Beograd, 11. oktobra 2017.- Direktor Centra za studije Jugoistocne Evrope Univerziteta u Gracu, Florijan Biber na plenarnom panelu: Quo vadis Europe? Nova paradigma posle Rima na Sedmom Beogradskom bezbednosnom forumu. FOTO TANJUG/ ZORAN ZESTIC/ nr

BIBER: Në Maqedoni nga viti 2006 nuk ka pasur zgjedhje të rregullta

në kategorine Maqedoni

Demokratizimi i proceseve politike në Evropën Juglindore ku mungon tradita demokratike përmes përfshirjes më të gjerë të mendimeve dhe çështjet të cilat i shqetësojnë qytetarët në procesin politik dhe ballafaqimi i  teorisë me praktikën në ato shoqëri është qëllimi i projektit rajonal “Praktika demokratike alternative”, të cilin e zbaton fondacioni Fridrih Ebert.

Në tryezën sotme të rrumbullakët në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” e organizuar në kuadër të projektit të titulluar “Lëvizje Grassroots  ose mobilizim ‘nga lartë’?” Ivan Stefanovski (doktorant i Universitetit  Scuola Normale Superiore  nga Firence (Itali) theksoi se nga vendet e rajonit Maqedonia dhe “Revolucioni i alarmantë” të cilët filluan kah fundi i vitit 2012 mund të theksohen si shembull ku aktivizmi qytetar shkaktoi ndryshime falë platformës së përbashkët të opozitës së atëhershme me shoqërinë qytetare.

Për Florian Biberin sistemi me format e veçanta në autoritarizmin kompetitiv të cilin e dëshmojmë në Ballkanin Perëndimor paraqesin sfidë të veçantë për aktivizmin qytetar dhe për përpjekjet që të redemokratizohet të cilat dallohen nga sistemet dhe lëvizjet autoritare konvencionale  në demokracitë e etabluara.

“Mobilizimi social masiv, intervenimi i jashtëm, ndërtimi i koalicioneve në Maqedoni vitin e kaluar treguan se zgjedhjet e rregullta nuk nënkuptojnë edhe ndryshime demokratike. U tregua se  supozimi bazik i demokracisë se me zgjedhje normale mund të ndryshohet pushteti nuk u realizua. Nevojitej diç më shumë”, tha Biber.

Sipas tij, këto nuk janë regjime të cilat sundojnë me frikë, por përmes krizave të cilat prodhojnë fushata të vazhdueshme zgjedhore dhe pasiguri, duke theksuar se në Maqedoni nga viti 2006 nuk ka pasur zgjedhje të rregullta, njëjtë edhe në Serbi. Elementi i dytë është stabilitokratia, ku regjimet e “blejnë” mbështetjen nga bashkësia ndërkombëtare, pastaj niveli i lartë i polarizimit me të cilën lidhin një pjesë të madhe të elektoratit drejtë tyre dhe gjithsesi “shtetin e robëruar”.

Për Biber, çështja kryesore është se si të ballafaqohemi me regjimet autokrate dhe si të arrijmë aktivizëm të suksesshëm i cili do të sjellë deri te ndryshimet strukturore të sistemit, gjegjësisht si të transmetohet energjia nga aktivizmi në realitetin politik pas kësaj.