Stamboll, më 26 tetor fillon Festivali i Gjashtë Ndërkombëtar i Filmit të Bosforit

në kategorine Bota nga

STAMBOLL (AA) – Më 26 tetor në Stamboll do të fillojë Festivali i Gjashtë Ndërkombëtar i Filmit të Bosforit, në të cilin Anadolu Agency (AA) është partner global i komunikimit, ndërkohë që është shpalosur programi që do të zbatohet gjatë evenimentit.Festivali organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare e Kinematografisë së Bosforit në bashkëpunim me Akademinë Mediatike të Stambollit, ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë. Në këtë festival, AA është partner global i komunikimit, ndërsa transmetuesi publik turk TRT është partner institucional.Në pjesën e garrimit do të ndahen çmime me vlerë totale prej 400 mijë lirash, kurse do të shfaqen 88 filma të 90 regjisorëve nga 41 vende.Aktorja Begüm Birgören, regjisorja Andaç Haznedaroğlu, skenaristi Ercan Mehmet Erdem dhe kinematografi Mehmet Aksın do të përbëjnë jurinë e garës së filmave kombëtarë të metrazhit të gjatë, e cila do të kryesohet nga regjisori Serdar Akar.Çmimi i Madh për filmin që do të zgjidhet nga juria kap vlerën prej 100 mijë lirash, ndërkohë që 18 filma në konkursin për filmin më të mirë të shkurtër fiktiv kombëtar dhe dokumentarë do të garojnë për çmime në vlerë prej 50 mijë lirash.Filmat që do të garojnë këtë vit janë “Güvercin”, “Tuzdan Kaide”, “Sükut Evi”, “Anons”, “Halef”, “Babamın Kemikleri”, “Son Çıkış”, “Güven”, “Kaos” dhe “Borç”Filmat që do të marrin pjesë në konkursin e filmave fiktiv të metrazhit të shkurtër do të vlerësohen nga regjisori brazilian Davi Pretto, regjisore Enes Erbay dhe kryetari i Departamentit të Kinemasë dhe Televizionit pranë Universitetit Okan, Murat Tırpan, kurse regjia për garën e dokumentarëve të shkurtër kombëtarë do të drejtohet nga regjisori gjeorgjian Rati Oneli, regjisorja Kıvılcım Akay dhe regjisorja Didem Şahin.Në garën e filmave fiktivë të shkurtër kombëtarë bëjnë pjesë filmat “Fabrika”, “Gümüş”, “Titanyum”, “Her Şey Yolunda”, “Sonsuz”, “Bitmiş Aşklar Müzesi”, “Mavi Yarın”, “Kaset”, “İmparatorlukta Zor Bir Gün” dhe “Balık Kraker”.Ndërkaq, në konkursin e dokumentarëve të shkurtër kombëtarë garojnë filmat Kurbağa Avcıları”, “Denizden Gelen”, “Sarıcakız”, “Çalıkuşu”, “Salı”, “Dönüş”, “Ömürlük Göç” dhe “Peki Şimdi Nereye”.Në kuadër të evenimentit, regjisorit norvegjez të shumëndjekur në Turqi, Bent Hamer, dhe regjisorit të njohur Sergei Loznitsa do t’u ndahet “Çmimi i Nderit”.Duke folur në një konferencë për media në Stamboll, kryetari i festivalit Ogün Şanlıer tha se kanë përgatitur një program të pasur.Şanlıer theksoi se gjatë festivali do të takojë filmdashësit me mysafirë nga vende të ndryshme dhe të largëta, duke shtuar se në gara do të marrin pjesë filma të rëndësishëm në kinematografinë botërore.Ai paralajmëroi se në kuadër të evenimentit do të shfaqen premierat në Turqi të filmave të shpërblyer në festivale ndërkombëtare, përfshirë filmin “Old Man and The Gun” me rol kryesor të Robert Redford, që mund të nominohet për çmimin Oscar.Şanlıer po ashtu tha se AA ka pasur kontribut të madh që festivali të njihet botërisht. Në takimin e sotëm ku u shpalos programi mori pjesë edhe Ahmet Misbah, kryetari i Bashkisë Beyoğlu, i cili tha se ndihet i gëzuar që festivali mbahet në këtë komunë.Nga ana tjetër, drejtori i Marketingut dhe Komunikimit Institucional të AA-së, Yılmaz Yaman, rikujtoi se AA bën publikime në 13 gjuhë dhe se ajo kjo agjenci e njofton botën në lidhje me këtë festival.“Do të punojmë që përmes gjuhëve të huaja në të cilat bëjmë publikime, ta promovojmë festivalin. Këtë vit jemi për herë të pestë mbështetës të festivalit”, tha Yaman, duke shtuar se AA ka zyra në 40 shtete dhe punonjës në 100 shtete.Krahas filmave kombëtarë dhe ndërkombëtarë, filmdashësit do të kenë mundësi të jenë po ashtu pjesë e pjesëve të ndryshme të festivalit, siç janë “Kinemaja Botërore”, që mbulon galat e Turqisë dhe Stambollit të filmave të pritur, “Një Botë Dokumentarësh”, ku shfaqen dokumentarë të shpërblyer, “Ecja e Gjatë”, që fokusohet në problemin e refugjatëve, dhe “Tregime të Animuara”, që paraqet përmbledhje të animacioneve.Festivali i Gjashtë Ndërkombëtar i Bosforit do të përfundojë më 3 nëntor.