Angjushev për vizitë në kompanitë Baumer dhe Komfi Angel

në kategorine Biznes/Ekonomi/Maqedoni

Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev sot, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale Aleksandar Mlladenovski do të kryejnë kontroll në punët ndërtimore të repartit prodhues të kompanisë Baumer në ZZHTI Shkup 1 (Bunarxhik).

Siç kumtuan nga Kabineti i zëvendëskryeministrit. është paraparë në godinën administrative në ZZHTI Shkup 1 të nënshkruhet edhe marrëveshje për ndihmë shtetërore me kompaninë Bauer.

Zëvendëskryeministri Angjushev do të realizojë edhe vizitë pune në kompaninë Komfi Angel në Prilep, ku do të realizojë takim të shkurtër me menaxhmentin e firmës, ku së bashku do ta vizitojnë repartin prodhues.

Në Prilep, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike do të marrë pjesë në seancën e Këshillit Drejtues së Odës Rajonale me seli në Prilep, ku do të realizojë takime me afaristët.