Rruga Prishtinë – Shkup do të mbyllet çdo ditë deri më 18 dhjetor

në kategorine Maqedoni

 Rruga magjistrale nga Kaçaniku deri në Han të Elezit, gjegjësisht deri te vendkalimi kufitar Bllacë midis Kosovës dhe Maqedonisë prej nesër  (e shtunë 8 dhjetor) do të mbyllet për qarkullim deri  më 18 dhjetor, në periudhën prej orës 7 deri në orën 17, raportoi  korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ministria e Infrastrukturës së Kosovës  informon se kjo masë është marrë për shkak të aktiviteteve në autostradën “Arben Xhaferi” që  lidh Prishtinën dhe Shkupin.