“Lahuta serbe”, studiuesja: Askush nuk na e ka marrë!

në kategorine Kulturë

Meri Kumbe e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ka komentuar lajmin  e përhapur në media, se lahuta është njohur nga UNESCO si trashëgimi e Serbisë.

Pas përgënjeshtrimit të lajmit nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Kumbe tha se ka një konfuzion në listën zyrtare të UNESCO-s, sepse lahuta është e pjesë e shumë shteteve ballkanike, jo vetëm e Shqipërisë, por edhe Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës Hercegovinës.

Studiuesja Kumbe u shpreh se lista duhet të jetë sa më e aksesueshme për qytetarët dhe që secili shtet të prezantojë elementet e tij kulturor.

“Çdo shtet ka listën e tij për trashëgiminë, qytetarët propozojnë elementet e trashëgimisë. Ka një shtrirje të gjerë gjeografike të lahutës, në Shqiperi, Serbi, Mal të zi e Bosnje. Kenga polifonike ekziston edhe pertej kufirit. Askush nuk na e ka marre lahutën, është atje mes Bjeshkëve. Ka një konfuzion me listën e UNESCO-s, detyre e saj, të mbroje trashëgiminë. Secili shtet prezanton elementët e tij kulturor dhe lista të jetë e aksesueshme nga qytetarët.

Edhe vetë serbët e Bosnjës, kanë qenë të ngacmuar emocionalisht që na e morën. I kam thënë që askush nuk ia mori është aty dhe se shumë shpejt do vendosim që të bëhet pjesë e të gjithëve”, tha ajo.

(BalkanWeb)

 

 

 

 

Burimi: https://www.balkanweb.com/