Europa League/ Milani barazon ndaj Betis, kualifikimi në rrezik

në kategorine Sport nga

Milani nuk shkoi më shumë se brazimi 1-1 ndaj Betisit  në takimin e zhvilluar në Spanjë . Kuqezinjtë e Gatuzos u munduan gjatë gjithë 90 minutave që të triumfonin në transfertë, por në fund u dorëzuan dhe ndanë pikët me skuadrën spanjolle.
Madje, u desh një gol i Susos që Milani të eliminonte humbjen. Lo Celso shënoi për Betisin në minutën e 13’, por në pjesën e dytë, Suso realizon një perlë nga goditja e dënimit, duke shmangur portierin vendas.

Pas 4 ndeshjeve të zhvilluara, Milani bie në vendin e tretë, ndërsa Betisi mbetet në vendine parë me 8 pikë.