Kriza e konsumit, ngadalësohet konsumi ushqimeve, ecuri e mirë e karburanteve

në kategorine Biznes nga

Në tremujorin e dytë te 2018, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë u rrit me 2,4 %, por kjo rritje erdhi më së shumti nga konsumi i karburanteve, teksa shihet se konsumi i ushqimeve ka pësuar rritje të dobët.
Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 1,2 %, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.
Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve, është rritur 1,2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Nje vit me parë në të njëjtën periudhë rritja e shitjeve në këtë grup ishte 2.7%.
Indeksi i volumit të shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 1,4 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 5,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.
Ndryshimi vjetor indeksi i volumit të shitjeve, në tregtinë me pakicë në tremujorin e dytë 2018 është +2,4 %. Grupet të cilat kanë ndikuar janë: grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” +0,3 pikë përqindje, grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” +0,6 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” +1,5 pikë përqindje.
Në tremujorin e dytë 2018, indeksi i volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 3,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.
Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht, është rritur me 5,3 % krahasuar me tremujorin paraardhës. indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 1,2 % kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht është rritur 2,3 %, kundrejt tremujorit të parë 2018.