dhe përfaqësues tjerë të institucioneve të Kroacisë.

Shapuriq, gjithashtu, me kryetarin Kozhiq dhe përfaqësues tjerë të institucioneve qendrore dhe lokale në Kroaci hapi Alean e parë të ndërmarrësisë në zonën industriale në rajon, e cila gjendet në rajonin e Zagrebit, ku gjenden sektore të prodhimit në më shumë brende të njohura botërore dhe kroate, në mesin e të cilave edhe fabrika për automobila Rimac.