“Çmendët” LeBron, realizon 42 pikë në fitoren e Lakers kundër San Antonio

në kategorine Basketboll

“Çmendët” LeBron, realizon 42 pikë në fitoren e Lakers kundër San Antonio

La Lakers ka regjistruar edhe fitoren e 15-të këtë edicion në NBA.

Skuadra nga Los Angeles ka mposhtur San Antonio Spurs me rezultatin 121:113, shkruan lajmi.net.

Më meritori për këtë triumf, dhe padyshim më i miri në parket ishte LeBron James.

“Mbreti” realizoi plotë 42 pikë në këtë takim, prej të cilave 20 në çerekun e fundit të ndeshjes.

Katër herë MVP regjistroi edhe 5 kërcime dhe shtoi gjashtë asistime për të ndihmuar skuadrën e tij.

Kontributin e tij James e dha edhe në fazën defanzive, ku shënoi 2 topa të vjedhur.

Ishte kjo një natë magjike për yllin e NBA, që nëse vazhdon me këso paraqitjesh shumë lehtë mund të shpallet MVP. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/