Kërkohet mbështetje për sektorin bankar, plaçkitjet e fundit të hetohen

në kategorine Biznes

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka organizuar tryezë diskutimi me temë “Rëndësia e sektorit bankar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës”, raporton Ekonomia Online.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti tha se sektori bankar është i qëndrueshëm derisa shtoi se iu ofrojnë standarde bashkëkohore bankave që operojnë në vend.
Ai ka sqaruar se rreth 60% e kredive të lëshuara ju dedikohen ndërmarrjeve me aktivitet tregtinë.
“Struktura e kreditimit ka filluar të përmirësohet, por ekziston një hapësirë për shpërndarje më të madhe. Rreth 60% e kredive të lëshuara ju dedikohen ndërmarrjeve me aktivitet tregtinë. Këtë vit sektori i prodhimit dhe i bujqësisë kanë qenë sektor që kanë qenë në rritje”.
“Mbështetja më e madhe për këta sektor të ekonomisë është e domosdoshme për me pas një zhvillim ekonomi. Ofertat për kredi patjetër duhet me pas edhe kërkesa për kredi. Në tetor 2018 norma mesatare e interesit është 6.6%”.
“Për të pas një kreditim më të madh nuk mjafton vetëm përmirësimi i ofertës për kredi, por nevojitet që kërkesa e këtyre sektorëve të jetë më e madhe. Një hap i rëndësishëm është bërë me themelimin e Bordit të garantimit të kredive”.
Guvernatori ka kërkuar angazhim nga institucionet që ta mbështesin edhe më shumë sektorin bankar. Mehmeti tha se BQK-ja ka obliguar bankat komerciale që t’i dorëzojnë planet një vjeçare.
“Sektori bankar vazhdon të jetë i qëndrueshëm. 2.8% është norma e kredive jo performuëse e që është shumë pozitive. BQK me gjitha kapacitet e saj po mbështet sektorët financiarë dhe jemi duke i ofruar sektorit bankar infrastrukturë moderne financiare. Kërkohet angazhim më i madh i institucioneve që ta mbështesin edhe më shumë sektorin bankar”, tha Mehmeti
“Ne si BQK e kemi obliguar bankat komerciale që në Bankë Qendrore t’i dorëzojnë planet një vjeçare. Ato shqyrtohen gjatë muajit tetor ato shqyrtohen”.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK), Arian Zeka tha se bankat po luajnë një rol kyç në zhvillim e ekonomisë derisa u shpreh i shqetësuar për sulmet dhe plaçkitjet që po u bëhen bankave.
“Bankat janë jo vetëm kujdestar i krejt pasurive në një vend por edhe burim i financimit. Bankat luajnë një rol të rëndësishëm edhe në përmirësimin e qeverisjes kooperative. Është inkurajues fakti që norma e interesit të kredive është përgjysmuar”.
“Banka Qendrore ka bërë një punë të mirë në krijimin e një sistemi të shëndosh financiar. Shqetësim është edhe shtimi i rasteve të plaçkitjes dhe është inkurajues që guvernatori do të takohet me instancat më të larta të sigurisë”.
Arben Ymeraga, biznesmen tha se klientët kanë nevojë për lehtësim të sistemit të pagesave, raporton EO.
“Biznesi në Kosovë është në garë me kohën. Biznesi në Kosovë  është duke evoluar. Klientët tanë kanë nevojë që me një kartelë me kryer shërbime dhe jo 10 me i pasë”.

EkonomiaOnline
🔴DREJTPËRDREJT – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon tryezë diskutimi me panelistë: guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti dhe drejtorin e OEAK, Arian Zeka, lidhur me ndikimin e sektorit bankar në zhvillimin ekonomik.
Posted by EkonomiaOnline on Thursday, December 6, 2018

Burimi: http://www.ekonomiaonline.com/