Në Kuvend nisi procedura për ndryshimet kushtetuese, qëndrimet mbeten të pandryshuara

në kategorine Maqedoni nga

Në Kuvend ka filluar debati rreth propozimit për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës. Mbledhja e parë e Komisionit për çështje kushtetuese u mbajt dje. Pozicionet nuk kanë ndryshuar. Edhe shumica edhe opozita mbetën në qëndriemt e veta.

Të parët – se kjo është mundësia e papërsëritshme, dnërsa të dytët – procesi është jokushtetues. Vazhdimi është caktuar për nesër në orën 14:00.

“Tani është koha të gjithë që janë për NATO dhe BE t’i mbështesin ndryshiemt së bashku, kryesisht së bashku ta çojmë Maqedoninë përpara”, porositi kryeministri Zoran zaev në mbledhjen e Komisionit kuvendor.

Ai shprehi besim për proces të mundshëm të suksesshëm në Kuvend për ndryshimet kushtetuese dhe anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO.

“Nëse është edhe VMRO-DPMNE ‘pë’, ejani t’i sjellim vendimet. Fituam shtet të pranuar nga të gjithë. kemi identitet të pranuar”, porositi kryeminsitri Zaev.

Sipas tij, referendum i sukseshëm nënkupton edhe shumicë dhe konsensus dhe në këtë rast patjetër të merret parasysh vullneti i shprehur i 600 mijë qytetarëve.

“Patjetër të sjellim vendim. Shansi është i papërsëritshëm. Edhe Mickovski dhe Ivanov e dinë se kam informuar për çdo bisedë telefonike në procesin e arritjes së marrëveshjes. Dikush patjetër të sillte vendim dhe e bëra këtë. Merrni edhe ju përgjegjësi dhe ta sigurojmë shtetin”, ka thënë kryeministri.

Deputetët nga shumica dhanë mblshtetje.

Deputetja Sonja Mirakovska nga PRSD theksoi se do t’i mbështesë ndryshiemt kushtetuese dhe u bëri thirrje kolegëve të saj nga VMRO-DPMNE opozitare ta bëjnë të njejtën.

Në guxim dhe bashkërisht të sillet vendim, ftoi edhe deputeti i BDI-së Artan Grubi.

“Ejani ndihmoni bashkërisht. Ne jemi para vendimit që duhet ta shohim si politikanë ose liderë. A do të votojmë për gjeneratat e ardhshme apo zgjedhjet e ardhshme. Unë dhe bashkëmendimtarët e mi, veçmas ata nga BDI e dimë saktë se çka u duhet gjeneratave të ardhshme, shtet i sigurt, krah për krah me Uashingtonin dhe Brukselin”, ka thënë Grubi.

Gjatë debatit, Trajko veljanoski, deputet nga VMRO-DPMNE dhe ish-kryetar i Kuvendit e porositi kryeministrin zaev se nuk ka shumicë prej dy të tretave për ndryshime kushtetuese dhe se ndryshimi i Kushtetutës është në kundërshtim me vullnetin e shumicës së popullit.

Ndërkohë, për Ilija Dimovskin e VMRO-DPMNE-së kjo është çështje me rëndësi dhe se duhet të veprohet ashtu siç flet arsyeja dhe zemra sa do që të jetë e vështirë.

“Me siguri se kjo është një nga pikat e jetës që secili nga ne i pranishëm në sallë do t’i mban mend dhe do t’u tregojë gjeneratave të ardhshme se si është vendosur në situata të caktuara, me siguri edhe më e rëndësishmja në jetë, si sfidë dhe nga këtu patjetër të veprojmë ashtu siç na flet arsyeja dhe zemra sa do që të jetë e vështirë, sa do që të kemi konfrontime personale në bindjet tona, thjesht, patjetër të veprojmë ashtu siç mendojmë”, ka thënë Dimovski.

Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa ka thënë se dy blloqet politike maqedonase duhet të gjejnë zgjidhje lidhur me këtë çështje, duke shtuar se kjo nuk do të thotë se për shqiptarët kjo çështje nuk është e rëndësishme.

“Të gjitha çështjet janë në interes të të gjithë qytetarëve dhe Republika e Maqedonisë duhet të ndërtohet si shtet modern demokratik”, ka thënë Zendeli.

Surija Rushiti nga Aleanca për Shqiptarët ka potencuar se e përkrahin procesin e integrimit në BE dhe NATO, por ajo duhet të shkojë bashkë me kohezionin e brendshëm në Republikën e Maqedonisë.

Edhe ai dhe Zendeli kanë theksuar në arritjen e barazisë së plotë të shqiptarëve dhe përdorimit të gjuhës shqipe.

Mbështetje për t’u votuar kërkoi Kostadin Kostadinov nga LSDM, ndërsa Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE kërkoi tërheqje nga marrëveshja.

Në diskutimin është përfshirë edhe ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov i cili tha se në referendum do të kishte situatë të pastër, nëse kishte vota “kundër”.

“Do ta përmbyllnim këtë kapitull të madh. Pasi populli nuk ka vendim, kthehet prapa në Kuvend. Por, pse duhet të shkohet përpara pasi populli ose 609 mijë thanë ‘po'”, tha Dimitrov.

Propozimi për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës në Komision, në pajtim me nenin 196 të Rregullores, mund të zgjasë më së shumti dhjetë ditë pune. Një anëtar i Komisionit për çështje kushtetuese dhe një deputet gjatë debatit mund të flasë disa herë në kohëzgjatje prej gjithsejt 20 minutave, ndërsa koordinuesi i grupit të deputetvëe gjithsejt 30 minuta. Përfaqësuesi i propozuesit në debat mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta në përgjithësi.