Përgjimet e prokurorëve, VMRO: Po ndodh diçka e rrezikshme, dorëheqje nuk ka

në kategorine Maqedoni

Sipas opozitës maqedonase, pushteti po keqpërdor fuqinë ekzekutive për të kontrolluar institucionet. Ata kërkojnë dorëheqjen e Zaevit dhe  Spasovskit.

“Prokurorët dhe institucionet nuk janë më të lira të kryejnë punën e tyre. Ky është një skandal për të cilin duhej të jepeshin edhe dorëheqjet e para. Është e turpshme dhe e rrezikshme ajo çfarë po ndodh për momentin në shtet. Askush nuk është më i sigurt, ndërsa Zaevi, Oliveri dhe të tjerët nga LSDM-ja keqpërdorin pozicionet në mënyrë më të ashpër për t’i vënë institucionet nën kontroll dhe mbikëqyrje. Çfarë tjetër duhet të ndodhë në Republikën e Maqedonisë që të japin dorëheqje Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski? Krim, korrupsion, vrasje të papastra, reket, shpërdorimit të detyrës, përgjime të paligjshme të prokurorëve, ndarje të tenderëve për njerëzit e afërt dhe shumë arsye të tjera ka për dorëheqje. Por, në vend të kësaj, po lulëzojnë bizneset e personave të afërt të LSDM-së, krimi, korrupsioni, reketi po lulëzon”,- u shpreh Dimçe Arsovski nga VMRO DPMNE.