Nesër fillon gjykimi për rastin “Sazdovski”

në kategorine Maqedoni nga

Nesër në Gjykatën Themelore Shkupi 1, pritet të filloi seanca e parë gjyqësor kundër të dyshuarve për vrasjen e Nikolla Sazdovskit. Lëndën gjyqësor sipas AKMIS sistemit është caktuar ta udhëheq gjykatësja, Daniella Aleksovska Stefanovska, kundër të dyshuare për vrasjen e Sazdovskit, Besir.B dhe Skender.

Të akuzuarit në fjalë sipas Prokurorisë së Shkupit, bashkërisht në mënyrë mizore e kanë vrarë Sazdovskin, ngjarje kjo e regjistruar me 29 qershor të këtij viti në lagjen Autokomandë të Shkupit. Pas sulmit të rëndë, i ndjeri Sazdovski, qëndroi në Spitalin Qendror “Nëna Terezë”, dy javë të tëra, me çka tentimi për ta kthyer në jetë ishte i pafat. /koha.mk/