LSDM: Seriozisht punohet në uljen e ndotjes së ajrit

në kategorine Maqedoni

Pasojat e injorimit 11 vjeçar të problemit me ndotjen dhe shkatërrimit sistematik të gjelbërimeve dhe mjedisit jetësor nga ana e VMRO-DPMNE-së ende po ndjehen.

“Për dallim nga sjellja jo e përgjegjshme dhe injoruese e pushtetit kriminal të VMRO-DPMNE-së sot të gjitha institucionet kompetente, Qeveria, ministritë kompetente, Qyteti i Shkupit, komunat aktivisht janë përfshirë në zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit. Lufta kundër ndotjes është e çdoditshme dhe në vazhdimësi merren masa për zgjidhjen e problemit dhe sanksionimin e ndotësve të ajrit. Na pret ende punë, problem nuk mund të zgjidhet përnjëherë, por seriozisht punohet në uljen e ndotjes së ajrit”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.