ANKETË E OSBE-së: Të sigurt ndjehen 75 % e qytetarëve

në kategorine Maqedoni

 Shtatëdhjetë e pesë për qind të qytetarëve të Maqedonisë ndjehen shumë apo kryesisht të sigurt, tregoi anketa e OSBE-së që sot ishte prezantuar në Shkup me rastin e shënimit të Ditës së Parandalimit, 9 Dhjetori.

Ky rezultat tregon se shumica dërmuese e njerëzve nuk frikësohen për sigurinë personale, që është me rëndësi kyçe për mirëqenien e  e përgjithshme e shoqërisë dhe qytetarëve, qëndron në analizën që ishte prezantuar sot.

Sipas kësaj analize, ndjenja e sigurisë mundet dukshëm të përmirësohet  nëse ndërmerren aktivitete të koordinuara në më shumë institucione së bashku me policinë, sepse ata qytetarë të cilët janë prononcuar për të pasigurt si pjesë të shkaqeve i theksojnë ndriçimin e dobët të rrugëve dhe qentë endacakë, punë të cilat nuk janë në kompetencë të policisë. Qytetarët janë prononcuar edhe se nevojitet prani më e madhe e policisë, ndërsa si një ndër problemet kryesore e theksojnë ngasjen e shpejtë dhe të pakujdesshme.

Në prezantim mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski i cili potencoi se anketat dhe analizat e këtilla  janë ndihmë e madhe për përmirësimin e vazhdueshëm të punës së policisë gjegjësisht planifikimin e prioriteteve për veprim në periudhën e ardhshme. Ai u përqendrua edhe në mundësitë dhe përfitimet e shfrytëzimit të këshillave lokalë për parandalim të cilët mundësojnë qasje multidikasteriale në trajtimin e çështjeve të sigurisë dhe për përforcimin e konceptit të punës së policisë në komunitet.

Ai i potencoi përpjekjet për përforcimin e besimit të të gjitha komuniteteve në polici si një ndër prioritetet kryesore në planin strategjik të MPB-së.