REM: vazhdon ndërtimi i gazpërçuesit pas arritjes së pajtueshmërisë me aktivitetet

në kategorine Maqedoni nga

Shoqata aksionare për kryerjen e veprimtarive energjetike “Resurset Energjetike të Maqedonisë” (REM) sot kumtoi se filluan aktivitetet për vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit magjistral pasi që është arritur pajtueshmëria me aktivistët qytetarë. Bëhet fjalë për gazsjellësin magjistral Aksi 5 Shkup – Tetovë – Gostivar afër shtrirjes së Vodnos.

“REM SHA Shkup e informon opinionin se pas arritjes së pajtueshmërisë me aktivistët qytetarë të cilët do të jenë pjesë e grupeve punuese për monitorim të kryerjes së tërë projektit, nga e hëna, 08.10.2018 kanë filluar aktivitetet për vazhdimin e ndërtimit të Gazsjellësit magjistral Aksi 5 Shkup – Tetovë – Gostivar afër shtrirjes në Vodno dhe atë prej kilometrit të 25-të deri në kilometrin e 26-të drejt Shishovës”, ceket në kumtesën e REM-it.