Thaçi ka një fjalë për Kosovën

në kategorine Sport

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret fitore të Kosovës sonte ndaj Maltës. Ai ka thënë se vetëm fizikisht sonte nuk është në shkallët e stadiumit, se me zemër po.

“Edhe pse gjendem në Armeni, me zemër jam në stadiumin “Fadil Vokrri”, në mbështetje të futbollistëve dhe tifozëve tanë të mrekullueshëm. Sonte e presim fitoren e radhës së përfaqësueses sonë ndaj Maltës. Forca Kosova! HTH”, ka shkruar ai.