RANGELLOVA: Kisha kërcënime pse votova në referendum. Partia nuk reagoi

në kategorine Maqedoni

Unë me kokën lartë dhe dinjitet në referendum votova “kundër” marrëveshjes së Prespës dhe ajo është në kuadër të qëndrimit partiak të VMRO-DPMNE-së- secili të vendos sipas bindjeve të veta, thotë kryetarja e Lidhjes së grave të VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova në intervistën për Prizma.

“Unë veproj në mënyrë transparente në parti dhe për qëndrimin tim se jam kundër  abstenimit apo bojkotit e informova edhe Komitetin ekzekutiv të VMRO-së dhe nuk pendohem. Çështja e emrit është mbipartiake dhe për të duhet të vendosin vetëm qytetarët e Maqedonisë në referendum, pasi vetëm në atë mënyrë do të kemi pasqyrë të qartë për vullnetin e qytetarëve nëse jemi ‘po’ apo ‘kundër’”, ka sqaruar Rangellova, tranmeton MEDIAL.

Ajo ka thënë se pas votimit ka qenë e nënshtruar në presion të paparë, poshtërim dhe kërcënime për jetë në opinion përmes rrjeteve sociale, bashkë me kolegët e tij.

“Nuk dua të mendoj se kërcënimet e tilla janë të orkestruara nga ndonjë qendër interesi, por mbetet fakti se partia nuk u deklarua për të dënuar apo reaguar ndaj shkallës së këtillë të ulët apo primitivizmit që sundon në rrjetet sociale”, nënvizon Rangellova e VMRO-DPMNE-së.

/MEDIAL/

http://prizma.mk/rangelova-izolirana-partija-e-partija-bez-idnina/