Kabineti i Ivanovit hedh poshtë akuzat e 27 prillit

në kategorine Maqedoni

Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë sonte përmes një komunikate me shkrim hodhi poshtë, siç theksohet, tentimet e vazhdueshme për ndërhyrjen e presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe kabinetit të tij në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017.

“Në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë asnjëherë as nuk është biseduar, as nuk është menduar të shpallet luftë apo gjendje e jashtëzakonshme. Konsiderojmë se pretendimet e fundit të sekretarit të përgjithshëm të kabinetit të presidentit të Republikës së Maqedonisë, Boris Josifovski, në funksion të planit të supozuar për të shpallur luftë apo gjendje të jashtëzakonshme më 27 prill të vitit 2017 paraqesin një seri përpjekjesh të dëshpëruara për skenarin e projektuar për ndërhyrje të pajustifikueshme të kabinetit të presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe personalisht të presidentit të Republikës së Maqedonisë në ngjarjet e 27 prillit”, qëndron në kumtesën e kabinetit të presidentit të shtetit.