(VIDEO) ARBËR ADEMI: Po angazhohemi për sigurimin e shumicës

në kategorine Maqedoni/Video

As nga BDI-ja nuk qartësojnë nëse brenda ligjvënësit janë siguruar votat e nevojshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M, Arbër Ademi nga radhët e BDI-së tha se partia e tij po bën përpjekjet e saj për sigurimin e votave.

Sipas Halil Snopçes nga Aleanca për Shqiptarët, Qeveria nuk është angazhuar seriozisht për të bindur palën e kundër për të votuar ndryshimet kushtetuese.

Skender Rexhepi-Zejd nga radhët e Besës, beson se ka deputetë të VMRO-DPMNE-s që janë të gatshëm të votojnë. “Rruga Drejt” do të transmetohet sonte në 20.45.