Kosova – Malta, ja me çfarë çmime marramendëse po shiten sot biletat në tregun e zi

në kategorine Kosovë

Dështimi i Federatës së Futbollit të Kosovës për të organizuar shitjen e biletave të ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës online, u ka dhënë mundësinë shumë personave që të pasurohen brenda natës.

Rikthimi i ndeshjeve të Ligës së Kombeve për Përfaqësuesen e Kosovës, ka rikthyer edhe shitjen e biletave në tregun e zi.

Kapaciteti i vogël i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe kërkesat e mëdha të tifozëve për të ndjekur nga afër Përfaqësuesen e Kosovës, ka bërë që persona të papërgjegjshëm të shfrytëzojnë tregun e zi për të fituar shuma marramendëse me shitjen e biletave.

Në faqen online të shitblerjeve ‘Merr Jep’, vazhdojnë të shiten me çmime enorme biletat e ndeshjes Kosovë – Maltë.

Në një shfletim të lehtë, ju gjeni se biletat e tribunave jug dhe veri, që në shitje u nxorën me 2 euro nga FFK-ja, në këtë faqe kushtojnë hiq më pak se 20 euro.

Çmimet janë katërfishuar edhe për biletat e perëndimit, të cilat janë vendosur në shitje 10 euro nga federata, dhe në tregun e zi po shiten për 40 euro./Lajmi.net/