BOSHNJAKOVSKI: Po merren masa konkrete për të zvogëluar ndotjen e ajrit

në kategorine Maqedoni

Qeveria për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë si prioritet strategjik e ka vendosur ndotjen e ajrit dhe luftën kundër ndotjes së ajrit. Në koordinim me të gjitha komunat e Shkupit në bazë ditore ndërmerren masa konkrete që të ulet ndotja e ajrit. Në këtë moment këto janë masa intervenuese afatshkurtra. Inspektorati shtetëror dhe Inspektorati i qytetit janë në terren, komplekset industriale në Shkup monitorohen vazhdimisht, ato punojnë me filtra.

Këtë sot e theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, i cili përmendi se paratë të cilat janë përcaktuar për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit nuk janë afatgjata, ndërsa masat të cilat i ndërmerr janë të dukshme ço ditë.

“Plotësisht pajtohemi me qytetarët se gjendja është tillë siç është, por edhe ne e thithim ajrin e njëjtë dhe çdo ditë luftojmë me këtë problem. Tashmë disa herë në disa komuna janë krijuar deponi të egra në të cilat shfrytëzohen goma si mjet për ngrohje në këtë sezon të ngrohjes. Mbi dy tonë goma janë konfiskuar dhe ato nuk do të shfrytëzohen. Masat intervenuese ekzistojnë në nivel të Qytetit të Shkupit. Në rajonin qendror të Qytetit është ndaluar dërgesën e mallit në orët e mëngjesit. MPB me Qytetin e Shkupit janë në terren çdo ditë dhe tashmë kemi ndryshim të ngrohjes në disa shkolla të cilat në vend karburantit të fuqishëm mazutit do të ngrohen me peleta”, tha zëdhënësi i Qeverisë.

Paralajmëroi se deri në fund të vitit edhe disa institucione në pronë të shtetit dhe shkollave do të kalojnë në ngrohje me karburante natyrore që më pak ndotin.

“Inspektorati shtetëror dhe Inspektorati i qytetit janë në terren. Komplekset industriale në Shkup monitorohen vazhdimisht, ato punojnë me filtra. Javën e kaluar u ftuan të gjitha mediat dhe janë të hapur për komunikim me opinionin. Punohet por megjithatë situata është ashtu siç është, është e dukshme, të gjithë jetojmë me të çdo ditë, por është fakt se po punohet. Numrat e telefonave për paraqitjen e ndotësve funksionojnë”, shtoi Boshnjakovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës për media të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe dr Dragan Gjeorgjievit nga Instituti i Shëndetit Publik.