DEBAT: NATO do të thotë siguri dhe rritje më të madhe ekonomike

në kategorine Biznes/Ekonomi/Maqedoni

Opinioni politik dhe ekspert është dakord se anëtarësimi në NATO për Maqedoninë do të thotë siguri e rritur dhe parashikueshmëri, por njëkohësisht kjo sjellë edhe shansë për rritje më të madhe ekonomike.

Në debatin e sotëm për efektet nga inkuadrimi i Maqedonisë në NATO është theksuar se shteti do të marrë siguri, kontroll të hapësirës ajrore dhe menaxhim të plotë me krizat, ndërsa do të synonte edhe më lartë në Indeksin global të paqes ku për momentin ndodhet mes shteteve të fundit. Do të rritej Bruto prodhimi vendor dhe investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe do të hapeshin vende të reja pune.

“Në Indeksin global të paqes tani ndodhemi diku në vendin e 89-të dhe synojmë mjaft dobët, ndërsa të gjitha vendet-anëtare të NATO-s, 15 nga të cilat edhe anëtare të Bashkimit Evropian, janë mes 30-të shteteve të para në përmasa botërore. Nuk kemi alternativë tjetër përveç NATO-s”, theksoi Timurlend Çekoviq, hulumtues nga sektori privat.

Sipas zëvendëskryeministres dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, nuk duhet të presim anëtarësim në NATO që t’i zgjidh të gjitha problemet tona, por vetë duhet t’i përkushtohemi proceseve të brendshme të shtetit.

Beson se Programi për vazhdim të reformave që dje është dorëzuar zyrtarisht në Bruksel, do të mbështet nga vendet anëtare të NATO-s dhe se në procedurë të shpejtë në fillim të vitit 2019 me përfundimin e amendamenteve kushtetuese, Maqedonia  do të ulet në tryezë të njëjtë me vendet-anëtare të Aleancës.

“Qëllimi i programit është që të sigurojë hapa të qartë që do të realizohen në periudhën e ratifikimit të protokollit të NATO-s që duhet të hartohet në fillim të vitit 2019 nga ana e Aleancës dhe në këtë protokoll do të sendërtohen edhe reforma tjera”, tha Shekerinska.

Nëse Maqedonia bëhet vend-anëtar i NATO-s, do të duhet në nivel vjetor të ndajë rreth dy milionë dollarë për Buxhetin e NATO-s, ndërsa që ta realizojë detyrimin për ndarje të dy përqindëve nga BPV-ja deri në vitin 2024, do të duhet çdo vit gradualisht të bëjë rritje prej 0,25 për qind të BPV-së në vitet e ardhshme