Fatmir Mediu komenton për zgjedhjet në SHBA

në kategorine Shqipëri nga

Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë ndoqën nga afër procesin zgjedhor të 6 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, dërguar nga OSBE-ja si pjesë e një grupi monitoruesish afatshkurtër.

Pjesë e këtij grupi ishte dhe deputeti Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Mediu lidhur me çështje të reformës zgjedhore, debatin që ka krijuar në Shqipëri mos dekretimi nga presidenti Ilir Meta i zotit Sandër Lleshi për postin e ministrit të Brendshëm, si dhe të tjera çështje të debatit politik në vend.