Inter me një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Juventus

në kategorine Sport

Kryendeshja e javës së 15-të në Serie A, që njëkohësisht do të jetë ndeshja hapëse e kësaj xhiroje, do të luhet në mes të Juventus dhe Inter.

“Zonja e vjetër” do të jetë nikoqire e “zi kaltërve” për një ndeshje që pritet të jetë jashtëzakonisht spektakolare.

Juventus është shkëputur me 40 pikë në krye të tabelës, duke numëruar kësisoj 11 pikë më shumë se Inter që pozicionohet në vendin e tretë.

Megjithatë, skuadra e Luciano Spallettit llogaritet si skuadra e vetme që mund të qëndrojë afër “biankonerëve” këtë edicion në Serie A.

Por, për fat të keq të Inter, ata për këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e yllit të skuadrës.

“Football Italia” shkruan se Radja Nainggolan nuk do të jetë në dispozicion për një nga ndeshjet më të rëndësishme të skuadrës së tij këtë edicon, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, lajmi i mirë për tifozët e skuadrës nga Milano është se kroati Sime Vrsaljko do të jetë i gatshëm për lojë.

Kjo është skuadra e plotë e Inter për ndeshjen kundër Juventus : Handanovic, Padelli, Berni, Vrsaljko, De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, D’Ambrosio, Skriniar, Gagliardini, Vecino, Joao Mario, Borja Valero, Perisic, Brozovic, Icardi, Lautaro Martinez, Keita Balde, Politano, Candreva. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/