Sektori bankar po kontribuon në rritjen e qëndrueshme ekonomike, kërkohet më shumë siguri

në kategorine Biznes

Sektori bankar po vazhdon t’i kontribuojë rritjes së qëndrueshme të ekonomisë së vendit, u tha në Konferencën Vjetore të Bankave të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Fehmi Mehmeti, guvernator i BQK-së tha se sektori bankar në Kosovë vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe në funksion të rritjes së qëndrueshme  të zhvillimit ekonomik të vendit.
Mehmeti ka sqaruar se në tetor 2018 norma e interesit të kredisë ishte 6.6% dhe kjo ka shënuar progres krahasuar me vitet paraprake.
Sipas tij, me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve BQK ka hartuar rregulloren mbi shpalosjen e informacionit të bankave.
“Jemi në një kohë ku sektori bankar ka shënuar progres të fuqishëm. Sektori bankar ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Bankat kanë potencial të madh. Në tetor 2018 norma e interesit të kredisë ishte 6.6% dhe kjo ka shënuar progres krahasuar me vitet paraprake”.
“Fondi i garantimit të kredive shpresoj që do të jetë në funksion të atyre që është themeluar. Sektori bankar i Kosovës vazhdon të jetë i qëndrueshëm. Në muajin shtator norma e kredive joperformuese ishte 2.8% që paraqet një gjendje të mirë. Ne jemi duke i ofruar sektorit bankar standarde bashëkohore. BQK i ofron sektorit bankar një infrastrukturë moderne financiare”.
“BQK në vitet e fundit ka rritur funksionon e saj në mbrojtjen e konsumatorit. Me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve BQK ka hartuar rregulloren mbi shpalosjen e informacionit të bankave”, tha ai.
Petrit Balija, drejtor i Shoqatës së Bankave të Kosovës (ShBK) tha se sektori bankar po performon pozitivisht përkundër sfidave me të cilat po përballen, duke shtuar se po mungon edhe siguria fizike.
“Puna juaj e palodhshme si bankier na bënë krenar jo vetëm brenda Kosovës. Nuk është e lehtë të arrihen këto rezultate që janë arritur në sektorin tonq. Në një ambient ku ne sfidohemi çdo ditq në pengesat integruese, ku ende ka informalitet, ku po mungon edhe siguria fizike. Sektori bankat është duke performuar vit pas viti në mënyrë pozitive”.
Ilir Aliu, kryetar i Bordit të Drejtorëve të ShBK-së tha se sektori bankar është faktor kryesor në rritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Ai ka shtuar se sektori bankar është pasqyrë e ekonomisë vendore. Aliu ka komentuar edhe plaçkitjet e fundit që janë bërë në disa banka në vend dhe ka kërkuar që të rritet më shumë niveli i sigurisë, raporton EO.
“Ky vit qe po e lëmë pas ka qenë mjaft dinamik. Sektori bankar në Kosovë ka arritur shumë, dhe do te jetë një nga kontrobuesit me të mëdhenj në zhvillimin ekonomik të vendit. Ne kemi arritur të krijojmë kushte të favorshme në kreditim. Niveli i depozitave është ritit për 3.2 miliardë euro. Kredit më shumë i takojnë 64% për biznese ndërkaq 36% për ekonomit familjare”.
“Sektori bankar është pasqyrë e ekonomisë vendore, 50% e kreditimit vazhdon të qëndroj tek tregtia, tek bujqësia ka një rritje të lehtë. Kemi normën më të vogël jo performuëse në rajon dhe kjo është për mburrje. Sistemi bankar është likuid dhe është profitabil. Siguria ka qenë kogja brishtë e sidomos javëve të fundit ku pothuajse çdo jave sulmohet një bankë e rrezikohet edhe klientë”.
Ceo i Raiffeisen Bank, Robert Ëright tha se përkundër sukseseve të sektorit privat në Kosovë, ka ende për tu bërë.

EkonomiaOnline
🔴DREJTPËRDREJT – Mbahet Konferenca Vjetore e Bankave të Kosovës. Fjalët hapëse: Petrit Balija, drejtor i Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe Ilir Aliu, kryetar i Bordit të Drejtorëve të ShBK-së. Merr pjesë edhe Fehmi Mehmeti, guvernator i BQK-së.
Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, December 5, 2018

Burimi: http://www.ekonomiaonline.com/