Projekti i BB, kërkohet konsulent për të përmirësuar përvojën turistike në Gjirokastër

në kategorine Biznes nga

Një projekt i fundit i Bankës Botërore kërkon shërbime konsulence për rritjen e përvojës turistike në qytetin jugor të Gjirokastrës, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
BB do të vendosë një hua në dispozicion për projektin në fjalë dhe fton të gjithë ekspertët që të shprehin interesin e tyre deri më 2 tetor, detyra duhet të kryhet në nëntë muaj për shërbimet e dizajnit dhe 13 muaj për fazën e mbikëqyrjes, sipas specifikave që Fondi Shqiptar i Zhvillimit si autoritet kontraktues dha për publikun.Konsulta është pjesë e një projekti për zhvillim të integruar urban dhe turistik të fokusuar në jug të Shqipërisë dhe financuar nga Banka Botërore me një kredi prej 71 milion euro (60.8 milionë euro).Shërbimet e konsultencës në rastin konkret, në vijimësi të programit të fuqizimit turistik të jugut të vendit tonë, do të hartojë dhe mbikëqyrë zbatimin e një sistemi miqësor turistik të muzeve në Gjirokastër, të përcaktuar nga rrugët tematike të interpretimit që lidh muze të ndryshme, të përforcuara nga aktivitetet në zonën e studimit për të mbështetur zhvillimin e një produkti turistik dhe të inkurajojë turistët që të qëndrojnë më gjatë dhe të kenë një qëndrim më interesant në Gjirokastër, sipas njoftimit të prokurimit.
Gjirokastra është një ndër qytetet e Shqipërisë që ka tërhequr vëmendjen më të madhe të turistëve të huaj dhe si pjesë e UNESCO duhet të plotësoje disa kritere për mirëmbajtjen. Pak muaj më parë, Europa Nosta, një federatë pan-europiane si pjesë e OJQ-vë mbi trashëgiminë kulturore dhe historike, theksoi se nga 615 monumente në qendrën historike të qytetit “më shumë se gjysma u nënshtrohen ndërtimeve ilegale ose jashtë kontekstit të asaj qendre, ndërsa 169 janë në gjendje kritike ose në rrezik shembje”.
Një tjetër studim thekson vlerat turistike të qytetit të gurtë. Shifra e gjithë burimeve turistike sipas një bilanci të publikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është 3390. Qarku me pasuritë më të mëdha është ai i Gjirokastrës, me 697 burime që nis me Kalanë e qytetit, që është më përfaqësuesja dhe mbyllet me qytezën e Dedjanit në Përmet.