Konfiskohen dy kilogramë kokainë në aeroportin e Shkupit

në kategorine Maqedoni

Rreth dy kilogramë kokainë janë zbuluar në  Aeroportin e Shkupit nga Drejtoria Doganore dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Me këtë para dy ditëve, është penguar edhe një tentativë për kontrabandim të lëndëve narkotike, raportojnë nga Drejtoria Doganore.

Më 5.12.2018 rreth orës 20:30 me fluturimin nga Cyrih, në hyrje të Maqedonisë është kontrolluar në mënyrë të detajuar një shtetas i Venezuelës.

Në bagazhin e tij janë gjetur rreth 2 kilogramë materie e pluhurit të bardhë, e cila gjatë testit rezultoi se është “cocaine hydrochloride”, që inicon se materia e panjohur është drogë narkotike kokainë.

Pas marrjes së rastit nga ana e Inspektorëve të Departamentit të Hetimeve dhe me urdhër të prokurorit publik, materia e panjohur është dorëzuar në ekspertizë nga e cila u vërtetua se është kokainë.

Vlera e drogës së konfiskuar në tregun e zi në Maqedoni arrin vlerën prej 140 mijë eurosh, ndërsa në shitje me pakicë do të arrinte vlerën deri në 570 mijë euro.

“Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë kundër të dyshuarit ka ngritur padi penale për veprën “posedim dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike, substancave psikotropike dhe pekursorëve”, njoftojnë  nga ky institucion.