Zaev takon Avokatin e Shtetit, i premton mbështetje

në kategorine Maqedoni

Avokati i Shtetit i Republikës së Maqedonisë Fehmi Stafa priti në takim Kryeministrin e Maqedonisë Zoran zaevin. Në takim të pranishëm ishin edhe Avokatët e Shtetit të të gjitha rajoneve të Republikës së Maqedonisë.  Siç njoftojnë nga Qeveria në takim është diskutuar për përmirësimin e kushteve të punës në këtë institucion si dhe për mundësinë e lidhur me koeficientin e rogave të të punësuarve në këtë institucion.

Kryeministri Zaev theksoi se ky institucion është i rëndësishëm për Maqedoninë pasi është faktor në mbrojtjen e shtetit gjatë proceseve gjyqësore. Ai I informoi avokatët e shtetit për qëllimet e qeverisë për përmirësimin e kushteve të punës së Avokatit të Shtetit dhe theksoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, u gjet një zgjidhje për problemin e sigurimit të zyrës së Avokatit të shtetit. “Jemi të vendosur që t’i përmirësojmë kushtet e punës në këtë institucion dhe ta mbështesim modernizimin e këtij institucioni. Ky institucion është pjesë e efikasitetit të proceseve dhe ndikon edhe në institucionet e tjera dhe tek qytetarët. Kryeministri i bëri thirrje avokatëve të shtetit që të bëjnë gjithçka që është në kompetencat e tyre me qëllim që të përshpejtohet procesi i denacionalizimit”, deklaroi Zora Zaev.

Kjo, sipas Zaevit do të  kontribuojë në drejtim të përdorimit ekonomikisht me kosto efektive të pronave që janë të bllokuara, nga të cilat do të përfitojë shteti dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Nga Zyra e Avokatit të Shtetit informojnë se Stafa ka shprehur mirënjohje për faktin se kjo ishte hera e parë që një Kryeministër po realizon vizitë në këtë institucion, që nga pavarësimi i vendit. “Kjo është hera e parë që një kryeministër po realizon vizitë në këtë institucion, që nga pavarësimi i vendit. Falënderoj Qeverinë për miratimin e kërkesave paraprake për zmadhimin e kapaciteteve kadrovike të këtij institucioni”, thonë nga Zyra e Avokatit të Shtetit. Në takim gjithashtu u diskutua mbi kërkesat e natyrave të ndryshme të Avokatëve Shtetërorë. Të pranishmit gjithashtu u dakorduan që takimet e këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /shenja/