Hajdutët grabisin shtëpinë e këngëtares së njohur në Shkodër. Emri

në kategorine Shqipëri

Vjedhjet në Shkodër janë një problem serioz tashmë.

Numri i tyre është në rritje gjithnjë e më shumë. Kudo hajdutët po bëjnë kërdinë duke vjedhur banesa të ndryshme. Ditët e fundit pre e një vjedhjeje ka rënë edhe këngëtarja shkodrane Rosela Gjylbegu.

Shtëpia e kësaj të fundit në Shkodër është vjedhur dhe hajdutët kanë marrë disa sende që kanë gjetur brenda dhe më pas janë larguar pa lënë gjurmë. Në momentin e vjedhjes askush s’ka qenë brenda në shtëpi sepse familja e këngëtares jeton në Tiranë.

Po ashtu një lokal në një zonë tjetër të Shkodrës është vjedhur ditët e fundit duke e kthyer në një situatë problematike. Këto raste nuk janë bërë të ditura nga policia vendore e Shkodrës.