A ishte planifikuar gjendje lufte më 27 prill? Ivanov mbrohet

në kategorine Maqedoni

Presidenti Gjorge Ivanov sot i hodhi poshtë si të paqarta, pohimet se natën e 27 prillit gjoja ka përgatitur shpallje të gjendje së luftës. Ato janë, siç deklaroi, tentim dëshpërues që të kthehet tërë vëmendja nga krijuesit kryesorë të ngjarjes ndaj naftës së shtetit dhe kabinetit të tij.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për ndarjen e mirënjohjes “Cilësia e Maqedonisë”, Ivanov theksoi se në të drejtohet gishti, por kur gjykata do ta sjell vendimin do të dihet kush janë aktorët kryesorë, kush qëndron pas 27 prillit, kush e ka planifikuar dhe regjisuar, por do të dihet, nënvizoi presidenti edhe motivi.

Ivanov paralajmëroi se pasdite edhe zyrtarisht do të deklarohet rreth tërë rastit.

“Opinioni i beson të akuzuarit e jo institucioneve zyrtare. Ka pasur deklaratë edhe prokurorja, ka pasur kumtesë edhe nga Armata dhe nga kabineti. Me siguri deklaratat tona janë shumë më përmbajtjësore nga deklarata e një të akuzuari i cili bën gjithçka për ta shmangur atë që i takon. Pyetni ku ishin gjeneralët atë ditë, ku ishte shefi i Shtatmadhorisë, ku ishte adjutanti im, Armata. Tani më kam edhe pushtet të ri dhe ministre të re të Mbrojtjes e cila gjatë këtyre muajve ka mundur të shohë çka ka në MM për atë ditë, sepse gjithçka është evidentuar. Armata nuk është organizatë joqeveritare, por institucion i vendosur në mënyrë hierarkike, i cili zhvillon evidencë për çdo ditë, për çdo orë, për çdo ushtar dhe oficer”, theksoi Ivanov.

Lidhur me bashkëpunëtorët e tij të afërm Sinisha Aleksovski dhe Boris Josifovski, Ivanov përmendi se ata kanë deklaruar gjithçka që kanë pasur.

“Ishin tek prokurorja dhe na dhanë deklarata të tyre. prandaj ajo tha edhe se nuk ka bazë për çfarë do përzierje të kabinetit dhe kabinetit tim personal. Ata të cilët i krijojnë lajmet e rreme dhe e dini, një prej mediumeve e filloi këtë tregim për ‘Jasen’ dhe më pas u zhvillua se do të kishte gjendje lufte. Duhet ta vizitojnë ‘Jasen’ për të parë si funksionin dhe nëse është e mundur një tregim atje. Le ta lexojnë edhe Kushtetutën për të parë kur vendoset gjendje lufte dhe kush e vendos”, potencoi presidenti Ivanov.

Gjëra të tilla të paqarta, plotësoi, ndodhin në kokat e atyre që tentojnë të krijojnë frikë tek popullata për t’i realizuar qëllimet e tyre.

Presidenti Ivanov u bëri thirrje atyre që përhapin informacione të tilla të paraqiten në ambasadat dhe të pyesin nëse ka pasur ndonjë ndikim ndaj tij dhe kabinetit të tij rreth gjoja anulimit për të shpallur gjendje lufte.