Arbër Ademi merr mirënjohje nga Lidhja e Punonjësve Arsimor

në kategorine Maqedoni

Ministri i arsimit dhe shkencës, Dr. Arbër Ademi, sot ka marrë mirënjohje nga përfaqësuesit e Lidhjes së Punonjësve Arsimor, në shenjë mbështetjeje për procesin e reformave në arsim, ngritjen e pagave dhe për gatishmërinë e ministrit Ademi për të bashkëpunuar në çdo proces që ka për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim.

Gjatë takimit të sotëm gjithashtu është diskutuar për partneritetin mes shoqatave të arsimtarëve dhe ministrisë së arsimit dhe shkencës. I pari i arsimit në vend, ka vlerësuar se asnjë reformë në arsim nuk mund të jetë e suksesshme nëse mbeten jashtë procesit mësimdhënësit dhe se bashkëpunimi me çdo shoqatë nga sfera e arsimit do të thellohet gjithnjë e më shumë.