Vjen reagimi i Ramës për thirrjet anti-shqiptare në Bularat

në kategorine Shqipëri nga

Kryeministri Edi Rama nuk pati asnjë reagim zyrtar në lidhje me ceremoninë e kthyer në një tubim antishqiptar në fshatin e vogël minoritar të Bularatit në Gjirokastër.

Thirrjet anti-shqiptare dhe bllokimi i rrugës përdhosën ceremoninë mortore të mbajtur 12 ditë pas vrasjes nga policia të Konstantinos Kacifas në përleshje e sipër me uniformat blu.

Por për kreun e qeverisë shqiptare, futja e ekstremistëve të theksuar grekë në Shqipëri, thirrjet nacionaliste, të tilla si “gjaku na thërret të djegim shqiptarin,Shqiptarë të poshtër, Zjarr kundër qenve shqiptarë”, janë thjesht shprehje nga disa të pagdhendur që jetojnë si hiena dhe këndojnë si korba.Ky reagim i imponuar vjen pas një komenti të një qytetari në profilin e kryeministrin, i cili i kërkonte që të ndërhynte “sepse u fëlliqëm si shtet, vjen greke na provokon, tregoja vendin, tregoja vlerat tona si komb”. Por përgjigjja e Ramës ka qenë mëse e zbutur, pa asnjë emocion, dhe mjaft e ftohtë krahasuar me situatën e zjarrtë kundër shqiptarë që pushtoi këtë të enjte ekranet në vendin tonë dhe ato greke.

 “Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku… Shqiperia nuk “flliqet” nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama ndër të tjera.

Në cdo vend demokrat të botës tubime të tilla që nxitin urrejtje racore dënohen, por për shefin e mazhorancës, gjithçka është individuale, dhe kurrsesi situata të tilla nuk mund të ndikojnë në armiqësi mes dy shteteve fqinje.

Image
Image