“Të jesh shqiptar”, Fatjona Geci vjen me librin e parë socio-politik

në kategorine Maqedoni

Recenzentët e librit e cilësuan atë si paraqitje të realitetit të vërtetë të ndarjeve etnike në vend, të krijuara që nga Akademia e Shkencave dhe Arteve, të sjella përmes qasjes së autores dhe intervistave me personalitete të ndryshme ku paraqiten shqiptarët në tre dekadat e fundit.

Libri “Të jesh shqiptar” përfshin 20 intervista me personalitete nga politika dhe sfera akademike. Fatjona Geci është autore e disa vëllimeve politike por ky është libri i saj i parë me karakter socio-politik.