Nënshkruhet marrëveshja me kompaninë zvicerane Baumer

në kategorine Biznes/Ekonomi/Maqedoni

Marrëveshje për ndihmë shtetërore për subvencionim të pjesshëm me masa transparente të Planit për rritje ekonomike të Qeverisë sot është nënshkruar me kompaninë zvicerane Baumer e cila ndërton kapacitet të vetin  në UZHTI Shkup 1 në Bunarxhik. Marrëveshjen e kanë nënshkruar drejtori i Drejtorisë së UZHTI Aleksandar Mlladenovski dhe drejtori operativ ekzekutues i Baumerit, Marsel Fraj.

Baumer e është kompani familjare e cila zhvillohet që 66 vjet dhe prodhon sensorë industrialë dhe instrumente matëse procesuese. Ka 38 filiale në 19 vende në të cilat punojnë më shumë se 2.700 njerëz dhe është e pranishme me shitje në më shumë se 70 vende në botë. Në Maqedoni planifikon të investojë rreth nëntë milionë euro në tri faza në objektin e saj ku do të punësojnë rreth 350 njerëz. Në fazën e parë në hapësirë prej 3.840 metër katrorë do të investohet midis gjashtë dhe shtatë milionë euro dhe do të punësohen prej 150 deri në 200 persona. Në objektin me teknologji CNC do të prodhohen kabllo, sensorë indukativë, enkoderë dhe produkte gjysmë të gatshme.

Paraprakisht zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjueshev së bashku me mlladenovskin, Frajin dhe drejtprin e Baumerit në Maqedoni, Novica Shotarovski kreu inspektim në punët ndërtimore  të repartit prodhues të kompanisë Baumer dhe theksoi se fabrika është në fazën përparimtare të ndërtimit dhe kryhet me standarde dhe kritere zvicerane.

“Si Qeveri jemi të përkushtuar që të bëjmë industrializim të shpejtë dhe cilësor të Maqedonisë, por jo me veprimtari të punës intensive ku të punësuarit marrin nga 200 deri 300 euro pagë, por me kompani me zhvillim të lartë teknologjik të këtilla që tentojmë dhe kemi sukses të tërheqim në shtet kohën e fundit. Në to do të punojnë kryesisht inxhinierë dhe do t’u japim shans të rinjve tanë  dhe kuadrove me arsim të lartë të mbesin në shtet për paga solide dhe standard solid. Vetëm kështu do të sigurojmë të ardhme për shtetin tonë dhe për brezat tanë të ardhshëm. Pres që kompania Baumer të ketë kontribut serioz në këtë”, tha Angjushev pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Drejtori i Baumer në Maqedoni, Shotarovski theksioi se Baumer në Maqedoni fillon një histori të re në portofolin e vet të biznesit. Fillimin e aktiviteteve në Shkup, shtoi e shënuam në korrik të vitit 2018, ndërsa tashmë për më pak se nëntë Baumen do të jetë plotësisht operativ për prodhimet e para.

Theksoi se Baumer në Shkup do të hapë edhe Qendër për Inovacione dhe Zhvillim në të cilën do të punësohen rreth 30 inxhinerë softuerik, elektro dhe makinerie të cilët do të krijojnë breza të rinj  të prodhimeve.

Drejtori i Drejtorisë së ZZHTI theksoi se Baumer para më pak se një viti  mori vendim të investojë në Maqedoni, ndërsa objekti i ytre tashmë është nën çati dhe në mars planifikojnë të fillojnë me prodhimin.