ANGJUSHEV: Populli gjithmonë ka qenë në anën e duhur të historisë

në kategorine Maqedoni

Me rastin e shënimit të Kryengritjes Popullore Kundër Fashizmit, në Prilep, në vendin ku shpërtheu kryengritja, ishin të pranishëm një delegacion qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Ai tha se kjo ditë është simbol i kryengritjes së popullit për shtet. Populli gjithmonë ka qenë në anën e duhur të historisë dhe ka ditur ta njohë prosperitetin, shtoi Angjushev.

“11 Tetori i vitit 1941 ishte datë e luftës kundër fashizmit. Sot kemi sfida të reja si shtet e ato janë të jemi anëtare e BE-së dhe NATO-s, ku ofrohet stabilitet dhe siguri për popullin tonë”, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Delegacioni tjetër qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministrja, Radmilla Sheqerinska, dhe ministrat për punë të jashtme dhe drejtësisë, Nikolla Dimitrov dhe Renata Deskoska, nderuan dëshmorët e 11 tetorit me vendosjen e luleve para përmendores së çlirimtarëve në Shkup.