90 të regjistruar me grip në Maqedoni

në kategorine Maqedoni

Nga 26 nëntori deri më 2 dhjetor në Maqedoni janë regjistruar 90 të sëmurë nga gripi, që është rritje prej 21.6 për qind krahasuar me javën e kaluar, thuhet në raportin që ueb faqen e saj e ka publikuar Instituti i Shëndetit Publik, transmeton MEDIAL.

Numër më i madh, 63 janë të paraqitur me grupmoshën prej 15-64 vjeç, ndërsa incidenca më e lartë prej 12,1 në 100 mijë banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë deri në 4 vjet.

/MEDIAL/