Tabela me ngjyrë të verdhë dhe etiketa ekologjike për taksitë e licencuar

në kategorine Maqedoni nga

Ndryshimet që parashihen në propozimet e reja ligjore mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Ekonomisë në bashkëpunim me Shoqatën e taksistëve janë se, taksitë e licencuar do të kenë tabela të reja me ngjyrë të verdhë gjë që i bën ata të dallohen nga taksitë tjerë që nuk janë të licencuar. Në ndryshimet e reja gjithashtu parashihet që të gjitha veturat do të kategorizohen sipas asaj se cila ndot ajrin e që të njëjtat do të bartin etiketa me ngjyra të ndryshme, përcjell Medial.mk.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovsi tha se do të hiqen etiketat e vendosura në vetura e cila shërbente për të treguar se vetura është e regjistruar apo jo.

“Etiketa e tillë nuk ka pasur një rol të rëndësishëm sepse ne edhe më tej vazhdonim e kontrollonim veturat nëse kanë të regjistruar veturën apo jo, andaj vendosëm që të njejtën ta heqim”, ka deklaruar Spasovski.

Shoqata e taksistëve ka mirëpritur ndryshimet e reja ligjore dhe se së shpejti të njejtat pritet të shtohet në agjendën e Kuvendit dhe pas votimit të tij, menjëherë të hyj në funksion./Medial.mk/