MIJALLKOV, MICKOSKIT: VMRO-ja është përmbi teje

në kategorine Maqedoni nga

Për të dytën herë me radhë brenda dy javëve, gjegjësisht pas ishte përjashtuar nga partia, ish shefi i policisë sekrete dhe funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së, Sasho Mijallkov i shkroi letër të hapur kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit.

Letra është në kontekst të Kongresit të Partisë Popullore Evropiane në Hellsinki, ku partia është prezantuar më dy delegacione, njëra e udhëhequr nga Mickoski dhe tjetra nga krahu reformist, të ftuar personalisht nga kreu i PPE-së, Zhozef Doll. Në letër Mijallkov thekson se asnjë kryesi e mëparshme nuk ka përjetuar një turp të këtillë në skenën ndërkombëtare.

Mes tjerash Mijallkov shkruan se këto letra kanë për qëllim spëtimin e VMRO-DPMNE-së.

“VMRO është përmbi teje, ti je përkohësisht në atë funksion. Nëse VMRO-DPMNE humb në zgjedhjet e ardhshme për shkak se është e izoluar, kjo do të jetë ngase ti nuk ke kapacitet. Është koha e fundit të mendosh dhe të vendosësh për kursin properëndimor, e shkruar në përcaktimet e fshehta të partisë”, shkruan mes tjerash në letrën e tij Sasho Mijallkov.

Letrën e publikojmë në tërësi:

“Hristijan,

Asnjë udhëheqësi e mëparshme e VMRO-së nuk ka përjetuar një turp të tillë në skenën ndërkombëtare të partive simotra që janë pjesë e Partisë Popullore Evropiane, dhe shpresoj se nuk do të përjetojnë as në të ardhmen.
Shpresoj dhe dëshiroj që në të ardhmen çdo lider i VMRO-së të jetë një faktor i cili do të konsultohet nëse do të ketë një ose dy delegacione partiake dhe kush do të jetë në ato delegacione. Ju nuk jeni faktor, dhe në vend se ta bashkosh dhe ta forcosh partinë, ju e dobësoni dhe e përçani atë.
Për këtë ti je fajtor, hipokrizia juaj, patriotizmi i rremë dhe indiferenca juaj për të ardhmen e Maqedonisë.

Në të njëjtën natë të të turpërojnë publikisht dhe të të shkruajnë mesazhe në rrjetet shoqërore edhe Doris Pak edhe Johanes Han nuk do të thonë asgjë tjetër, përveçse tregon se edhe ata i kanë lexuar gënjeshtrat tuaja dhe nuk ju besojnë. Kanë vendosur të të porosisin përmes Twiterit që mos të të shkojë ndër mënd ta thuash vetëm atë që të përshtatet dhe të gënjesh se ke mbështetje për dëmin që po ia shkaktoni Maqedonisë dhe VMRO-së.

Kështu është kjo Hristijan kur luan dyfish. Kështu është kjo Hristijan me politikanë me përvojë të cilët e dinë se këshilltarët tuaj ecin nëpër Shkup dhe flasin “sikur të kërkonim një partner tjetër, në lindje”.
Është e qartë pse partia nuk dërgon njoftim për takimin me Doris Pak dhe Johanes Han.

Në të njëjtën mbrëmje, Kryetarja e Shoqatës së Grave në PPE, Doris Pak, të të thotë se patriotizmi i juaj i rremë është i papranueshëm për Evropën, dhe nga ana tjetër, Komisari Evropian Johanes Han t’i notojë përpjekjet tuaja për të mos e penguar procesin në parlament është një turpërim i kornizave jo vetëm evropiane por edhe botërore.

E çka bën ti Hristijan? Lëshon deklarata banale, ndërsa njerëzit me të cilët takohen bashkëpunëtorët tu organizojnë protesta para shtëpive të deputetëve.
Njëherë bëhu i sinqertë dhe prano para anëtarësisë dhe qytetarëve, cilat janë përpjekjet tua për kontsruktivitet që ia premtove Hanit? Mos vallë Han gënjen për përpjekjet tua? A i the Hanit se Maqedonia për ty është para çdo gjë tjetër dhe se ti do ta pengosh Marrëveshjen pavarësisht çmimit? A i the se edhe nëse tani nuk ia del ta pengosh, nëse vjen në pushtet nuk do e realizosh atë që do varet prej teje?

Hristijan, a nuk u përkulje, a nuk bëje kryq dhe betoheshe në Maqedoninë? Çfarë konstruktiviteti është tani ky që t’u bë më i çmuar se Maqedonia? A ka “lufta jote për Maqedoninë” çmim dhe cili është ai? A do organizosh protesta dhe vallë në Kuvend do t’i shfrytëzosh të gjitha mekanizmat për ta bllokuar Marrëveshjen e Prespës, ndërsa mekanizma të tilla ka shumë?

Hristijan, a do propozosh disa mijëra amendamente apo do t’i fajësosh deputetët tjerë se nuk janë angazhuar sa duhet? A do organizosh protesta për çdo ditë para Kuvendit për të treguar sa mbështetje gëzon në popull, apo do i akuzosh strukturat se kanë qenë pasive? Do bësh diçka apo do arsyetohesh me realitet të ri, ndërsa ti i gjori nuk ke fuqi të ndërmarrësh asgjë?
Të thashë dhe përsëri do të them, ajo që po bën nuk është e ndershme dhe nuk i ngjan njeriut që duhet ta udhëheq VMRO-në. Dëshiron të vish në pushtet por ti të jesh patrioti, ndërsa të tjerët tradhtarët. Dëshiron të shkelësh mbi jetët e tjerëve. Qyqare dhe nivel i ulët nga dikush që duhet të udhëheq partinë siç është VMRO-ja.

Hristijan, tashmë je lexuar se bën lojë të dyfishtë me anëtarësinë tonë dhe me gjithë popullin. Kërkoi falje anëtarësisë për lojën e dyfishtë dhe hipokrizinë. Kërko falje edhe nga qytetarët e Maqedonisë që i gënjeve se ti do e mbroje emrin deri në fund.

Hristijan, unë në VMRO kam stazh më të gjatë sesa ti edhe bashkëpunëtorët tu. Këto letra për ty kanë vetëm një qëllim, e ai është ta shpëtojmë dhe ta bëjmë më të fuqishme VMRO-në. Ti nuk je VMRO. VMRO është më shumë se ti. Ti je i përkohshëm në funksion në VMRO. Nëse VMRO humb në zgjedhjet e ardhshme sepse është e izoluar, kjo do jetë vetëm se ti nuk ke kapacitet. Është koha e fundit të mendosh dhe të vendosësh për kthimin e kursit pro-perëndimor të shënuar në përcaktimet e përhershme të partisë.