“27 PRILLI”: Gjykimi vazhdon me dëshminë e Ninxhës

në kategorine Maqedoni

Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.

Në seancën e sotme gjyqësore duhet të dëshmojë i akuzuari Aleksandar Vasilevski-Ninxha, i cili ka propozuar tre dëshmitarë. Në seancën paraprake gjyqësore nga e drejta e mbrojtjes hoqën dorë të akuzuarit Vilijam Maihajllovski, Nikolla Motrevski-Kolo dhe Mitre Pitrovski.

Procesin gjyqësor e udhëhiq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa avokatë të tara janë Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Për ngjarjet  në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 të akuzuar gjithsej 33 persona, prej të cilëve 31 persona për kërcënim terrorist  të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Paraprakisht për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore të të akuzuarit Sashko Markovski procedura për të ishte ndarë dhe duhet të vazhdojë pas një muaji.

Mes të akuzuarve janë shumë deputetë, të punësuar në MPB, në sigurimin e Kuvendit dhe artistë. Ata para Gjykatës kanë deklaruar se e kuptojnë akuzën, por  nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakariе Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vllatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.